Fletorja Zyrtare
2. Zyrtari i pajtueshmërisë
Me vendim të Bordit të Entit Rregullator të
Energjisë caktohet Zyrtari i Pajtueshmërisë, i cili
është përgjegjës për të siguruar pajtueshmërinë, si
dhe paraqitjen e Raportit të Pajtueshmërisë pranë
ERE-s. Zyrtari i Pajtueshmërisë është përgjegjës
për monitorimin lidhur me respektimin e
detyrimeve ligjore të Programit të Pajtueshmërisë,
si dhe për ndryshimet apo rishikimet e nevojshme
të këtij programi me miratimin e ERE-s. Zyrtari i
Pajtueshmërisë nuk do të mbajë, në mënyrë direkte
apo indirekte, asnjë pozitë apo interes profesional
në kompaninë vertikalisht të integruar. Zyrtari i
Pajtueshmërisë do të raportojë raste ku stafi i
OSSH-së identifikohet të jetë punësuar në më
shumë se një kompani në të njëjtën kohë, apo nëse
stafi ka ndonjë konflikt tjetër interesi.
Zyrtari i Pajtueshmërisë ka të drejtë të jetë i
pranishëm në mbledhjet e Këshillit të
Administrimit apo të menaxhimit të OSSH sh.a.,
kurdo që Zyrtari i Pajtueshmërisë, në diskrecionin e
tij të plotë, vlerëson se pjesëmarrja e tij në mbledhje
kontribuon në ekzekutimin e detyrave të tij, dhe
mund të ndërlidhen me çështje, të tilla si: kushtet e
aksesit në sistemin e shpërndarjes, si dhe të
përdorimit të këtij rrjeti, alokimin e kapaciteteve të
shpërndarjes, transparenca, projektet në zbatim
lidhur me operimin, mirëmbajtjen dhe zhvillimin e
sistemit të shpërndarjes, blerjen dhe shitjen e
energjisë për nevoja të mbulimit të humbjeve në
rrjetin e shpërndarjes etj. Zyrtari i Pajtueshmërisë
do të ketë qasje në të gjitha informatat që ai, në
diskrecionin e tij, vendos se janë të nevojshme për
kryerjen e detyrave të tij, duke përfshirë të dhënat e
OSSH-së dhe shoqërive bija.
Zyrtari i Pajtueshmërisë raporton pranë
Këshillit të Administrimit dhe stafit menaxherial të
OSSH sh.a, lidhur me mosmarrëveshjet e
mundshme në kuadër të implementimit të
Programit, si dhe përgatit me shkrim masat dhe
propozimet për të rregulluar problematika të tilla,
duke përfshirë këtu edhe rekomandime për
udhëzime të brendshme. Në rast se këto
problematika nuk janë rregulluar brenda një afati të
arsyeshëm, Zyrtari i Pajtueshmërisë i raporton
pranë ERE-s. Për shmangie të dyshimit, asgjë në
këtë provizion nuk do të nënkuptojë që Zyrtari i
Pajtueshmërisë është vartës ndaj Këshillit të
Administrimit apo stafit menaxherial të OSSH sh.a.
Viti 2021 – Numri 7
Zyrtari i Pajtueshmërisë ka të drejtë, në
diskrecionin e tij të plotë, të raportojë në mënyrë
direkte pranë autoritetit rregullator për çdo shkelje
të Programit të Përputhshmërisë përderisa për këtë
proces e mbanë të informuar stafin menaxherial.
3. Të drejtat dhe detyrimet e punonjësve të
OSSH sh.a., në kuadër të Programit të
Pajtueshmërisë
Punonjësit duhet të njihen me Programin e
Pajtueshmërisë janë të detyruar për zbatimin e tij.
Punonjësit duhet të mbështesin në mënyrë aktive
Zyrtarin e Pajtueshmërisë gjatë përmbushjes së
detyrimeve të tij. OSSH sh.a. ofron rregullisht
trajnime për punonjësit e saj, lidhur me programin
dhe siguron kushtet për një ambient mbështetës
për zbatimin e këtij programi. Punonj��sit duhet të
kenë të drejtë t’i drejtohen Zyrtarit të
Pajtueshmërisë në mënyrë anonime për çdo
informacion që ka të bëjë me diskriminimin apo
mospërputhjen me programin.
4. Pavarësia e organeve drejtuese të OSSH
sh.a.
Në referim të ligjit nr. 43/ 2015, të ndryshuar,
kur Operatori i Sistemit të Shpërndarjes është pjesë
e një shoqërie vertikalisht të integruar, me qëllim që
të jetë i pavarur në aspektin organizativ dhe të
vendimmarrjes nga aktivitetet e tjera që nuk lidhen
me shpërndarjen e energjisë elektrike, ndër të tjera,
duhet të plotësojë kushtet e mëposhtme:
a) të ketë të drejta të plota vendimmarrëse, të
pavarura nga shoqëria e integruar për t ë s i g u r u
a r funksionimin, mirëmbajtjen apo zhvillimin e
rrjetit të shpërndarjes;
b) të hartojë dhe të depozitojë në ERE një
program vjetor, i cili përcakton masat që do të
merren për të siguruar ndalimin e veprimeve
diskriminuese, si dhe realizimin e objektivave
kryesorë të shoqërisë, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt
në aktivitetin ekonomik e financiar të saj, përfshirë
edhe mekanizmat për mbikëqyrjen e zbatimit të
tyre. Programi Vjetor duhet të përfshijë së paku
kapitujt në vijim: i. ndarjen e llogarive; ii. ndarjen e
menaxhmentit; iii. ndarjen e identitetit dhe logos;
iv, mbajtjen e informative; dhe v. pavarësinë e
OSSH-së në vendimmarrje;
c) personat përgjegjës për menaxhimin e
Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes:
i. nuk do të marrin pjesë në strukturat
përgjegjëse të shoqërisë së integruar, në mënyrë
Faqe|1479
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents