Fletorja Zyrtare
VENDIM
Nr. 255, datë 21.12.2020
MBI PROPOZIMIN E OST SHA PËR
TREGUESIT E KRITEREVE
STANDARDE TË CILËSISË SË
SHËRBIMIT TË TRANSMETIMIT TË
ENERGJISË ELEKTRIKE, PËR VITIN 2021
Në mbështetje të nenit 7, pika 1, 16 dhe 20, pika
1, germa “a”, të ligjit nr. 43/2015, “Për sektorin e
energjisë elektrike”, të ndryshuar; të nenit 15, të
“Rregullores së organizimit, funksionimit dhe
procedurave të ERE-s”, të miratuar me vendimin
nr. 96, datë 17.6.2016; “Rregulloren për cilësinë e
furnizimit dhe performancën e sigurisë së rrjetit në
sistemin e transmetimit të energjisë elektrike”, të
miratuar me vendimin e ERE-s nr. 207, datë
18.12.2017; të nenit 104, pika 4, germa “a”; të nenit
113, pika 1 dhe 3, të ligjit nr. 44/2015, “Kodi i
Procedurës Administrative”, Bordi i Entit
Rregullator të Energjisë (ERE), pasi shqyrtoi
relacionin nr. 135/9 prot., datë 15.12.2020, të
Drejtorisë së Monitorimit të Tregut dhe
Inspektimeve, lidhur me “Shqyrtimin e propozimit
të Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST
sh.a.) për treguesit e kritereve standarde të cilësisë
së shërbimit të transmetimit të energjisë elektrike
për vitin 2021”,
konstatoi se:
- Me vendimin nr. 207, datë 18.12.2017, Bordi i
ERE-s miratoi “Rregulloren për kriteret standarde
të cilësisë së shërbimit të furnizimit dhe të
performancës së sigurisë së rrjetit të transmetimit të
energjisë elektrike”.
- Në vijim të kësaj vendimmarrjeje, me kërkesë
të shoqërisë OST sh.a., si rezultat i pamundësisë
për të përmbushur kërkesat e kësaj rregulloreje
brenda afateve që ajo përcakton, për shkak të
nevojës së kryerjes së investimeve të
domosdoshme, Bordi i ERE-s, me vendime të
herëpashershme, ka vendosur shtyrjen e hyrjes në
fuqi të saj.
- Vendimi më i fundit i Bordit të ERE-s nr. 124,
datë 30.7.2020, “Mbi kërkesën e shoqërisë OST
sh.a. për disa ndryshime në vendimin e Bordit të
ERE-s nr. 207, datë 18.12.2017, ‘Për miratimin e
rregullores për kriteret standarde të cilësisë së
shërbimit të transmetimit të energjisë elektrike’”
vendosi: 1. Të pranojë pjesërisht kërkesën e OST
Viti 2021 – Numri 7
sh.a. për shtyrjen deri në datën 31.12.2021, të afatit
të parashikuar në pikën 2, të vendimit të Bordit të
ERE-s nr. 209, datë 16.12.2019, “Për një ndryshim
në vendimin e Bordit të ERE-s nr. 207, datë
18.12.2019, ‘Për miratimin e rregullores për kriteret
standarde të cilësisë së shërbimit të transmetimit të
energjisë elektrike’”, si të paargumentuar e të
pambështetur plotësisht në prova.
- Të ndryshojë pikën 2, germa “a”, të vendimit
të Bordit të ERE-s nr. 209, datë 16.12.2019, “Për
një ndryshim në vendimin e Bordit të ERE-s nr.
207, datë 18.12.2019, ‘Për miratimin e rregullores
për kriteret standarde të cilësisë së shërbimit të
transmetimit të energjisë elektrike’, si më poshtë:
- Pika 7.3, e “Rregullores për kriteret standarde
të cilësisë së shërbimit të transmetimit të energjisë
elektrike”, ndryshon dhe bëhet: “OST sh.a. do të
propozojë në ERE për miratim nivelin e lejuar të
kritereve standarde të cilësisë së shërbimit, brenda
datës 30.11.2020”.
- Në zbatim të vendimit të ERE-s, të sipërcituar,
OST sh.a., me shkresën nr. 7200 prot., datë
1.12.2020, ka parashtruar propozimin e tij sa i
përket “Treguesit të kritereve standarde të
performancës për operatorin e sistemit të
transmetimit”, për vitin 2021, si dhe ka parashtruar
një sërë argumentesh me qëllim shtyrjen e afatit të
parashikuar në pikën 2, të vendimit nr. 124, datë
30.7.2020, “Mbi kërkesën e shoqërisë OST sh.a.,
për disa ndryshime në vendimin e Bordit të ERE-s
nr. 207, datë 18.12.2017, ‘Për miratimin e
rregullores për kriteret standarde të cilësisë së
shërbimit të transmetimit të energjisë elektrike’”, në
bazë të nenit 10, të “Rregullores për cilësinë e
furnizimit dhe performancën e sigurisë së rrjetit në
sistemin e transmetimit të energjisë elektrike”, deri
më 31 dhjetor 2021.
- Në të njëjtën kohë OST sh.a., me shkresën nr.
3577 prot., datë 16.6.2020, nëpërmjet të cilës
parashtron një sërë argumentesh, ka kërkuar
gjithashtu që afati i parashikuar në pikën 2, të
vendimit nr. 209, datë 16.12.2019, “Mbi kërkesën e
shoqërisë OST sh.a. për disa ndryshime në
vendimin e Bordit të ERE-s nr. 207, datë
18.12.2017, ‘Për miratimin e rregullores për kriteret
standarde të cilësisë së shërbimit të transmetimit të
energjisë elektrike’”, të shtyhet.
- Nga analizimi i dokumentacioneve të përcjella
nga OST sh.a. në ERE, u evidentua se argumentet
e përcjellë përmes shkresës nr. 7200 prot., datë
Faqe|1473
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents