Fletorja Zyrtare VENDIM Nr. 242, datë 21.12.2020 MBI LICENCIMIN E SHOQËRISË “HEC ZALL XHUXHË” SHPK NË VEPRIMTARINË E TREGTIMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE Në mbështetje të nenit 16 dhe nenit 37, pika 2, germa “d”, të ligjit nr. 43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar; nenit 4, pika 1, germa “e”, nenit 5, pika 1, germa “e” dhe nenit 13, të “Rregullores për procedurat dhe afatet për dhënien, modifikimin, transferimin, rinovimin ose heqjen e licencave në sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar,; të miratuar me vendimin e Bordit të ERE-s nr. 109, datë 29.6.2016, si dhe nenit 15, të “Rregullores së organizimit, funksionimit dhe procedurave të ERE-s”, të miratuar me vendimin e Bordit të ERE-s nr. 96, datë 17.6.2016, Bordi i Entit Rregullator të Energjisë, në mbledhjen e tij të datës 21.12.2020, mbasi shqyrtoi aplikimin e paraqitur nga shoqëria “HEC Zall Xhuxhë” sh.p.k., si dhe relacionin nr. 135/13 prot., datë 17.12.2020, të Drejtorisë së Licencimit, Autorizimeve dhe Mbikëqyrjes, për shqyrtimin e aplikimit të shoqërisë “HEC Zall Xhuxhë” sh.p.k., për licencim në veprimtarinë e tregtimit të energjisë elektrike, konstatoi se: - Bordi i ERE-s, me vendimin nr. 186, date 16.11.2020, vendosi të fillojë procedurën për licencimin e shoqërisë “HEC Zall Xhuxhë” sh.p.k., në veprimtarinë e tregtimit të energjisë elektrike. - Në vijim të kësaj vendimmarrje, me “Njoftimin për licencim” nr. 62/36 prot., datë 17.11.2020, u krye njoftimi në median e shkruar dhe në përfundim të afatit të përcaktuar në nenin 10, pika 11, të “Rregullores për procedurat dhe afatet për dhënien, modifikimin, transferimin, rinovimin dhe heqjen e licencave në sektorin e energjisë elektrike”, nuk rezultoi të ketë vërejtje apo ankesa nga palë të treta, lidhur me aplikimin e bërë nga shoqëria “HEC Zall Xhuxhë” sh.p.k. - Me shkresën nr. 1165/1 prot., datë 26.11.2020, ERE iu drejtua shoqërisë duke i njoftuar fillimin e procedurës dhe kërkoi plotësimin e dokumentacionit të munguar. - Në përgjigje të sa më sipër, shoqëria “HEC Zall Xhuxhë” sh.p.k. me shkresën e protokolluar Faqe|1460 Viti 2021 – Numri 7 në ERE me nr. 1165/2, datë 3.12.2020, ka përcjellë dokumentacionin e munguar. - Dokumentacioni i këtij aplikimi është kryesisht i plotësuar, dhe më poshtë veçohet dokumentacioni që mbetet i pa plotësuar: - neni 9, pika 3, germa “a” (vërtetimi për shlyerjen e tatim-taksave dhe detyrimeve ndaj Institucionit të Sigurimeve Shoqërore). Shoqëria nuk ka depozituar vërtetimet përkatëse, por në vijim vlerësohet të vendoset si kusht depozitimi i tij në ERE; - neni 9, pika 3, germa “c” (dokumente që vërtetojnë aftësinë ose mbështetjen financiare të aplikuesit, ku shprehen qartë vlerat monetare për financimi dhe struktura e financimit (financim i vetë aplikuesit, kredi bankare, donacion, të tjera, etj.). Shoqëria nuk ka dokumentuar aftësinë ose mbështetjen financiare në lidhje me veprimtarinë e tregtimit të energjisë elektrike, si e tille vlerësohet që kjo kërkesë të vendoset si kusht në këtë vendim; - neni 9, pika 4.8, germa “a” (sasia e energjisë elektrike e parashikuar për t’u tregtuar në GWh/sipas viteve); shoqëria nuk ka paraqitur sa kërkohet nga kjo pikë e rregullores dhe vlerësohet të vendoset si kusht në këtë vendim; - neni 9, pika 4.8, germa “b” (kapitali financiar i parashikuar për ushtrimin e këtij aktiviteti); shoqëria nuk ka paraqitur dokumente në lidhje me këtë kërkesë të rregullores dhe vlerësohet të vendoset si kusht depozitimi i dokumentacionit në ERE. - Shoqëria ka kryer pagesën e aplikimit për t’u pajisur me licencë në veprimtarinë e tregtimit të energjisë elektrike, sipas “Rregullores për procedurat dhe afatet për dhënien, modifikimin, transferimin, rinovimin ose heqjen e licencave në sektorin e energjisë elektrike”. Për gjithë sa më sipër cituar, Bordi i ERE-s, VENDOSI: 1. Të licencojë shoqërinë “HEC Zall Xhuxhë” sh.p.k. në veprimtarinë e tregtimit të energjisë elektrike, për një afat 5-vjeçar, me kushtin që shoqëria të depozitojë brenda 3 muajve nga marrja e këtij vendimi: i. vërtetimin për shlyerjen e tatim-taksave dhe detyrimeve ndaj Institucionit të Sigurimeve Shoqërore;

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents