Fletorja Zyrtare
prot., datë 2.11.2020, ka paraqitur kërkesën për
licencim në veprimtarinë e prodhimit të energjisë
elektrike, nga HEC Pishat, me vendndodhje në
përroin e Holtës, Bashkia Gramsh, qarku Elbasan.
- Po ashtu, Bordi i ERE-s, me vendimin nr. 184,
date 13.11.2020, vendosi të fillojë procedurën për
licencimin e shoqërisë “Greentech Energy
Systems” sh.p.k., në veprimtarinë e prodhimit të
energjisë elektrike nga HEC “Pishat” me kapacitet
të instaluar 1991 kw, për një afat 30-vjeçar.
- Në vijim të kësaj vendimmarrje, u krye
njoftimi në median e shkruar me shkresën me nr.
62/37 prot., datë 16.11.2020, për fillimin e
procedurës për licencimin e shoqërisë në
veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike.
- Me shkresën nr. 1155/1 prot., datë 24.11.2020,
ERE iu drejtua shoqërisë duke i njoftuar fillimin e
procedurës
dhe
kërkoi
plotësimin
e
dokumentacionit të munguar nga aplikimi i saj.
Me shkresën e protokolluar në ERE me nr.
1155/2 prot., datë 17.12.2020, shoqëria ka
paraqitur kërkesën për shtyrje të afatit për
plotësimin e dokumentacionit, për shkak të situatës
së krijuar nga COVID-19.
- Në nenin 14, pika 2, të “Rregullores për
procedurat dhe afatet për dhënien, modifikimin,
transferimin, rinovimin dhe heqjen e licencave në
sektorin e energjisë elektrike”, përcaktohet se për
centralet e lidhura drejtpërdrejtë me rrjetin e
shpërndarjes, dhe për të gjitha licencat e tjera Bordi
merr vendim jo më vonë se 30 ditë pune nga data e
publikimit të parë të njoftimit në shtyp, për
aplikimin në shtyp, ndaj për kërkesën e shoqërisë
“Greentech Energy Systems” sh.p.k., Bordi duhet
të marrë vendimin përfundimtar brenda datës
31.12.2020.
- Në nenin 53, pika 3, të “Kodit të Procedurave
Administrative në Republikën e Shqipërisë”
përcaktohet se:
“3. Afati i caktuar nga organi publik mund të
zgjatet me kërkesë të justifikuar të palës së
interesuar, të paraqitur përpara mbarimit të afatit.”.
- Kërkesa e shoqërisë për zgjatje të afatit të
depozitimit të dokumentacionit përkatës është bërë
përpara mbarimit të afatit për vendimmarrjen
përfundimtare të Bordit të ERE-s.
Për gjithë sa më sipër, Bordi i ERE-s
Faqe|1464
Viti 2021 – Numri 7
VENDOSI:
1. Të zgjasë me 30 ditë punë afatin e
vendimmarrjes në lidhje me kërkesën e shoqërisë
“Greentech Energy Systems” sh.p.k., për licencim
në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike.
2. Drejtoria e Licencimit, Autorizimeve dhe
Mbikëqyrjes të njoftojë aplikuesin për vendimin e
Bordit të ERE-s.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Për këtë vendim mund të kërkohet rishikim në
ERE brenda 7 ditëve kalendarike, si dhe mund të
bëhet ankim në Gjykatën Administrative Tiranë,
brenda 30 ditëve kalendarike nga dita e publikimit
në Fletoren Zyrtare.
Ky vendim botohet në Fletoren Zyrtare.
KRYETAR
Petrit Ahmeti
VENDIM
Nr. 247, datë 21.12.2020
MBI ZGJATJEN E AFATIT TË
VENDIMMARRJES SË BORDIT
TË ERE-s, NË LIDHJE ME KËRKESËN
E SHOQËRISË “ENERGY SUPPLY - AL”
SHPK, PËR RINOVIMIN E LICENCËS
NR. 310, SERIA F11/FK15, NË
VEPRIMTARINË E FURNIZIMIT TË
ENERGJISË ELEKTRIKE
Në mbështetje të nenit 16, nenit 37, pika 2,
germa “ç” të ligjit nr. 43/2015, “Për sektorin e
energjisë elektrike”, të ndryshuar; nenit 92, pika 1
dhe 2, të “Kodit të Procedurave Administrative të
Republikës së Shqipërisë”; si dhe nenit 15, të
“Rregullores për organizimin, funksionimin dhe
procedurat e ERE-s”, të miratuar me vendimin nr.
96, datë 17.6.2016, Bordi i Entit Rregullator të
Energjisë (ERE), në mbledhjen e tij të datës
21.12.2020, mbasi shqyrtoi relacionin me nr.
135/14 prot., datë 17.12.2020, të përgatitur nga
Drejtoria e Licencimit, Autorizimeve dhe
Mbikëqyrjes, “Mbi zgjatjen e afatit të
vendimmarrjes së Bordit të ERE-s në lidhje me
kërkesën e shoqërisë ‘Energy Supply – AL’ sh.p.k,
për rinovimin e licencës nr. 310, seria F11/Fk15,
në veprimtarinë e furnizimit të energjisë elektrike”,
konstatoi se:
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents