Fletorja Zyrtare Viti 2021 – Numri 7 ndonjë synim për të kryer një transaksion të tillë. Vendosja e barrës siguruese mbi kapitalin aksionar të Wenerg sh.a., si kolateral për kredinë e marrë nga kjo e fundit, nuk do të thotë automatikisht transferim të aksioneve, pasi kjo do të ndodhte vetëm në rast të mosshlyerjes së detyrimeve që rrjedhin nga kredia dhe kalimit në ekzekutim nga banka (kreditori). - Autorizimi i dhënë nga ana e ERE-s për barrësimin e 100 % të aksioneve të shoqërisë “Wenerg” sh.a., nuk e çliron atë nga detyrimi për të marrë dhe miratimet e institucioneve të tjera përkatëse. - Shoqëria “Wenerg” sh.a. duhet të njoftojë ERE-n pas shlyerjes së plotë të kredisë dhe heqjen e barrës siguruese mbi aksionet e saj. - Shoqëria ka shlyer të gjitha detyrimet ndaj ERE-s për sa i përket pagesave rregullatore. Për gjithë sa më sipër, Bordi i ERE-s VENDOSI: 1. Dhënien e autorizimit nga ana e ERE-s për barrësimin e 100% të aksioneve të shoqërisë “Wenerg” sh.a., në favor të Bankës OTP Albania sh.a. (ish-Societe Generale Albania sh.a.). 2. Dhënia e autorizimit nga ana e ERE-s, sipas pikës 1 të këtij vendimi, nuk e zhvesh shoqërinë “Wenerg” sh.a. nga detyrimi për të marrë miratimin nga Ministria e Infrastrukturës dhe nëse kërkohet nga ministria. 3. Shoqëria të njoftojë ERE-n pas shlyerjes së plotë të kredisë dhe heqjen e barrës siguruese mbi aksionet e saj. 4. Ky vendim është objekt rishikimi nga ERE. 5. Drejtoria e Licencimit, Autorizimeve dhe Mbikëqyrjes të njoftojë MIE-n dhe aplikuesin për vendimin e Bordit të ERE-s. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. Për këtë vendim mund të kërkohet rishikim në ERE brenda 7 ditëve kalendarike, si dhe mund të bëhet ankim në Gjykatën Administrative Tiranë, brenda 30 ditëve kalendarike nga dita e publikimit në Fletoren Zyrtare. Ky vendim botohet në Fletoren Zyrtare. KRYETAR Petrit Ahmeti Faqe|1458 VENDIM Nr. 239, datë 21.12.2020 MBI SHQYRTIMIN E KËRKESËS SË SHOQËRISË “WENERG” SHA PËR BARRËSIM TË ASETEVE (MAKINERI DHE PAJISJE) NË FAVOR TË “OTP ALBANIA” SHA, PËR EFEKT TË RISTRUKTURIMIT TË KREDISË, PËR FONDET E PËRDORURA, ME QËLLIM FINANCIMIN E NDËRTIMIT TË HEC “DARDHA 1” Në mbështetje të nenit 16; të nenit 20, germa “a”, të nenit 44, pika 1, të ligjit nr. 43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”; në zbatim të nenit 11, të “Rregullores për procedurat e transferimit të aseteve nga të licencuarit”, të miratuar me vendimin e Bordit të ERE-s nr. 119, datë 21.7.2016; pikës 1.3 dhe 1.6, të “Licencës për prodhimin e energjisë elektrike”, të miratuar me vendimin e Bordit të ERE-s nr. 99, datë 17.6.2016, si dhe të nenit 15, të “Rregullores për organizimin, funksionimin dhe procedurat e ERE-s”, të miratuar me vendimin e Bordit nr. 96, datë 17.6.2016, Bordi i Entit Rregullator të Energjisë (ERE), në mbledhjen e tij të datës 21.12.2020, mbasi shqyrtoi relacionin nr. 135/17 prot., datë 17.12.2020, të përgatitur nga Drejtoria e Licencimit, Autorizimeve dhe Mbikëqyrjes në lidhje me kërkesën e shoqërisë “Wenerg” sh.a. për lënien barrë të aseteve (makineri dhe pajisje) në favor të bankës “OTP Albania” sh.a., konstatoi se: - Bordi i ERE-s, me vendimin nr.159, datë 20.10.2020, vendosi fillimin e procedurës për shqyrtimin e kërkesës së shoqërisë “WENERG” sh.a. për barrësim të aseteve (makineri dhe pajisje) në favor të bankës “OTP Albania” sh.a., për efekt të ristrukturimit të kredisë, për fondet e përdorura, me qëllim financimin e ndërtimit të HEC “Dardha 1”. - Në vijim të sa më sipër, ERE, me shkresën nr. 383/12 prot., datë 2.11.2020, iu drejtua shoqërisë duke i njoftuar fillimin e procedurës, dhe i kërkoi plotësimin e dokumentacionit të munguar. - Sa më sipër, shoqëria, me shkresën e protokolluar në ERE me nr. 383/12 prot., datë 11.12.2020, ka përcjellë dokumentacionin e munguar.

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents