Fletorja Zyrtare
rrjedhimisht edhe në mundësinë për t’i vënë
autorët para përgjegjësisë.
Studimi tregon se Njësitë e Mbrojtjes së
Fëmijës, por dhe profesionistë të tjerë që merren
me mbrojtjen e fëmijëve në internet kanë nevojë
për ngritje kapacitetesh dhe mbështetje për
adresimin e rasteve të abuzimit të fëmijëve në
Internet. Gjithashtu, nuk ka të dhëna specifike të
mbledhura dhe të publikuara për abuzimin e
fëmijëve në internet.
2.4. Edukimi, hulumtimi dhe trajnimi në
fushën e sigurisë kibernetike
Burimet njerëzore me aftësi dhe kualifikime të
nevojshme në sigurinë kibernetike, kanë provuar të
jenë një nga sfidat më të vështira për vendet në
zhvillim, në drejtim të zbatimit të një CSIRT-i
kombëtar dhe përmirësimit të gjendjes së
përgjithshme kombëtare të sigurisë kibernetike.
Është thelbësore që të sigurohet një nivel i
mjaftueshëm edukimi, hulumtimi dhe trajnimi për
sigurinë në internet, si dhe për të mbështetur
nevojat e brendshme për profesionistët e sigurisë
kibernetike.
Ekzistojnë disa programe studimi që ofrohen
nga institucione të arsimit të lartë, në fushën e
sigurisë kibernetike, të cilat janë në fillimet e tyre,
por që kërkohet një përpjekje më e madhe për të
arritur nivelin e nevojshëm, si dhe, gjithashtu ,nuk
ka iniciativa kërkimore, për sigurinë kibernetike në
Shqipëri. Njohuritë që studentët marrin në
universitete, janë të pamjaftueshme për të
përballuar kërkesat e tregut për punësim në këtë
fushë. Përveç të tjerave edhe stafi akademik paraqet
problematikat e veta, në kuptim të mbulimit të
spektrit të plotë të kësaj fushe.
Si rrjedhojë hartimi i kurrikulave të mirëfillta për
sigurinë kibernetike dhe thellimi i njohurive të stafit
akademik është një nevojë imediate për të
përballuar kërkesat e tregut.
Nga ana tjetër, rritja e kapaciteteve të burimeve
njerëzore nëpërmjet trajnimeve të dedikuara për
fushën e sigurisë kibernetike, në administratën
publike dhe të gjithë sektorët publikë, është një
nevojë tjetër e cila duhet të konsiderohet nga
institucionet publike.
Gjithashtu, ekziston nevoja për një qasje të
përbashkët, në edukimin e stafit qeveritar dhe
publikut në lidhje me praktikat më të sigurta mbi
ndërgjegjësimin për sigurinë kibernetike.
3. VIZIONI I STRATEGJISË
Viti 2021 – Numri 7
3.1 Vizioni
Garantimi i sigurisë kibernetike në Republikën e
Shqipërisë nëpërmjet ngritjes dhe funksionimit të
mekanizmave bashkëveprues institucionalë: instrumenteve
ligjore dhe teknike, si element kritik i mbrojtjes në hapësirën
kibernetike, për infrastrukturat digjitale, transaksionet dhe
komunikimet elektronike; nëpërmjet ngritjes së kapaciteteve
profesionale, rritjes së vetëdijes mbarëkombëtare si dhe
forcimit të bashkëpunimeve kombëtare dhe ndërkombëtare
për një mjedis digjital të sigurt.
3.2 Treguesit e impaktit dhe treguesit e
rezultatit
Strategjia Kombëtare e Sigurisë Kibernetike do
të monitorohet nëpërmjet matjes së indikatorëve
bazë të përcaktuar në aneksin Pasaporta e
indikatorëve. Me qëllim ndjekjen e realizimit të
objektivave specifikë, të përkthyer në plan veprimi
të detajuar, janë hartuar indikatorët bazë, të cilët do
të shërbejnë si udhëzues për të monitoruar
realizimin e Strategjisë.
Indikatorët janë konceptuar të tillë që të jenë të
kuptueshëm, të matshëm dhe lehtësisht t��
krahasueshëm, sipas periudhave të monitorimit.
Për çdo objektiv specifik janë planifikuar, 2
indikatorë bazë, të cilët mund të jenë të thjeshtë
apo të përbërë, në varësi të nënobjektivave që do të
matin.
PJESA II
QËLLIMI I POLITIKAVE DHE OBJEKTIVAT
SPECIFIKE TË STRATEGJISË
Me qëllim rritjen e nivelit të sigurisë kibernetike
në vend, Qeveria e Republikës së Shqipërisë duhet
të përmbushë këto qëllime:
Garantimi i sigurisë kibernetike në nivel
kombëtar, nëpërmjet mbrojtjes së infrastrukturave
të informacionit, duke fuqizuar mjetet teknologjike
dhe juridike.
Ndërtimi i një mjedisi të sigurt kibernetik, duke
ndërgjegjësuar shoqërinë dhe duke ngritur
kapacitetet profesionale.
Krijimi i mekanizmave të nevojshëm për
sigurinë e fëmijëve në hapësirën kibernetike, duke
përgatitur njëkohësisht brezin të ri të aftë për të
përfituar nga përparësitë e teknologjisë së
informacionit dhe për të përballuar sfidat e
zhvillimit.
Faqe|1491
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents