Fletorja Zyrtare - Aplikimi i shoqërisë “Wenerg” sh.a. është tërësisht i plotësuar, si më poshtë: - Neni 7, pika 1, germat: “a”, “b”, “c”, “d”, “e”, “f”, “g”, “h”, “i”, “j”. Plotësuar. - Neni 7, pikat 3, 4, 6. Plotësuar. - Nga rakordimi me Drejtorinë e Financave rezulton se shoqëria “Wenerg” sh.a. i ka kryer të gjitha pagesat e rregullimit ndaj ERE-s. Për gjithë sa më sipër cituar, Bordi i ERE-s VENDOSI: 1. Të miratojë kërkesën e shoqërisë “Wenerg” sh.a., për barrësim të aseteve (bashkëlidhur lista e aseteve si makineri, pajisje etj.) në favor të “OTP Albania” sh.a., për efekt të ristrukturimit të kredisë, Viti 2021 – Numri 7 për fondet e përdorura, me qëllim financimin e ndërtimit të HEC “Dardha 1”. 2. Drejtoria e Licencimit, Autorizimeve dhe Mbikëqyrjes të njoftojë MIE-n dhe aplikuesin për vendimin e Bordit të ERE-s. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. Për këtë vendim mund të kërkohet rishikim brenda 7 ditëve kalendarike, si dhe mund të bëhet ankim në Gjykatën Administrative Tiranë, brenda 30 ditëve kalendarike nga dita e publikimit në Fletoren Zyrtare. Ky vendim botohet në Fletoren Zyrtare. KRYETAR Petrit Ahmeti Faqe|1459

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents