Fletorja Zyrtare
ERE-s me nr. 61, datë 2.11.2007, të ndryshuar, ka
vendosur:
1. Rrëzimin e kërkesës së shoqërisë “Hera”
sh.p.k. për zgjatjen e afatit për 36 muaj, të licencës
nr. 49, seria NPM07, dhënë me vendimin e Bordit
të Komisionerëve të ERE-s nr. 61, datë 25.11.2007,
për ndërtimin, instalimin, shfrytëzimin e centraleve
elektrike dhe prodhimin e energjisë elektrike nga
Parku Eolik Pogradec–Korçë.
2. Fillimin e procedurave për heqjen e licencës
së shoqërisë “Hera” sh.p.k., nr. 49, seria NPM07,
dhënë me vendimin e Bordit të Komisionerëve të
ERE-s nr. 61, datë 25.11.2007.
- Në vijim të shtyrjeve ndër vite, për shkak të
kompleksit të problematikës që i licencuari ka hasur
për kryerjen e plotë të studimit të fizibilitetit; të
etapave administrative nëpër të cilat kalon projekti i
parqeve eolike, si një teknologji e re për vendin;
argumentet shpjeguese të dhëna dhe depozituara
në ERE nga shoqëria, si dhe duke mbajtur në
konsideratë qëndrimin e Ministria e Infrastrukturës
dhe Energjisë (MIE) me shkresën nr. 102/4 prot.,
datë 27.4.2015, i cili ka ardhur si përgjigje e
shkresës së ERE-s nr. 14 prot., datë 7.1.2015, ku iu
kërkua të prononcohet, lidhur me kompetencën
institucionale të trajtimit të këtyre subjekteve në
mbështetje të legjislacionit në fuqi, Ministria e
Infrastrukturës dhe Energjisë, MIE, bën me dije se
VKM-ja, nr. 1701, datë 17.12.2008, “Për miratimin
e rregullores për procedurat e dhënies së
autorizimeve për ndërtimin e objekteve të reja
gjeneruese që nuk janë objekt koncesioni”, nuk ka
efekt prapaveprues. Vlerësimi i kërkesave lidhur me
licencat e miratuara nga ERE duhet të bëhet
konform dispozitave ligjore, të cilat kanë qenë në
fuqi në kohën e miratimit të këtyre licencave.
Gjithashtu për këtë projekt, gjatë kësaj kohe nuk ka
pasur shprehje interesi nga palë të treta.
- Me urdhrin e kryetarit të ERE-s nr. 146, datë
4.12.2020, u ngrit grupi i punës për monitorimin e
kushteve të vendimit nr. 61, datë 2.11.2007, “Për
licencimin e shoqërisë ‘HERA’ sh.p.k. në aktivitetin
e ndërtimit, instalimit dhe shfrytëzimit të centraleve
elektrike me erë, si dhe prodhimin e energjisë
elektrike (parku eolik Pogradec dhe Korçë), i
ndryshuar.
- MIE, me shkresën e protokolluar në ERE me
nr. 714/1, datë 13.7.2020, ka bërë me dije
qëndrimin e saj: “Ministria e Infrastrukturës dhe
Energjisë (MIE) nuk është dakord me shtyrjen e
Faqe|1472
Viti 2021 – Numri 7
afatit të licencave të lëshuara nga ERE për
ndërtimin e objekteve të reja gjeneruese nga
energjia elektrike eolike, pasi është në fuqi baza
ligjore për të aplikuar për ndërtimin e impianteve
eolike, sipas përcaktimeve të ligjit nr. 7/2017, “Për
nxitjen e përdorimit të energjisë nga burimet e
rinovueshme” dhe të ligjit nr. 43/2015, “Për
sektorin e energjisë elektrike”.
- Nisur nga vështirësitë e krijuara për shkak të
COVID-19 dhe masave të marra nga Qeveria
Shqiptare për distancimin social me qëllim
parandalimin e përhapjes së COVID-19, u bë i
vështirë dhe finalizimi i këtij monitorimi në kohë,
sipas përcaktimeve të vendimit nr. 83, datë
4.5.2020, të Bordit të ERE-s.
- Referuar përfundimeve të monitorimit,
dokumentacionit dhe informacionit të përcjellë nga
shoqëria në kuadër të këtij monitorimi, është e
nevojshme të rishikohet i gjithë ky dokumentacion,
për të vlerësuar statusin e plotësimit të kushteve të
vendimit të licencimit.
- Në zbatim të parashikimeve të përcaktuara në
nenin 67, të “Kodit të Procedurave
Administrative”, u pa e arsyeshme që për arsye të
verifikimit të plotë të dosjes së dokumentacionit të
depozituar në ERE dhe gjetjeve të monitorimit,
shtyrja me 30 ditë e vendimmarrjes.
Për gjithë sa më sipër cituar, Bordi i ERE-s
VENDOSI:
1. Shtyrjen me 30 ditë të vendimmarrjes mbi
“Kërkesën e shoqërisë ‘HERA’ sh.p.k. për zgjatjen
e afatit të plotësimit të kushteve të vendimit të
licencimit nr. 61, datë 2.11.2007, të ndryshuar”.
2. Drejtoria e Licencimit, Autorizimeve dhe
Mbikëqyrjes të njoftojë shoqërinë për këtë
vendimmarrje.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Ky vendim botohet në Fletoren Zyrtare.
KRYETAR
Petrit Ahmeti
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents