Fletorja Zyrtare Në sektorin e transportit, i cili përbëhet nga disa shtylla, gjendja paraqitet si më poshtë: Infrastrukturat kritike të informacionit mbi transportin ajror, përmbushin detyrimet e rregullave minimale të sigurisë, si dhe kanë ngritur në strukturën përkatëse CSIRT-in sektorial. Infrastrukturat kritike të informacionit mbi transportin rrugor, nuk përmbushin asnjë detyrim të rregullave minimale të sigurisë, përfshi këtu edhe ngritjen e CSIRT-it sektorial përkatës. Për sa u përket infrastrukturave të informacionit mbi transportin detar, të cilat konsiderohen si infrastruktura kritike në kuptim të kornizës ligjore të miratuar nga Komisioni Evropian, për rrjetet dhe infrastrukturat, janë ende të paidentifikuara. Gjithashtu, në sektorin e ujësjellësit, të cilët administrohen nga pushteti lokal dhe cilësohen si infrastruktura kritike të informacionit, ende nuk janë identifikuar si të tilla në kuptim të legjislacionit në fuqi për sigurinë kibernetike dhe në to nuk aplikohen masa sigurie. Për sa i përket infrastrukturës digjitale dhe rrjeteve dhe/ose shërbimeve të komunikimeve elektronike, duke marrë parasysh që pjesa më e madhe e kërcënimeve dhe sulmeve kibernetike vijnë përmes rrjeteve të komunikimeve elektronike, çështjet e sigurisë kibernetike në këtë sektor ndiqen dhe janë nën përgjegjësinë e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP). AKEP-i, bazuar në ligjin nr. 9918, datë 19.5.2008, “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, më specifikisht, neni 122 dhe në rregulloren nr. 37, datë 29.10.2015, “Mbi masat teknike dhe organizative për të garantuar sigurinë dhe/ose integritetin e rrjeteve dhe/ose shërbimeve të komunikimeve elektronike”, kërkon marrjen e masave të duhura teknike dhe organizative për të garantuar sigurinë dhe integritetin e rrjeteve dhe/ose të shërbimeve të komunikimeve elektronike nga ana e sipërmarrësve të komunikimeve elektronike që veprojnë nën Regjimin e Autorizimit të Përgjithshëm për të gjitha shërbimet, përfshirë këtu edhe shërbimin DNS që ata ofrojnë për pajtimtarët e tyre. AKEP-i ka kryer dhe kryen në vazhdimësi inspektime dhe audite pranë sipërmarrësve për të verifikuar implementimin dhe zbatimin e masave të duhura teknike dhe organizative të sigurisë dhe në bashkëpunim me AKCESK-në ndjek incidentet e sigurisë që raportohen nga sipërmarrësit e Faqe|1488 Viti 2021 – Numri 7 komunikimeve elektronike. AKEP-i është administrator i domainit “.al” dhe ka autorizuar 8 subjekte si regjistrarë të akredituar për ofrimin e shërbimit të regjistrimit të domain name nën zonën .al (TLD name registries). Me përfshirjen e këtij shërbimi në listën e infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit, subjekt i zbatimit të përcaktimeve të rregullores nr. 37, datë 29.10.2015, “Mbi masat teknike dhe organizative për të garantuar sigurinë dhe/ose integritetin e rrjeteve dhe/ose shërbimeve të komunikimeve elektronike” do të jenë dhe regjistrarët e akredituar nga AKEP-i për ofrimin e shërbimit të regjistrimit të domain name nën zonën .al. Penetrimi i internetit në Shqipëri është ende në zhvillim dhe paraqitet në një nivel mesatar përdorimi. Rreth 67% e popullsisë si dhe rreth 40% e familjeve kanë pasur qasje në internet në vitin 2019. 2.1.2 Krimi kibernetik Shqipëria, ashtu dhe si shtetet e tjera, është në shumë raste viktimë e veprimtarisë keqdashëse kibernetike, të kryer nga aktorë kriminalë, duke përfshirë aktorët shtetërorë dhe joshtetërorë, që mund të përdorin infrastrukturën e rrjetit në Shqipëri dhe jashtë saj. Së bashku me përmirësimin e internetit, Shqipëria ka parë, gjithashtu, shfaqjen e formave të ndryshme të krimit kibernetik. Format e zakonshme të krimit kibernetik që mbizotërojnë në Shqipëri, përfshijnë mashtrimet që lidhen me Internet banking, të tilla si: phishing dhe spam. Edhe kur individët përgjegjës, për veprimtaritë kriminale kibernetike kundër Republikës së Shqipërisë identifikohen, shpesh është e vështirë për agjencitë e zbatimit të ligjit në Republikën e Shqipërisë dhe organizatat ndërkombëtare, që t’i ndjekin ato kur ato janë në juridiksione të kufizuara. Aktualisht vihet re se mungojnë mjetet e nevojshme për të marrë dhe krijuar inteligjencë kibernetike, duke përdorur burime njerëzore dhe logjistike të nevojshme për të ushtruar veprimtarinë ligjzbatuese. Rritja e kapaciteteve për t’u përballur me sfidat kibernetike është thelbësore dhe si pasojë duhet të ndryshohen strukturat, qasja, kapacitetet teknike dhe logjistike etj. Një hap i rëndësishëm përpara në zhvillimin e legjislacionit dhe marrjen e masave kundër krimit kibernetik, do të jetë edhe strategjia e parë kombëtare për krimin kibernetik, e cila do të

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents