Fletorja Zyrtare Viti 2021 – Numri 7 4. Informacionet konfidenciale: Në këtë kre parashikohet mbrojtja e të dhënave dhe konfidencialiteti i tyre sipas përcaktimeve ligjore ne fuqi. 5. Monitorimi, hetimi administrativ dhe masat administrative: Ky kre përcakton se ERE, në përputhje me kompetencat e dhëna nga ligji nr. 43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, i ndryshuar, si dhe ligji nr. 102/2015 “Për sektorin e gazit natyror”, i ndryshuar, do të ndërmarrë masa për monitorimin dhe hetimin administrativ në lidhje me ndalimet dhe kërkesat e kësaj rregulloreje, të cilat do të ushtrohen në mënyrë direkte ose në bashkëpunim me institucione të tjera. 6. Dispozitat përfundimtare: Në këtë kre të fundit përcaktohet e drejta e ERE për të ndryshuar dispozitat e kësaj rregulloreje, interpretimi i saj dhe hyrja në fuqi. - REMIT-i do të përcaktojë në mënyrë të detajuar mënyrën dhe procedurat që do të ndiqen nga ERE për monitorimin e funksionimit të tregut me shumicë të energjisë, si dhe veprimtari të caktuara të pjesëmarrësve në këtë treg, në funksion të eliminimit të abuzimit nëpërmjet zhvillimit të tij, nxitjes së konkurrencës dhe aplikimit të standardeve të transparencës. - Rregullorja në shtojcën A, do të përcaktojë formate të sakta për informacionin që do të dorëzojnë dhe paraqesin në ERE, si dhe në Bordin e Rregullatorëve të Komunitetit të Energjisë, pjesëmarrësit në tregun me shumicë të energjisë. Për gjithë sa më sipër, Bordi i ERE VENDOSI: 1. Fillimin e procedurës për miratimin e drafit të “Rregullores për integritetin dhe transparencën e tregut me shumicë të energjisë” (REMIT). 2. Drejtoria e Monitorimit të Tregut dhe Inspektimeve të njoftojë palët e interesit për vendimin e Bordit të ERE-s. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. Për këtë vendim mund të kërkohet rishikim në ERE brenda 7 ditëve kalendarike, si dhe mund të bëhet ankim në Gjykatën Administrative Tiranë, brenda 30 ditëve kalendarike nga dita e publikimit në Fletoren Zyrtare. Ky vendim botohet në Fletoren Zyrtare. KRYETAR Petrit Ahmeti Faqe|1476 VENDIM Nr. 257, datë 21.12.2020 MBI MIRATIMIN E PROGRAMIT TË PAJTUESHMËRISË SË OSSH SHA Në mbështetje të nenit 16 dhe nenit 72, të ligjit nr. 43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar; si dhe nenit 15 të “Rregullores për organizimin, funksionimin dhe procedurat e EREs”, miratuar me vendimin e Bordit të Entit Rregullator të Energjisë (ERE) nr. 96, datë 17.6.2016, Bordi i ERE-s, në mbledhjen e tij të datës 21.12.2020, mbasi shqyrtoi relacionin nr. 135/8 prot., datë 15.12.2020, të drejtorive teknike, mbi miratimin e Programit të Pajtueshmërisë së Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH sh.a.), konstatoi se: - Shoqëria OSSH sh.a., me shkresën nr. 8669 prot., datë 12.11.2020, i është drejtuar ERE-s me kërkesën për miratimin e Programit të Pajtueshmërisë së OSSH sh.a., sipas detyrimeve që rrjedhin prej nenit 72, pika 3, germa “b”, të ligjit nr. 43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, sipas së cilit OSSH sh.a. ngarkohet të hartojë një program pajtueshmërie që përcakton masat që do të merren për të siguruar ndalimin e veprimeve diskriminuese, si dhe të sigurojë që respektimi i programit të monitorohet në mënyrën e duhur. - Programi i Pajtueshmërisë është miratuar me vendimin nr. 18/2020 të Këshillit të Administrimit të OSSH sh.a. - Me vendimin nr. 196, datë 26.11.2020, Bordi i ERE-s, filloi procedurën për miratimin e Programit të Pajtueshmërisë. - Përmes komunikimit elektronik të datës 11 dhjetor 2020, Sekretariati i Komunitetit të Energjisë përcolli në ERE komentet dhe sugjerimet e tij, në lidhje me Programin e Pajtueshmërisë, të cilat, siç u bëmë me dije nga ana e OSSH sh.a, janë pasqyruar n�� pjesën më të madhe të tyre. - Në mënyrë të përmbledhur, komentet e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, të cilat janë reflektuar në Programin e Pajtueshmërisë, konsistojnë në: - referimin më qartë të qëllimit të Programit për të shmangur sjelljen diskriminuese në favor të kompanive bija të OSSH sh.a.;

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents