Fletorja Zyrtare Viti 2021 – Numri 7 e saj: “Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nuk është dakord me shtyrjen e afatit të licencave të lëshuara nga ERE për ndërtimin e objekteve të reja gjeneruese nga energjia elektrike eolike, pasi është në fuqi baza ligjore për të aplikuar për ndërtimin e impianteve eolike sipas përcaktimeve të ligjit nr. 7/2017, “Për nxitjen e përdorimit të energjisë nga burimet e rinovueshme” dhe të ligjit nr. 43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”. - Nisur nga vështirësitë e krijuara për shkak të COVID-19 dhe masave të marra nga Qeveria Shqiptare për distancimin social me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, u bë i vështirë dhe finalizimi i monitorimit në kohë, sipas përcaktimeve të vendimit nr. 63, datë 13.6.2020, të Bordit të ERE-s. - Referuar përfundimeve të monitorimit, dokumentacionit dhe informacionit të përcjellë nga shoqëria në kuadër të këtij monitorimi, është e nevojshme të rishikohet i gjithë ky dokumentacion, për të vlerësuar statusin e plotësimit të kushteve të vendimit të licencimit nga ana e shoqërisë. - Në zbatim të parashikimeve të përcaktuara në nenin 67 të Kodit të Procedurave Administrative, u pa e arsyeshme që për arsye të verifikimit të plotë të dosjes së dokumentacionit të depozituar në ERE dhe gjetjeve të monitorimit, të shtyhet me 30 ditë vendimmarrja. Për gjithë sa më sipër cituar, Bordi i ERE-s VENDOSI: 1. Shtyrjen me 30 ditë të vendimmarrjes mbi “Kërkesën e shoqërisë ‘Albanian Green Energy’ sh.p.k, për zgjatjen me 36 muaj të afatit të plotësimit të kushteve të vendimit të licencimit nr. 89, datë 6.8.2008, të ndryshuar”. 2. Drejtoria e Licencimit, Autorizimeve dhe Mbikëqyrjes të njoftojë shoqërinë dhe MIE-n për këtë vendimmarrje. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. Ky vendim botohet në Fletoren Zyrtare. KRYETAR Petrit Ahmeti Faqe|1468 VENDIM Nr. 251, datë 21.12.2020 MBI KËRKESËN E SHOQËRISË “BIOPOWER GREEN ENERGY” SHPK, PËR SHTYRJEN E AFATEVE TË VENDIMIT NR. 90, DATË 6.8.2008, TË NDRYSHUAR Në mbështetje të nenit 16, të ligjit nr. 43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar; nenit 67, të “Kodit të Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”, të nenit 15, të “Rregullores për organizimin, funksionimin dhe procedurat e ERE-s”, të miratuar me vendimin e Bordit të ERE-s nr. 96, datë 17.6.2016, Bordi i ERE-s, në mbledhjen e tij të datës 21.12.2020, mbasi shqyrtoi relacionin me nr. 135/2 prot., datë 14.12.2020, të Drejtorisë së Licencimit, Autorizimeve dhe Mbikëqyrjes lidhur me kërkesën e shoqërisë “Biopower Green Energy” sh.p.k. për shtyrjen e afateve të vendimit të ERE-s nr. 90, datë 6.8.2008, të ndryshuar, konstatoi se: - Shoqëria “Biopower Green Energy” sh.p.k. është licencuar nga ERE me vendimin nr. 90, datë 6.8.2008, në aktivitetin e ndërtimit, instalimit dhe shfrytëzimit të centraleve elektrikë me erë, si dhe prodhimin e energjisë elektrike nga centralet eolike “BPGE 1” dhe “BPGE 2”, Lezhë, Shëngjin, me kusht zbatimin e sa parashikuar në licencën tip të miratuar nga Bordi i Komisionerëve për aktivitetin e ndërtimit dhe prodhimit të energjisë elektrike nga centrale eolike, si dhe kushteve respektive të këtij vendimi. - Në vijim të këtij licencimi, ERE ka miratuar shtyrjen e afateve të ndërtimit, instalimit dhe shfrytëzimit të centraleve elektrik me erë “BPGE 1” dhe “BPGE 2” në Shëngjin, Lezhë, si dhe prodhimin e energjisë elektrike prej tyre, me: - Vendimin e Bordit të Komisionerëve nr. 20, datë 8.3.2010; - Vendimin e Bordit të Komisionerëve nr. 93, datë 6.9.2011; - Vendimin e Bordit të Komisionerëve nr. 137, datë 15.11.2013. - Në vlerësim të sa më sipër, ERE, me vendimin nr. 84, datë 9.6.2016, “Mbi kërkesën e shoqërisë ‘Biopower Green Energy’ sh.p.k., për shtyrjen e afateve të licencës nr. 64, seria NPM08P, të dhënë

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents