Fletorja Zyrtare rëndësishme të informacionit në sektorin publik dhe atë privat. Gjithashtu, janë hartuar masat minimale të sigurisë që duhet të aplikohen, për rritjen e nivelit të sigurisë kibernetike në këto infrastruktura dhe është ndërtuar mekanizmi metodologjik, për ngritjen dhe funksionimin e CSIRT-eve sektorialë në nivel kombëtar. Kuadri ligjor i lidhur me sigurinë e komunikimeve elektronike, plotësohet me rregullimet ligjore për sigurinë dhe integritetin e rrjeteve të komunikimeve elektronike, rrjetet e telekomunikacionit, të cilat janë pjesë e ligjit nr. 9918, datë 19.5.2008, “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, i cili ka transpozuar direktivat e BE-së për komunikimet elektronike. Korniza ligjore për sigurinë kibernetike ka përcaktuar, gjithashtu, Autoritetin Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike (AKCESK), si autoritet përgjegjës për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit. Përkatësisht, situata aktuale lidhur me sigurinë në infrastrukturat kritike të informacionit, në sektorin bankar, me implementimin e ligjit për sigurinë, është përmirësuar krahasuar me dy vite më parë. Në këto infrastruktura, janë aplikuar masa sigurie të konsiderueshme, të cilat janë aprovuar nga AKCESK, si dhe janë ngritur CSIRT-et sektoriale, duke krijuar kështu një mjedis të sigurt kibernetik. Siguria kibernetike, në sektorin financiar, e ndarë në dy shtylla, përkatësisht në atë publike dhe private, paraqitet si më poshtë: Në infrastrukturat qeveritare kritike të informacionit që përdoren nga institucionet publike, përkatësisht të alokuara pranë qendrës së të dhënave qeveritare, dhe që menaxhohen nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, aplikohen të gjitha masat e sigurisë konform legjislacionit në fuqi dhe standardit ISO 27001. AKSHI është CSRIT sektorial qeveritar dhe është certifikuar me këtë standard në vitin 2018 dhe mbi çdo infrastrukturë qeveritare nën administrim të AKSHI-t, aplikohen politikat e standardit ISO 27001. Për sa u përket infrastrukturave kritike, që administrohen nga operatorë privat, janë në proces identifikimi dhe në disa raste edhe investimi për t’u ngritur. Viti 2021 – Numri 7 Në sektorin e shëndetësisë, të ndarë në dy shtylla, në atë publik dhe atë privat, situata kibernetike paraqitet si më poshtë: Infrastrukturat kritike të administruara nga operatorët/institucionet publike, kanë implementuar masat e miratuara, në zbatim të ligjit për sigurinë, të cilat kanë ndikuar në rritjen e nivelit të sigurisë kibernetike. Gjithashtu janë ngritur grupet përgjegjëse, për menaxhimin dhe trajtimin e incidenteve, të cilat në mungesë të kornizës ligjore, kanë qenë inekzistente. Për sa u përket infrastrukturave të informacionit, që administrohen nga operatorë privatë, të cilat konsiderohen si infrastruktura kritike, në kuptim të kornizës ligjore të miratuar nga Komisioni Evropian, për rrjetet dhe infrastrukturat e informacionit, janë të paidentifikuara dhe sipas studimit të situatës, nga autoriteti përgjegjës, nuk përmbushin, gjithashtu, elementet e sigurisë, që duhet të garantojë një infrastrukturë kritike. Sektori energjetik. Aktualisht, të gjithë operatorët e sistemit energjetik si në prodhim, në transmetim dhe në shpërndarje janë, duke implementuar teknologji inovative të mbështetura mbi sisteme kompjuterike dhe rrjete transmetimi të të dhënave, për menaxhimin dhe optimizimin e proceseve teknologjike. Në të tria elementet e sistemit energjetik është implementuar ose planifikohet të implementohet sistemi SCADA, si dhe kanë qendrat e tyre të operimit dhe të ruajtjes së sistemeve kompjuterike dhe, po ashtu, rrjetet e transmetimit të të dhënave. Gjithashtu, bashkë me leximin dhe analizimin e të dhënave të sistemeve energjetike në distancë, parashikohet që shumë shpejt të implementohen edhe modulet e operimit, të cilat automatizojnë procese të cilat aktualisht kryhen manualisht nga operatori. Kalimi në sisteme të pavarura, të cilat operojnë automatikisht padyshim do të kërkojë implementimin e masave dhe politikave të sigurisë, pasi impakti në rast të incidenteve kibernetike do të jetë shumë i madh. Kjo padyshim kërkon që fillimisht vetë operatorët në fushën e energjetikës në momentin e planifikimit të projekteve TIK dhe të automatizimit t’i kushtojnë një vëmendje të veçantë pjesës së sigurisë së sistemeve, si dhe të krijojnë procedura dhe kapacitete njerëzore të brendshme në funksion të sigurisë kibernetike. Faqe|1487

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents