Fletorja Zyrtare VENDIM Nr. 253, datë 21.12.2020 MBI KËRKESËN E SHOQËRISË “EVENTO SRL ALBANIA” SHPK, PËR SHTYRJEN E AFATEVE TË VENDIMIT NR. 84, DATË 17.7.2008, TË NDRYSHUAR Në mbështetje të nenit 16, të ligjit nr. 43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar; të nenit 67, të “Kodit të Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”; të nenit 15, të “Rregullores për organizimin, funksionimin dhe procedurat e ERE-s”, të miratuar me vendimin e Bordit të ERE-s nr. 96, datë 17.6.2016, Bordi i ERE-s në mbledhjen e tij të datës 21.12.2020, mbasi shqyrtoi relacionin me nr. 135/5 prot., datë 14.12.2020, dhe info shtesë me nr. 36-5-1 prot., datë 14.12.2020, të Drejtorisë së Licencimit, Autorizimeve dhe Mbikëqyrjes lidhur me “Kërkesën e shoqërisë “E-Vento SRL Albania” sh.p.k., për shtyrjen e afateve të vendimit nr. 84, datë 17.7.2008, të ndryshuar”, konstatoi se: - Shoqëria “E-Vento SRL Albania” sh.p.k., është licencuar nga ERE me vendimin nr. 84, datë 17.7.2008, në aktivitetin e “Ndërtimit, instalimit dhe shfrytëzimit të centraleve elektrik me erë, si dhe prodhimin e energjisë elektrike” prej tyre, me kusht zbatimin e sa parashikuar në licencën tip, të miratuar nga Bordi i Komisionerëve për aktivitetin e “Ndërtimit dhe prodhimit të energjisë elektrike nga centrale eolike” (parku eolik Sarandë), me kushtet e tij respektive. - ERE ka miratuar shtyrjen e afateve të ndërtimit, instalimit dhe shfrytëzimit të centraleve elektrike me erë për parkun eolik Sarandë, si dhe prodhimin e energjisë elektrike prej tyre me: - vendimin e Bordit të Komisionerëve nr. 63, datë 22.9.2009; - vendimin e Bordit të Komisionerëve nr. 55, datë 25.8.2010; - vendimin e Bordit të Komisionerëve nr. 134, datë 15.11.2013. - Në vlerësim të sa më sipër, Bordi i ERE-s, me vendimin nr. 87, datë 9.6.2016, “Mbi kërkesën e shoqërisë “E-Vento SRL Albania” sh.p.k., për shtyrjen e afateve të licencës nr. 60, seria NPM08, “Për ndërtimin, instalimin, shfrytëzimin dhe prodhimin e energjisë elektrike nga centrale eolike”, Faqe|1470 Viti 2021 – Numri 7 të dhënë me vendimin nr. 84, datë 17.7.2008, të ndryshuar, ka vendosur: 1. Rrëzimin e kërkesës së shoqërisë “E-Vento SRL Albania” sh.p.k., për zgjatjen e afatit të licencës nr. 60, seria NPM08, dhënë me vendimin e Bordit të Komisionerëve të ERE-s nr. 84, datë 17.7.2008, “Për ndërtimin, instalimin, shfrytëzimin e centraleve elektrike dhe prodhimin e energjisë elektrike. 2. Fillimin e procedurave për heqjen e licencës së shoqërisë “E-Vento SRL Albania “ sh.p.k., nr. 60, seria NPM08, dhënë me vendimin e Bordit të Komisionerëve të ERE-s nr. 84, datë 17.7.2008. - Në vijim të shtyrjeve ndër vite, për shkak të kompleksit të problematikës që i licencuari ka hasur për kryerjen e plotë të studimit të fizibilitetit; të etapave administrative nëpër të cilat kalon projekti i parqeve eolike, si një teknologji e re për vendin; argumentet shpjeguese të dhëna dhe të depozituara në ERE nga shoqëria, si dhe duke mbajtur në konsideratë qëndrimin e MIE-s me shkresën nr. 102/4 prot., datë 27.4.2015, i cili ka ardhur si përgjigje e shkresës së ERE-s nr. 14 prot., datë 7.01.2015, ku iu kërkua të prononcohet, lidhur me kompetencën institucionale të trajtimit të këtyre subjekteve në mbështetje të legjislacionit në fuqi, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) bën me dije se: VKM-ja nr. 1701, datë 17.12.2008, “Për miratimin e rregullores për procedurat e dhënies së autorizimeve për ndërtimin e objekteve të reja gjeneruese që nuk janë objekt koncesioni”, nuk ka efekt prapaveprues. Vlerësimi i kërkesave lidhur me licencat e miratuara nga ERE duhet të bëhet konform dispozitave ligjore, të cilat kanë qenë në fuqi në kohën e miratimit të këtyre licencave. Gjithashtu për këtë projekt, gjatë kësaj kohe nuk ka pasur shprehje interesi nga palë të treta. - Me urdhrin e kryetarit të ERE-s nr. 133, datë 14.11.2019, u ngrit grupi i punës për monitorimin e kushteve të vendimit nr. 84, datë 17.7.2008, “Për licencimin e shoqërisë ‘E-Vento SRL Albania’ sh.p.k.’, të ndryshuar”. - MIE, me shkresën e protokolluar në ERE me nr. 714/1 prot., datë 13.7.2020, ka bërë me dije qëndrimin e saj: “Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) nuk është dakord me shtyrjen e afatit të licencave të lëshuara nga ERE për ndërtimin e objekteve të reja gjeneruese nga energjia elektrike eolike, pasi është në fuqi baza

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents