Fletorja Zyrtare 5. SIPËRMARRJE NEGATIVE Agjencia Zbatuese e Projektit merr përsipër: a) të sigurohet që ekuiteti dhe fondet e tjera që investon nuk do të jenë me origjinë të paligjshme; b) të sigurohet që puna nuk do të çojë në ndonjë praktikë të dënueshme, pastrim të parave ose financim të terrorizmit; dhe c) të mos hyjë apo të vazhdojë marrëdhënie pune me shtetas të emëruar në veçanti, persona ose subjekte të bllokuara të mbajtura në listën e sanksioneve dhe të mos përfshihet në veprimtari tjetër që do të përbënte shkelje të sanksioneve. VENDIM Nr. 238, datë 21.12.2020 MBI KËRKESËN E SHOQËRISË “WENERG” SHA, PËR MARRJEN E AUTORIZIMIT TË ERE-s, PËR BARRËSIMIN E 100% TË AKSIONEVE TË SHOQËRISË NË FAVOR TË BANKËS OTP ALBANIA SHA (ISH-SOCIETE GENERALE ALBANIA SHA) Në mbështetje të nenit 16, të ligjit nr. 43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar; të pikës 6.2, të “Licencës për veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike”; të pikës 5.2, të “Licencës për veprimtarinë e tregtimit të energjisë elektrike”; si dhe të nenit 15, të “Rregullores për organizimin, funksionimin dhe procedurat e EREs”, të miratuar me vendimin e Bordit të ERE-s nr. 96, datë 17.6.2016, Bordi i Entit Rregullator të Energjisë (ERE), në mbledhjen e tij të datës 21.12.2020, mbasi shqyrtoi relacionin me nr.135/7 prot., datë 15.12.2020, të përgatitur nga Drejtoria e Licencimit, Autorizimeve dhe Mbikëqyrjes “Mbi kërkesën e shoqërisë ‘Wenerg’ sh.a., për marrjen e autorizimit të ERE-s, për barrësimin e 100% të aksioneve të shoqërisë në favor të Bankës OTP Albania sh.a. (ish-Societe Generale Albania sh,a,)”, konstatoi se: - Shoqëria “Wenerg” sh.a. është mbajtëse e licencës për prodhimin e energjisë elektrike nr. 104, seria PV10K, dhënë me vendimin e Bordit të EREs nr. 51, datë 5.7.2010, si dhe e licencës për tregtimin e energjisë elektrike nr. 184, seria T12P, dhënë me vendimin e Bordit të ERE-s nr. 137, datë 8.10.2012. Viti 2021 – Numri 7 - Me shkresën nr. HD1-29/20 prot., datë 28.9.2020, shoqëria ka paraqitur kërkesën për të marrë autorizimin e ERE-s, për barrësimin e 100 % të aksioneve të shoqërisë, për të garantuar kredinë nga kredidhënësi, Banka OTP Albania sh.a. (ishSociete Generale Albania sh.a.) që përfaqëson një ristrukturim të kredisë me qëllim financimin e ndërtimit të Hec-it Dardha 1. - Në zbatim të pikës 2.1, të marrëveshjes siguruese, Banka (barrëmarrësi), në rast mospërmbushjeje, ka të drejtën për të ekzekutuar menjëherë të gjitha detyrimet e siguruara sipas kësaj marrëveshje e kësisoj transferimin e aksioneve të shoqërisë. - Me vendimin e Bordit të ERE-s nr. 158, datë 20.10.2020, është vendosur shtyrja me 30 ditë të vendimmarrjes së ERE-s për dhënien e autorizimit, për barrësimin e 100% të aksioneve të shoqërisë “Wenerg” sh.a., në favor të Bankës OTP ALBANIA sh.a., për arsye se shoqëria nuk kishte depozituar në ERE prokurën përkatëse të përfaqësuesit të saj, si dhe miratimin paraprak të autoritetit kontraktues, në zbatim të nenit 17, pika 1, “iii”, të kontratës përkatëse të koncesionit, ku përcaktohet se çdo transferim tjetër nga koncensionari, ose filiali i tij, për një palë të tretë, të të paktën 51% të aksioneve në shoqërinë e re do t’i nënshtrohet miratimit paraprak të autoritetit kontraktues. - Me vendimin e Bordit të ERE-s nr. 190, datë 19.11.2020, është vendosur zgjatja me 30 ditë e afatit të shqyrtimit të kërkesës së shoqërisë “Wenerg” sh.a. për dhënien e autorizimit për barrësimin e 100% të aksioneve në favor të bankës OTP Albania sh.a., me kërkesë të aplikuesit. - Me anë të shkresave të saj, shoqëria ka njoftuar MIE-n për sa i përket nënshkrimit të marrëveshjeve me bankën, por nuk ka kërkuar miratimin paraprak të saj. - Me shkresën e protokolluar në ERE me nr. 383/15 prot., datë 14.12.2020, shoqëria ka depozituar të noterizuar prokurën e përgjithshme për përfaqësuesin ligjor të saj. - Me shkresën e protokolluar në ERE me nr. 383/15 prot., datë 14.12.2020, shoqëria ka ritheksuar pretendimin e saj se nuk ka hyrë në ndonjë marrëveshje për të cilën kërkohet miratimi paraprak i AK-së, në zbatim të nenit 17, pika 1, “iii”, të kontratës përkatëse të koncesionit, pasi një transferim i tillë nuk ka ndodhur dhe as nuk ka Faqe|1457

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents