Fletorja Zyrtare 1.12.2020, janë po ato të përcjella me shkresën nr. 3577 prot., datë 16.6.2020, në të cilën është kërkuar ndryshimi i vendimit të Bordit të ERE-s nr. 209, datë 16.12.2019, “Për një ndryshim në vendimin e Bordit të ERE-s nr. 207, datë 18.12.2019, ‘Për miratimin e rregullores për kriteret standarde të cilësisë së shërbimit të transmetimit të energjisë elektrike’”. Për sa parashtruar, Bordi i ERE-s është shprehur me vendimin nr. 124, datë 30.7.2020. - OST sh.a., me shkresën nr. 893/2 prot., datë 27.10.2020, përcjell në ERE, ndër të tjera parashtron: “Mbi përmbushjen e detyrimeve të nenit 73, pika 2, të “Kodit të transmetimit”. Informacioni i përcjell ofron një pasqyrë të cilësisë së punës së sistemit të transmetimit të ilustruar nga “Treguesit e kritereve standarde të performancës për Operatorin e Sistemit të Transmetimit, për vitin 2019”. - Nga analizimi i gjithë dokumentacionit të paraqitur nga OST sh.a., parashtrojmë si më poshtë vijon: Koha Mesatare e Ndërprerjes së Furnizimit me Energji Elektrike (AIT) nënkupton matjen e kohës së ndërprerjes së furnizimit me energji elektrike në sistem (orë në vit). Ky tregues për vitin 2021, të jetë 35 minuta. Energjia e pa Furnizuar (ENS) nënkupton sasinë totale të energjisë (në mwh) që duhet t’i ishte furnizuar konsumatorëve, të cilëve iu është ndërprerë energjia elektrike, nëse nuk do të kishte pasur ndërprerje. Ajo llogaritet si shumë e energjisë së pa furnizuar për çdo rast ndërprerjeje. Ky tregues për vitin 2021, të jetë në vlerën 467.8 mwh. Cilësia e Frekuencës (FQ) nënkupton matjen e devijimit të frekuencës së sistemit mbi ose nën vlerën nominale prej 50 hz, duke pasur në konsideratë se frekuenca nominale në sistemin elektroenergjitik të vendit i cili operon në mënyrë sinkrone me rrjetin evropian të transmetimit ENTSO-E është 50 hz. Ky tregues për vitin 2021, të jetë brenda diapazonit ± 200 mhz. Periudha e njoftimit të ndërprerjeve të planifikuara në sistemin e transmetimit nënkupton numrin e orëve dhe ditëve në avancë të dhënies së njoftimit për konsumatorët e lidhur direkt në sistemin e transmetimit dhe Operatorët e Sistemit të Shpërndarjes (OSHEE), lidhur me ndërprerjet e planifikuara. Ky tregues për vitin 2021, të jetë 72 orë. Faqe|1474 Viti 2021 – Numri 7 Koha e nevojshme për t’ju përgjigjur kërkesave për lidhje të reja, nënkupton kohën që i nevojitet OST sh.a. për të dhënë një përgjigje me shkrim, për kërkesën për lidhje të re. Kjo kohë mund të llogaritet në mënyrë të veçantë sipas niveleve të ndryshme të tensionit të pikës së lidhjes. Llogaritja e kohës do të marrë në konsideratë afatet përkatëse për trajtimin e kërkesave për lidhje bazuar në “Rregulloren e procedurave për lidhjet e reja dhe modifikimin e lidhjeve ekzistuese me rrjetin e transmetimit”. Ky tregues për vitin 2021, do të jetë sipas përcaktimeve në piken 2.2.3, të rregullores së miratuar me vendimin nr. 87/2018, brenda 60 ditëve. Indeksi i Kohëzgjatjes Mesatare të Ndërprerjeve (SAIDI) i referohet kohëzgjatjes mesatare të ndërprerjeve për klientët, të cilët kanë ndërprerje gjatë një periudhe kohore (tremujor, gjashtëmujor, vjetor). Ky tregues për vitin 2021, të jetë 104 minuta. Cilësia e Tensionit (VQ) nënkupton vlerësimin e devijimit të tensionit mbi ose nën vlerën nominale të pritshme për tensionin e rrjetit, sipas përcaktimeve të “Kodit të rrjetit të transmetimit”. Ky tregues, për vitin 2021, të jetë brenda diapazonit të përcaktuar në nenin 38, të “Kodit të transmetimit”. Përqindja e ankesave për cilësinë e tensionit nënkupton përqindjen e ankesave për devijimet e tensionit jashtë kufijve të specifikuar në “Kodin e rrjetit të transmetimit”, që janë zgjidhur brenda afatit kohor të përcaktuar në “Rregulloren për trajtimin e ankesave të paraqitura nga klientët dhe për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis të licencuarve, në sektorin e energjisë elektrike dhe të gazit natyror”. Ky tregues për vitin 2021, të jetë 0%. Për gjithë sa më sipër, Bordi i ERE-s VENDOSI: 1. Të miratoj “Treguesit e matjes për cilësinë e furnizimit dhe performancës së sigurisë së rrjetit të transmetimit, për vitin 2021”. a. Koha Mesatare e Ndërprerjes së Furnizimit me Energji Elektrike (AIT), 35 minuta; b. Energjia e pa Furnizuar (ENS), 467 mwh; c. Periudha e njoftimit të ndërprerjeve të planifikuara në sistemin e transmetimit, 72 orë;

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents