Fletorja Zyrtare
Nivelet menaxheriale dhe të gjithë punonjësit e
OSSH sh.a. do të ndalojnë çdo formë kufizimi, apo
pengimi të të drejtave të përdoruesve të rrjetit, në të
kundërt do të jenë subjekt i sanksioneve disiplinore,
sipas legjislacionit në fuqi, si dhe parashikimeve të
referuara në kontratën kolektive të punës, lidhur
me masat disiplinore.
9. E drejta e informimit
Operatori i Sistemit të Shpërndarjes garanton që
mbledhja dhe procesimi i të dhënave prej tij, është
në përputhje me legjislacionin për mbrojtjen e të
dhënave personale, duke ruajtur konfidencialitetin e
informacionit të marrë. Operatori i Sistemit të
Shpërndarjes
ruan
konfidencialitetin
e
informacionit të ndjeshëm tregtar, përveç rasteve
kur kërkohet nga autoritetet kompetente, në
përputhje me funksionet e tyre, të përcaktuara sipas
legjislacionit në fuqi.
Operatori i Sistemit të Shpërndarjes do të
sigurojë akses jodiskriminues për çdo informacion
të karakterit publik, duke respektuar parimin e
barazisë sa u takon të njëjtave kushte, procedura,
kosto dhe cilësisë për të gjithë pjesëmarrësit në
tregun e energjisë.
Operatori i Sistemit të Shpërndarjes do të
vendosë procedura të brendshme që sigurojnë që
informacionet komercialisht të ndjeshme nuk
mund të aksesohen nga persona që kanë çdo
ndërlidhje me shoqërinë e integruar apo kompanive
bija të saj apo të ndonjë kompanie tjetër.
Specifikisht, OSSH sh.a. do të:
i. vendosë mekanizma të brendshëm dhe
rregulla për t’i mbrojtur informacionet
komericialisht të ndjeshme dhe për t’u siguruar që
kompanitë motra të OSSH-së nuk gëzojnë
përparësi diskriminuese në qasjen e këtyre
informative;
ii. trajtojë në mënyrë konfidenciale çdo
informatë të ndarë nga pjesëmarrësit në treg,
përveç nëse ajo informatë është markuar si
informatë jokonfidenciale;
iii. trajtojë në mënyrë konfidenciale çdo
informatë financiare që i afekton operimet e
pjesëmarrësve në treg apo informata që kanë të
bëjnë me koston e furnizimit të energjisë; dhe
iv. ofrojë qasje jodiskriminuese për çdo
informatë relevante publike dhe të respektojë
procedurat e aplikueshme në mënyrë konsistente.
Viti 2021 – Numri 7
10. Ofrimi i shërbimeve të përbashkëta
Shërbimet e përbashkëta që mund të ofrohen
nga shoqëria e integruar e që janë të natyrës
administrative dhe nuk ndërlidhen direkt me
ofrimin e shërbimit të shpërndarjes të energjisë
elektrike, do të ofrohen në bazë të kostos reale të
ofrimit të këtyre shërbimeve. Natyra e këtyre
shërbimeve është e lidhur me ofrimin e
shërbimeve:
ligjore,
burimeve
njerëzore,
ekonomike, të teknologjisë së informacionit etj.
Shërbimet e përbashkëta do të ofrohen në bazë
të një marrëveshjeje të qartë të ofrimit të
shërbimeve e cila do të specifikojë, në mes tjerash:
i. përshkrimin e shërbimit të ofruar;
ii. arsyetimin se pse ky shërbim duhet të ofrohet
nga kompania vertikalisht e integruar;
iii. koston totale të ofrimit të këtij shërbimi; dhe
iv. metodologjinë e alokimit të kostos së ofrimit
të shërbimit. Marrëveshjet për shërbimet e
përbashkëta do të përmbajnë detyrime të qarta
lidhur me marrëdhëniet që rregullohen në to, afatet
kohore në përmbushjen e detyrimeve, detyrimet
përkatëse financiare etj.
Në përcaktimin e
metodologjisë
së
sipërpërmendur, së alokimit të kostos së shërbimit,
Operatori i Sistemit të Shpërndarjes do të sigurojë,
posaçërisht, që kostot e alokuara ndaj Operatorit të
Sistemit të Shpërndarjes përcaktohen në bazë të
alokatorëve qartësisht të identifikuar dhe që alokimi
i kostove nuk përfshinë ndërsubvencionim të
kostove të cilat do të duhej t’u alokoheshin
kompanive të tjera të shoqërisë së integruar.
Parimet e alokimit të kostove do të shqyrtohen nga
Zyrtari i Pajtueshmërisë.
Shërbimet e marra nga OSSH do të jenë subjekt
i një procesi konkurrues prokurimi, në përputhje
me legjislacionin në fuqi. Nëse shërbimet
prokurohen përbrenda kompanisë, këto shërbime
duhet të bëhen me çmime të tregut apo të
reflektojnë koston e brendshme të ofrimit të
shërbimit, nëse është më e ulët.
11 Zbatimi dhe detyrimi për zbatim i
Programit
Dispozitat e këtij Programi janë të detyrueshme
për të gjithë drejtuesit dhe punonjësit e OSSH-së.
Programi është detyrues për përfaqësuesit e
autorizuar të OSSH-së, për audituesit, këshilltarët,
kontraktuesit, pjesëmarrësit dhe përdoruesit e
rrjetit, si dhe palët e tjera të treta.
Faqe|1481
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents