Fletorja Zyrtare ANEKS 1b MARRËVESHJE PËRMBUSHJEJE NGA AGJENCIA ZBATUESE E PROJEKTIT 1. PËRKUFIZIME “Praktikë shtrënguese”, pengimi ose dëmtimi apo kërcënimi për të penguar ose për të dëmtuar, direkt ose indirekt, një person ose pronën e personit me qëllim për të ndikuar në mënyrë të gabuar në veprimet e një personi. “Praktikë e fshehtë”, marrëveshje ndërmjet dy ose më shumë personave për të arritur një qëllim të gabuar, si edhe për të ndikuar në mënyrë të gabuar në veprimet e një personi tjetër. “Praktikë korruptive”, premtimi, ofrimi, dhënia, bërja, insistimi, marrja, pranimi apo kërkimi, direkt apo indirekt, i një pagese të paligjshme apo avantazhi të padrejtë të çdo natyre, për ose nga çdo person, me synim ndikimin në veprimet e çdo personi apo frenimin e çdo veprimi nga ai person. “Kategori të përcaktuara të veprave penale”, kategoritë e mëposhtme të veprave penale të përkufizuara nga rekomandimet e FATF-së dhe shënimi përkatës interpretues: pjesëmarrje në grup të organizuar kriminal dhe përfitim i paligjshëm; terrorizëm përfshirë financimin e terrorizmit; trafikim i qenieve njerëzore dhe kontrabandim i migrantëve; shfrytëzim seksual i fëmijëve; trafikim i paligjshëm i lëndëve narkotike dhe substancave psikotropike; trafikim i paligjshëm i armëve; trafikim i paligjshëm i mallrave të vjedhura dhe të tjera; korrupsion dhe mitmarrje; mashtrim; falsifikim i kartëmonedhave; falsifikim dhe pirateri e produkteve; krim mjedisor; vrasje, plagosje e rëndë; rrëmbim, kufizim i paligjshëm ose marrje pengu; vjedhje me dhunë ose vjedhje; kontrabandim (si edhe në lidhje me doganat dhe detyrimet dhe taksat e akcizës); krime tatimore (në lidhje me taksat direkt dhe indirekte); zhvatje; falsifikim; pirateri; abuzim me informacion të privilegjuar (insider trading) dhe manipulim tregu. “Rekomandimet FATF”, rekomandime të përcaktuara herë pas here nga Task-Forca e Veprimit Financiar (FATF). FATF-ja është organ ndërqeveritar, që ka për qëllim zhvillimin dhe promovimin e politikave kombëtare dhe ndërkombëtare për të luftuar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit. Viti 2021 – Numri 7 “Praktikë mashtruese”, çdo veprim apo mosveprim, si edhe keqpërfaqësim, i cili me dijeni apo pakujdesi, keqdrejton apo përpiqet të keqdrejtojë një person për përfitim financiar apo për shmangie detyrimi. “Origjinë e paligjshme”, origjina e fondeve të siguruara përmes: a) çdo vepre penale të renditur në Kategorinë e Përcaktuar të Veprave Penale; b) çdo Praktike Korruptive; c) çdo Praktike Mashtruese; ose d) pastrimit të parave. “Praktikë penguese”: i. shkatërrimi, falsifikimi, ndryshimi apo fshehja me dashje e të dhënave të rëndësishme për hetimin ose bërja e deklaratave të rreme para hetuesve për të penguar në thelb një hetim ndaj akuzave për praktikë korruptive, praktikë mashtruese, praktikë shtrënguese apo praktikë të fshehtë ose kërcënimi, ngacmimi apo frikësimi i një personi që të mos tregojë njohuritë e tij për çështjet që lidhen me hetimin apo ndjekjen e hetimit; ose ii. çdo veprim që synon të pengojë në thelb ushtrimin e së drejtës të KfW-së për t’u njohur me informacionin e kërkuar kontraktual, në lidhje me një hetim zyrtar për akuzën e një praktike korruptive, praktike mashtruese, praktike shtrënguese ose praktikë të fshehtë. “Person”, çdo person fizik, subjekt juridik, ortakëri ose shoqatë de facto. “Praktikë e dënueshme”, çdo praktikë shtrënguese, praktikë e fshehtë, praktikë mashtruese apo praktikë penguese (siç janë përkufizuar këto terma më sipër), e cila: i. është e paligjshme sipas legjislacionit gjerman apo legjislacioni tjetër të zbatueshëm; dhe ii. që ka ose mund të ketë, ndikim thelbësor ligjor ose reputacioni në këtë Marrëveshje ndërmjet Agjencisë Zbatuese të Projektit dhe KfW-së ose zbatimin e saj. “Sanksione”, sanksione ekonomike, financiare ose tregtare të përcaktuara në ligje, rregullore, masa embargoje ose kufizuese të administruara, të miratuara ose të vendosura nga organi sanksionues. “Organi sanksionues”, njëri nga Këshilli i Sigurisë i Kombeve të Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Republika Federale e Gjermanisë. “Lista e sanksioneve”, listë e personave, grupeve apo subjekteve të përcaktuara që u nënshtrohen sanksioneve, e nxjerrë nga një organ sanksionues. Faqe|1455

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents