Fletorja Zyrtare popullsisë ende jeton në zonat rurale, pavarësisht lëvizjeve mjaft të mëdha drejt zonave urbane. Veprimtaria bujqësore është më shumë një aktivitet ekonomik i orientuar nga prodhimi familjar i mbijetesës dhe fragmentimi i tokës është mjaft i lartë, gjithashtu. Madhësia e fermave bujqësore është mesatarisht 1.5 hektarë. Përmirësimi i infrastrukturës rurale dhe menaxhimit më të mirë të burimeve ujore mund të jenë prioritetet e ardhshme në zonën e programimit. Potenciali turistik është një mundësi e pashfrytëzuar në të dyja anët. Trashëgimia e pasur historiko-kulturoreartistike e zonës është një pasuri për zhvillimin ekonomik të zonës së programit. Investimet e fundit të mëdha në infrastrukturën rrugore kanë qenë efektive për nxitjen e rritjes ekonomike të zonës së programit, e cila megjithatë kërkon një rrjet më të gjerë të infrastrukturave për zhvillimin e qëndrueshëm afatgjatë. Zona e programimit është gjeneratori më i madh i energjisë për të dy përfituesit IPA II. Të dyja rezervat e mundshme hidrike dhe të linjitit janë burime të rëndësishme në zonën e programit për gjenerimin e energjisë dhe zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të përfituesve IPA II. Mbrojtja e mjedisit duhet të merret seriozisht në konsideratë në planet e ardhshme të zhvillimit të zonës së programit. Vlerësimi i mëtejshëm i burimeve natyrore në funksion të zhvillimit ekonomik është një çështje kyçe për zhvillimin e zonës. Reduktimi i ndotjes ekzistuese, menaxhimi i mbetjeve urbane dhe sigurimi i cilësisë së ujit të pijshëm për qëllime të mbrojtjes së shëndetit publik dhe garantimi i një mjedisi të pastër, shoqëruar me masat për mbrojtjen e tokës nga shkatërrimi natyror dhe artificial, si edhe zbatimi i një procesi strategjik të planifikimit urban janë sfidat kryesore për t’u përballuar në zonën e programimit. Përmirësimi i menaxhimit të mbetjeve, kontrolli i ndotjes, përdorimi efikas i burimeve të energjisë dhe përmirësimi i menaxhimit të tokës janë ndër prioritetet kyçe që duhet të trajtohen nga planet qeveritare dhe lokale të zhvillimit. Pabarazitë rajonale në të dyja anët e kufirit janë të dukshme. Varfëria është bërë një shqetësim urban, duke treguar një ecuri të ngadaltë të ekonomisë gjatë viteve të fundit, ndërsa rimëkëmbja e potencialit urban tashmë të ezauruar drejt rritjes ekonomike është bërë e domosdoshme. Papunësia mbetet në një shkallë shqetësuese për Faqe|1326 Viti 2021 – Numri 7 popullatën e zonës së programit, veçanërisht në anën e Kosovës, ku ka papunësi shumë më të lartë, veçanërisht ndërmjet të rinjve, popullsisë rurale dhe grave (në disa zona ajo e tejkalon 50%). Shërbimet sociale janë pak të zhvilluara dhe në mënyrë të pabarabartë; veçanërisht shërbimet shëndetësore kanë nevojë për përmirësime të mëdha, si në mbulim edhe cilësi. Prioritet madhor për zonën e programit është edhe përmirësimi i sistemit arsimor në të gjitha nivelet, veçanërisht në zonat rurale. Mund të ndërmerren veprime të mëtejshme të përbashkëta për të krijuar rrjetet e qendrave të formimit profesional, si edhe institucionet e arsimit të lartë dhe agjencitë e organizatat kërkimore. Avantazhet që vijnë nga gjuha e përbashkët duhet të shfrytëzohen më tej në zhvillimin e kurrikulave arsimore. Përfundimisht, analiza PESTLE (analizë politike, ekonomike, social-kulturore, teknologjike, ligjore dhe mjedisore) dhe analiza SWOT (pikat e forta, dobësitë, mundësitë dhe kërcënimet) tregojnë se në zonën e programimit mund të identifikohen potencialet e pashfrytëzuara për zhvillimin ekonomik në sektorë të ndryshëm, të tillë si: ekonomia, mjedisi, turizmi, burimet kulturore dhe natyrore, rinia dhe arsimi. Fushat kryesore të ndërhyrjeve Objektivi i përgjithshëm i këtij programi BNK është të forcojë marrëdhëniet e mira të fqinjësisë dhe të nxisë zhvillimin ekologjikisht miqësor dhe gjithëpërfshirës shoqëror ekonomik të rajoneve kufitare, përmes promovimit të potencialit të tyre turistik dhe respektimin e trashëgimisë së përbashkët kulturore dhe natyrore. Bazuar në analizat PESTLE dhe SWOT, prioritetet e mëposhtme tematike dhe objektivat specifikë konsiderohen të dobishëm për nismat efektive BNK: 1. Mbrojtja e mjedisit, përshtatja dhe zbutja ndaj ndryshimeve klimatike, parandalimi dhe menaxhimi i rreziqeve: Mbrojtja dhe ruajtja e burimeve mjedisore. 2. Promovimi i turizmit dhe i trashëgimisë kulturore dhe natyrore: Promovimi i turizmit dhe valorizimi i trashëgimisë kulturore dhe natyrore si një mënyrë për të nxitur zhvillimin ekonomik. 3. Investimi në rini, arsim dhe aftësi: Integrimi social-ekonomik i rinisë.

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents