Fletorja Zyrtare
2. DHËNIA E INFORMACIONIT
Agjencia Zbatuese e Projektit:
a) vë menjëherë në dispozicion të KfW-së, me
kërkesë të gjithë informacionin e duhur “njih
klientin tënd” ose të ngjashëm për Agjencinë
Zbatuese të Projektit dhe çdo aksionar të
drejtpërdrejtë dhe/ose jo të drejtpërdrejtë, filial dhe
ose ndonjë degë tjetër (nëse ka), sipas kërkesës së
KfW-së;
b) i jep menjëherë KfW-së, me kërkesë të gjithë
informacionin në lidhje me Projektin dhe
dokumentet e Agjencisë Zbatuese të Projektit dhe
palët e saj (nën)kontraktuese dhe palët e tjera që i
duhet KfW-së për të përmbushur detyrimet e saj
për të parandaluar çdo praktikë të dënueshme,
pastrimin e parave dhe/ose financimin e
terrorizmit, si edhe për monitorimin e
vazhdueshëm të marrëdhënies së punës me
Agjencinë Zbatuese të Projektit, i cili është i
nevojshëm për këtë qëllim;
c) informon KfW-në, menjëherë dhe me
vullnetin e saj, sapo vihet në dijeni ose dyshon për
ndonjë praktikë të dënueshme, pastrim të parave
dhe/ose financim të terrorizmit nga Agjencia
Zbatuese e Projektit, ndonjë anëtar i organeve të saj
drejtuese ose organ tjetër drejtues apo ndonjë
aksionar i saj;
d) i jep KfW-së të gjithë informacionin dhe
raportet për Projektin dhe ecurinë e tij të
mëtejshme, sipas kërkesës së KfW-së për qëllimet e
këtij aneksi;
e) bën të mundur që KfW-ja dhe agjentët e saj
në çdo kohë të inspektojnë të gjithë
dokumentacionin e Agjencisë Zbatuese të Projektit
dhe palëve të saj (nën)kontraktuese dhe palët e tjera
që kanë lidhje me Projektin dhe të vizitojë
Projektin dhe strukturat e tij që lidhen me qëllimet
e këtij aneksi.
f) informon KfW-në menjëherë dhe, me
vullnetin e saj, për çdo ngjarje që rezulton në
Agjencinë Zbatuese të Projektit, ndonjë anëtar të
organeve të saj drejtuese apo organ tjetër drejtues
apo ndonjë aksionar të saj, që është ose do të bëhet
një shtetas i emëruar në veçanti, person apo subjekt
i bllokuar i mbajtur në një listë sanksionesh.
3. PËRFAQËSIMI DHE GARANCIA
3.1 Në lidhje me legjislacionin gjerman ose
legjislacionin e vendit të krijimit të Agjencisë
Zbatuese të Projektit, Agjencia Zbatuese e Projektit
Faqe|1456
Viti 2021 – Numri 7
përfaqëson dhe garanton që sa më poshtë është e
vërtetë dhe e saktë:
a) Në lidhje me zbatimin e kësaj Marrëveshjeje,
Agjencia Zbatuese e Projektit vepron në emër të saj
dhe për llogari të saj.
b) Në dijeninë e saj më të mirë dhe vetëm në
lidhje me aksionarët që njeh Agjencia Zbatuese e
Projektit, sipas rregulloreve të zbatueshme të tregut
të aksioneve, as ekuiteti i Agjencisë Zbatuese të
Projektit as fondet e investuara në Projekt nuk janë
me origjinë të paligjshme.
c) Asnjë nga Agjencitë Zbatuese të Projektit,
degët, filialet e saj ose person tjetër që vepron për
llogari të tij ose të tyre nuk është angazhuar ose
përfshirë në ndonjë Praktikë të Dënueshme,
pastrim të parave ose financim të terrorizmit.
d) Agjencia Zbatuese e Projektit nuk: i. ka hyrë
në marrëdhënie biznesi me shtetas të emëruar në
veçanti, persona ose subjekte të bllokuara të
mbajtura në ndonjë listë sanksionesh; ose ii. është
përfshirë në ndonjë veprimtari tjetër që do të
përbënte shkelje të sanksioneve.
3.2 Përfaqësimet dhe garancitë e paraqitura në
këtë nen bëhen për herë të parë me ekzekutimin e
kësaj Marrëveshjeje. Ato do të konsiderohen të
përsëritura pas çdo tërheqjeje të Grantit, duke iu
referuar rrethanave që kanë epërsi në atë datë.
4. SIPËRMARRJE POZITIVE
Agjencia Zbatuese e Projektit merr përsipër:
a) të respektojë plotësisht standardet kundër
pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit në
përputhje me rekomandimet e FATF-së dhe të
zbatojë, mbajë dhe, nëse është e nevojshme, të
përmirësojë standardet dhe udhëzimet e
brendshme (përfshirë pa kufizim në lidhje me
kujdesin e duhur ndaj klientit) të përshtatshme për
të shmangur çdo praktikë të dënueshme, pastrimin
e parave ose financimin e terrorizmit; dhe
b) sapo Agjencia Zbatuese e Projektit ose KfWja vihet në dijeni ose dyshon për një praktikë të
dënueshme, pastrim të parave ose financim të
terrorizmit, që të bashkëpunojë plotësisht me
KfW-në dhe agjentët e saj, për të përcaktuar, nëse
ka ndodhur një ngjarje e tillë. Në veçanti, Agjencia
Zbatuese e Projektit përgjigjet menjëherë dhe me
detaje të arsyeshme për çdo njoftim nga KfW-ja
dhe jep mbështetje dokumentare për këtë përgjigje
me kërkesë të KfW-së.
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents