Fletorja Zyrtare Rritja e bashkëpunimit kombëtar dhe ndërkombëtar në fushën e sigurisë kibernetike me partnerët strategjikë. 4. Qëllimi i politikës 1. Garantimi i sigurisë kibernetike në nivel kombëtar, nëpërmjet mbrojtjes së infrastrukturave të informacionit, duke fuqizuar mjetet teknologjike dhe juridike Zhvillimet e vrullshme në të gjithë sektorët e ekonomisë të mbështetur fuqishëm dhe nga inovacionet teknologjike, e bëjnë shumë të vështirë për vendimmarrësit të kuptojnë dhe të minimizojnë rreziqet, që rrjedhin nga përdorimi i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit. Këto rreziqe janë përgjegjësi e përbashkët globale dhe përfshijnë perspektiva kombëtare dhe ndërkombëtare. Përgjegjësia e përbashkët brenda vendit, përfshin si industrinë, ashtu edhe administratën dhe qytetarët. Hartimi dhe aplikimi i politikave dhe i mjeteve për krijimin e një mjedisi të sigurt komunikimi, është komponenti më i vlefshëm për menaxhimin e incidenteve të sigurisë kibernetike, si dhe kryerjen e transaksioneve elektronike të sigurta në tregun e brendshëm, me qëllim garantimin e bashkëveprimit të sigurt elektronik midis autoriteteve publike dhe qytetarëve, bizneseve, duke rritur efektivitetin e shërbimeve online publike dhe private, të biznesit dhe tregtisë elektronike. Mjedisi digjital është i ndjeshëm: sistemet dhe rrjetet e informacionit, mund të ndikohen nga incidentet e sigurisë, siç janë gabimet njerëzore, ngjarjet natyrore, dështimet teknike ose sulmet. Këto situata po rriten dhe po bëhen gjithnjë e më komplekse dhe mund të çojnë në humbje të mëdha financiare dhe të ndikojnë në mirëqenien e shoqërisë në përgjithësi. Ndërtimi i besimit në mjedisin online është çelësi për zhvillimin ekonomik dhe social. Mungesa e besimit, në veçanti për shkak të mungesës së perceptuar të sigurisë kibernetike i bën konsumatorët të hezitojnë në përdorimin e transaksioneve elektronike. 4.1 Objektivi specifik 1: Përmirësimi i kuadrit ligjor që normon dhe rregullon fushën e sigurisë kibernetike në vend, si dhe harmonizimi i i tij me direktivat dhe rregulloret e Bashkimit Evropian. Aktualisht, autoritetet e sigurisë në vend, kanë krijuar bazën ligjore mbi të cilën të ushtrojnë veprimtarinë e tyre. Pavarësisht hartimit të ligjeve e akteve nënligjore, rregulloreve dhe standardeve, Faqe|1492 Viti 2021 – Numri 7 nga analiza e kryer, si dhe nga vlerësimi i nivelit të maturimit të sigurisë kibernetike në vend, është evidentuar nevoja për rishikim të të gjithë kuadrit ligjor e rregullator, me qëllim harmonizimin e plotë me direktivat e Bashkimit Evropian, si dhe me qëllim koordinimin e brendshëm institucional. Realizimi i këtij objektivi specifik synon të kryejë harmonizimin e legjislacionit shqiptar mbi sigurinë kibernetike me atë të BE-së. Gjithashtu, do të hartohet një procedurë kombëtare për veprim në rastet e gjendjeve të jashtëzakonshme të krijuara nga krizat kibernetike. Nënobjektivat: 4.1.1 Përmirësimi i kuadrit rregullator për sigurinë kibernetike i harmonizuar me ligjet sektoriale, për të adresuar saktë çështjet dhe zgjidhur ato, duke përfshire, por pa u kufizuar: IoT, teknologjinë 5G, inteligjencën artificiale. 4.1.2 Përshtatja e vazhdueshme e standardeve dhe rregullave, sipas zhvillimeve të fushës, së sigurisë kibernetike. 4.1.3 Përmbushja e angazhimeve të marra si vend i Aleancës së Atlantikut të Veriut, për hapësirën kibernetike. 4.1.4 Përcaktimi i një procedure kombëtare për rastet e gjendjeve të jashtëzakonshme të krijuar nga krizat kibernetike, me qëllim marrjen e masave konkrete për zgjidhjen e situatës në kohe reale. 4.2 Objektivi specifik 2: Ngritja dhe funksionimi i CSIRT-eve në të gjithë sektorët e industrisë në nivel kombëtar Bazuar në ligjin “Për sigurinë kibernetike” dhe detyrimeve që rrjedhin prej tij, me qëllim garantimin e sigurisë së sistemeve të informacionit dhe komunikimit, është detyrim identifikimi dinamik i infrastrukturave kritike e të rëndësishme të informacionit, si dhe më tej ngritja e ekipeve të përgjigjeve ndaj incidenteve (CSIRT). Aktualisht kanë filluar të merren masat e para për ngritjen e tyre në disa prej infrastrukturave tashmë të përcaktuara me vendim, por ky është një proces në vijueshmëri , i cili monitorohet nga AKCESK-i. Realizimi i këtij objektivi të politikës 1 do të matet me numrin e CSIRT-eve. Të gjithë operatorët e infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit duhet të kenë CSIRT-et përkatëse , të cilat duhet të zbatojnë të gjitha kërkesat minimale të miratuara dhe audituara nga AKCESK-u.

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents