Fletorja Zyrtare - Shoqëria “Energy Supply - AL” sh.p.k., me shkresën e protokolluar në ERE me nr. 1185, datë 10.11.2020, ka aplikuar për rinovimin e licencës në veprimtarinë e furnizimit të energjisë elektrike, nr. 310, seria F11/FK15, miratuar me vendimin e Bordit nr. 5, datë 2.2.2011 dhe rinovuar me vendimin nr. 123, datë 14.10.2015. - Bordi i ERE-s, me vendimin nr. 194, datë 26.11.2020, ka vendosur të fillojë procedurën për rinovimin e licencës së shoqërisë “Energy Supply AL” sh.p.k., me nr. 310, seria F11/FK15, miratuar me vendimin e Bordit nr. 5, datë 2.2.2011 dhe rinovuar me vendimin e Bordit nr. 123, datë 14.10.2015, për një afat 5-vjeçar, duke filluar nga data 4.2.2021. - Në vijim të kësaj vendimmarrje u krye njoftimi në median e shkruar me shkresën me nr. 62/40 prot., datë 28.11.2020, për fillimin e procedurës për rinovimin e licencës në veprimtarinë e furnizimit të energjisë elektrike. - Me shkresën nr. 1185/2 prot., datë 2.12.2020, ERE iu drejtua shoqërisë duke i njoftuar fillimin e procedurës dhe kërkoi plotësimin e dokumentacionit të munguar nga aplikimi i saj, por kjo shkresë është kthyer mbrapsht nga posta dhe është ridërguar sërish në datën 16.12.2020. - Në nenin 16, pika 6, të “Rregullores për procedurat dhe afatet për dhënien, modifikimin, transferimin, rinovimin dhe heqjen e licencave në sektorin e energjisë elektrike”, përcaktohet se Bordi do të marrë vendimin për rinovim ose jo të licencës jo më vonë se 20 ditë pune nga fillimi i procedurave për shqyrtimin e një aplikimi, konform kësaj rregulloreje, ndaj për kërkesën e shoqërisë “Energy Supply – AL”, Bordi duhet të marrë vendimin përfundimtar brenda datës 28.12.2020. - Në nenin 92, pika 1 dhe 2, të “Kodit të Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”, parashikohet se: “1. Përveç kur ndalohet shprehimisht nga ligji, në raste të justifikuara, për shkak të kompleksitetit të çështjes, organi publik mund të zgjasë vetëm një herë afatin e përcaktuar ,sipas nenit 91, të këtij Kodi. 2. Zgjatja e afatit bëhet për aq sa është e nevojshme për përfundimin e procedurës, në proporcion me vështirësinë e çështjes konkrete, por jo më shumë se kohëzgjatja e afatit fillestar.”. Viti 2021 – Numri 7 - Duke qenë se shoqëria nuk është njoftuar ende për vendimmarrjen e Bordit në lidhje me kërkesën e saj dhe për dokumentacionin e konstatuar të munguar, po ashtu duke marrë parasysh kufizimet e vendosura për shkak të COVID-19, që mund të kenë ndikuar në mosmarrjen e shkresës nga ana e shoqërisë, vlerësohet zgjatja e afatit të vendimmarrjes së Bordit të ERE-s me 20 ditë pune. Për gjithë sa më sipër, Bordi i ERE-s VENDOSI: 1. Të zgjasë me 20 ditë pune afatin e vendimmarrjes në lidhje me kërkesën e shoqërisë “Energy Supply - AL” sh.p.k., për rinovimin licencës nr. 310, seria F11/FK15, në veprimtarinë e furnizimit të energjisë elektrike. 2. Drejtoria e Licencimit, Autorizimeve dhe Mbikëqyrjes të njoftojë aplikuesin për vendimin e Bordit të ERE-s. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. Për këtë vendim mund të kërkohet rishikim në ERE brenda 7 ditëve kalendarike, si dhe mund të bëhet ankim në Gjykatën Administrative Tiranë, brenda 30 ditëve kalendarike nga dita e publikimit në Fletoren Zyrtare. Ky vendim botohet në Fletoren Zyrtare. KRYETAR Petrit Ahmeti VENDIM Nr. 248, datë 21.12.2020 MBI ZGJATJEN E AFATIT TË VENDIMMARRJES SË BORDIT TË EREs, NË LIDHJE ME KËRKESËN E SHOQËRISË “ENERGY SUPPLY - AL” SHPK, PËR RINOVIMIN E LICENCËS NR. 309, SERIA T11/T15, NË VEPRIMTARINË E TREGTIMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE Në mbështetje të nenit 16, nenit 37, pika 2, germa “d”, të ligjit nr. 43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar; nenit 92, pika 1 dhe 2, të “Kodit të Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”; si dhe nenit 15, të “Rregullores për organizimin, funksionimin dhe Faqe|1465

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents