Fletorja Zyrtare
- vendosjen e një detyrë eksplicite ndaj Zyrtarit
të Pajtueshmërisë, sa i përket identifikimit të rasteve
kur stafi është duke punuar njëkohësisht në më
shumë se një kompani apo është në konflikt
(interesi);
- të drejtën e aksesit të zyrtarit në të gjithë të
dhënat e rëndësishme të shoqërisë, të përfshihet në
mënyrë të qartë në program;
- nxjerrjen e rekomandimeve dhe udhëzimeve të
brendshme nga ana e zyrtarit;
- punonjësit (e OSSH sh.a.), jo vetëm të
deklarojnë gatishmërinë për të implementuar
Programin e Pajtueshmërisë, por ky i fundit duhet
të jetë detyrues për ta;
- në të drejtat e punonjësve duhet të përfshihet e
drejta për të adresuar te zyrtari çdo informacion
lidhur me diskriminimin potencial, në mënyrë
anonime;
- përmbajtja e programit vjetor të përkufizohet
më në detaje;
- aksesi në informacion dhe përjashtimi nga çdo
privilegj (lidhur me informacionin) i kompanive
bija në biznesin konkurrues duhet të adresohet në
më shumë detaje;
- OSSH sh.a., si një kompani me të drejtë
ekskluzive duhet të prokurojë të gjithë mallrat dhe
shërbimet përmes një procedurë konkurruese. Në
rastet e ndonjë të mirë apo shërbimi të prokuruar
brenda kompanisë, pa një procedurë publike
prokurimi, këto të mira apo shërbime do të
vlerësohen me çmim tregu ose në kosto, cilado
(prej tyre) është më e ulët;
- sa u përket sanksioneve disiplinore në nivelet
menaxheriale dhe për të gjithë punonjësit e OSSH
sh.a., Programi i Pajtueshmërisë duhet të përfshijë
pasoja shtesë/më të detajuara.
Për gjithë sa më sipër, Bordi i ERE-s
VENDOSI:
1. Të miratojë Programin e Pajtueshmërisë së
OSSH sh.a. dërguar elektronikisht në ERE përmes
email-it të datës 14.12.2020 (bashkëlidhur).
2. Drejtoria Juridike dhe e Zgjidhjes së
Mosmarrëveshjeve të njoftojë OSSH sh.a. dhe
palët e interesit për vendimin e Bordit të ERE-s.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Për këtë vendim mund të kërkohet rishikim,
brenda 7 ditëve kalendarike, si dhe mund të bëhet
ankim në Gjykatën Administrative Tiranë, brenda
Viti 2021 – Numri 7
30 ditëve kalendarike nga dita e publikimit në
Fletoren Zyrtare.
Ky vendim botohet në Fletoren Zyrtare.
KRYETAR
Petrit Ahmeti
PROGRAMI I PAJTUESHMËRISË
I OPERATORIT TË SISTEMIT TË
SHPËRNDARJES SË ENERGJISË
ELEKTRIKE (OSSH SHA)
1. HYRJE
1.1 Dispozita të përgjithshme
Programi i Pajtueshmërisë (Programi) së
Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë
Elektrike (OSSH sh.a.) përcakton kushtet për
ndarjen dhe pavarësinë e OSSH sh.a., në zbatim të
ligjit nr. 43/2015, “Për sektorin e energjisë
elektrike”, të ndryshuar.
1.2 Qëllimi
Programi synon shmangien e sjelljeve
diskriminuese të OSSH sh.a. ndaj pjesëmarrësve të
tjerë në tregun e energjisë elektrike, posaçërisht në
favor të shoqërive bija, si dhe ofron mekanizmat
për zbatimin, monitorimin dhe raportimin e tij.
Programi përcakton detyrimet specifike të
punonjësve për përmbushjen e këtij objektivi dhe
transpozon në mënyrë të plotë kërkesat e direktivës
2009/72/EC, në pajtim me nenin 72, të ligjit për
Sektorin e Energjisë Elektrike. Gjithashtu,
Programi i Pajtueshmërisë përcakton të drejtat dhe
detyrimet e Zyrtarit të Pajtueshmërisë për të
raportuar çdo shkelje të dispozitave të
lartpërmendura ligjore.
Në kuadër të Programit të Pajtueshmërisë,
OSSH sh.a përcakton:
- Zyrtarin e Pajtueshmërisë, i cili ngarkohet me
monitorimin e përhershëm dhe të vazhdueshëm
dhe raportimin pranë ERE-s, mbi zbatimin e
Programit, sidomos në nivelin e zbatueshmërisë
dhe efektshmërisë së tij;
- Të drejtat dhe detyrimet e punonjësve të
OSSH sh.a për të përmbushur objektivat e
Programit;
- Masat për shmangien e sjelljeve diskriminuese
në raport me pjesëmarrësit e tjerë në tregun e
energjisë elektrike.
Faqe|1477
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents