Fletorja Zyrtare - Dokumentacioni financiar dhe fiskal: Neni 9, pika 3 - germa “b” (paraqitje bilanci financiar të tre viteve të fundit/ose të kohës së ekzistencës së shoqërisë (për shoqëritë me ortakë shoqëri të tjera, paraqitja e bilancit të këtyre të fundit), pa plotësuar; - Shoqëria nuk ka depozituar asnjë dokumentacion në lidhje me këtë kërkesë të rregullores; - germa “c” (Dokumente që vërtetojnë aftësinë dhe/ose mbështetjen financiare të aplikuesit, ku shprehen qartë vlerat monetare për financimin dhe struktura e financimit (financim i vetë aplikuesit, kredi bankare, donacion, të tjera, etj.) Pa plotësuar. - Shoqëria nuk ka depozituar në ERE dokumentacionin që kërkohet nga kjo pikë e rregullores; - Dokumentacioni teknik për veprimtarinë tregtimit të energjisë elektrike: Neni 9, pika 4.8 - germa “a” (sasia e energjisë elektrike e parashikuar për t’u tregtuar në GWh sipas viteve). Plotësuar pjesërisht. Në lidhje me këtë kërkesë të rregullores, shoqëria ka deklaruar volumin e tregtimit të energjisë për një vit, ndaj duhet të saktësojë sasinë e energjisë që parashikon edhe për 4 vitet e tjera; - germa “b” (Kapitali financiar (i shprehur në vlera monetare) i parashikuar për ushtrimin e kësaj veprimtarie, i shoqëruar me vërtetim nga banka apo institucione të tjera financiare të njohura me ligj.) Pa plotësuar. - Shoqëria nuk ka paraqitur dokumentacion në lidhje me këtë kërkesë të rregullores; - germa “c” (Lista e kontratave të mëparshme të realizuara (nëse ka pasur)). Pa plotësuar. - Shoqëria nuk ka depozituar informacion qoftë edhe në mënyrë deklarative në lidhje me këtë kërkesë të rregullores. - Në bazë të nenit 11, pika 1, të “Rregullores për procedurat dhe afatet për dhënien, modifikimin, transferimin, rinovimin dhe heqjen e licencave në sektorin e energjisë elektrike”, do të njoftohet subjekti t’i paraqesë ato në ERE brenda afateve. Për gjithë sa më sipër cituar, Bordi i ERE-s Faqe|1462 Viti 2021 – Numri 7 VENDOSI: 1. Të fillojë procedurën për licencimin e shoqërisë “ES 2019” sh.p.k. në veprimtarinë e tregtimit të energjisë elektrike, për një afat 5-vjeçar. 2. Drejtoria e Licencimit, Autorizimeve dhe Mbikëqyrjes të njoftojë aplikuesin për vendimin e Bordit të ERE-s. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. Për këtë vendim mund të kërkohet rishikim në ERE brenda 7 ditëve kalendarike, si dhe mund të bëhet ankim në Gjykatën Administrative Tiranë, brenda 30 ditëve kalendarike nga dita e publikimit në Fletoren Zyrtare. Ky vendim botohet në Fletoren Zyrtare. KRYETAR Petrit Ahmeti VENDIM Nr. 245, datë 21.12.2020 MBI ZGJATJEN E AFATIT TË VENDIMMARRJES SË BORDIT TË EREs, NË LIDHJE ME KËRKESËN E SHOQËRISË “GREENTECH ENERGY SYSTEMS” SHPK, PËR LICENCIM NË VEPRIMTARINË E TREGTIMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE Nisur nga sa më sipër, në mbështetje të nenit 16 dhe nenit 37, pika 2, germa “d”, të ligjit nr. 43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar; nenit 53, pika 3, të “Kodit të Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”; si dhe nenit 15, të “Rregullores për organizimin, funksionimin dhe procedurat e EREs”, miratuar me vendimin nr. 96, datë 17.6.2016, Bordi i Entit Rregullator të Energjisë (ERE), në mbledhjen e tij të datës 21.12.2020, mbasi shqyrtoi relacionin me nr. 135/15 prot., datë 17.12.2020, të përgatitur nga Drejtoria e Licencimit, Autorizimeve dhe Mbikëqyrjes, lidhur me “Zgjatjen e afatit të vendimmarrjes së Bordit të ERE-s në lidhje me kërkesën e shoqërisë ‘Greentech Energy Systems’ sh.p.k., për licencim në veprimtarinë e tregtimit të energjisë elektrike”, konstatoi se: - Shoqëria “Greentech Energy Systems” sh.p.k., me shkresën e protokolluar në ERE me nr. 1155

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents