Fletorja Zyrtare
Nënobjektivat:
4.2.1 Krijimi i kushteve optimale të punës për
funksionimin e CSIRT-eve, në përmbushje të
detyrave të veta, për të garantuar sigurinë
kibernetike në infrastrukturat kritike e të
rëndësishme të informacionit.
4.2.2 Ngritja e kapaciteteve të CSIRT-eve
nëpërmjet trajnimeve dhe stërvitjeve kibernetike.
4.3 Objektivi specifik 3: Fuqizimi dhe
implementimi i masave të sigurisë në
infrastrukturat kritike dhe të rëndësishme të
informacionit
Bazuar në vlerësimet e bëra gjatë viteve 2018–
2019 nga autoriteti përgjegjës i fushës së sigurisë
kibernetike, tek infrastrukturat kritike e të
rëndësishme të informacionit, mbetet si një detyrë
parësore, shtimi dhe fuqizimi i implementimit të
masave të sigurisë. Institucionet publike e private
duhet të përmirësojnë procedurat e tyre, hartimin e
planeve strategjike për mbrojtjen kibernetike nga
sulmet apo krimi kibernetik, si dhe planet për
menaxhimin e riskut në rastet kur ndodhin këto
sulme. Objektiv i kësaj Strategjie është nxitja dhe
detyrimi që të gjitha infrastrukturat kritike e të
rëndësishme të informacionit të hartojnë planet
strategjike në rastet e sulmeve kibernetike, si dhe të
marrin masa për të përballuar këto sulme dhe për të
rikuperuar dëmin apo për të eliminuar atë tërësisht.
Realizimi i këtij objektivi specifik do të kërkojë
që të gjithë operatorët e infrastrukturave kritike e të
rëndësishme të informacionit, të cilët kanë CSIRTet e tyre, të implementojnë sisteme të specializuar
në identifikimin e sulmeve kibernetike,
parandalimin e tyre, analizimin e rikuperimin e
dëmeve nga këto sulme, si dhe nxjerrjen e
mësimeve për të ardhmen. Gjithashtu, operatorët
duhet të kryejnë analizat e menaxhimit të riskut, si
dhe vetëvlerësimet në lidhje me nivelin e maturimit
të sigurisë kibernetike në infrastrukturat që
administrojnë.
Nënobjektivat:
4.3.1 Përdorimi i zgjidhjeve hardware dhe software
të avancuara për identifikimin, parandalimin dhe
menaxhimin e incidenteve kibernetike.
4.3.2 Analizimi i infrastrukturave kritike dhe të
rëndësishme të informacionit për vlerësimin e
menaxhimin e riskut në to.
4.3.3 Hartimi i planeve strategjike për mbrojtjen
e hapësirës kibernetike nga incidente të mundshme.
Viti 2021 – Numri 7
4.3.4 Realizimi i vetëvlerësimeve në
infrastrukturat kritike dhe të rëndësishme të
informacionit për matjen e nivelit të maturimit të
sigurisë kibernetike.
4.4 Objektivi specifik 4: Përmirësimi i
infrastrukturave të informacionit për të luftuar
krimin
kibernetik,
radikalizimin
dhe
ekstremizmin e dhunshëm.
Interneti është një mjet që nga njëra anë ndikon
në zhvillimin e shoqërisë, në lehtësimin e
procedurave dhe akses të shpejtë në të dhëna, por
nga tjetër është një mjet për individë/grupe
keqbërëse që kryejnë krime kibernetike apo që
përpiqen të radikalizojnë individë nga shtresa
vulnerabël apo të marxhinalizuara me qëllime
ekstremiste e për të kryer akte të dënueshme nga
shoqëria. Lidhur me këtë fenomen është e
nevojshme që të merren një sërë masash nga
institucionet publike dhe private për t’i luftuar ato
dhe për t’i mbajtur nën kontroll deri në minimizim
të tyre.
Për të realizuar sa më lart, do të synohet ngritja
e mekanizmave për të rregulluar e ofruar internet të
sigurt në ambientet publike. Gjithashtu do të
synohen bashkëpunime me organizatat e shoqërisë
civile dhe bizneset me qëllim mbajtjen nën kontroll
dhe evidentimin e elementeve kontaminues që
qarkullojnë në internet e që cenojnë sigurinë
kibernetike në vend. Pra do të ngrihen dy
mekanizma për të monitoruar fenomenet e
mësipërme.
Nënobjektivat:
4.4.1 Monitorimi dhe parandalimi i fenomeneve,
që nxisin ekstremizmin e dhunshëm dhe
radikalizimin në shtresat vulnerabël në hapësirën
kibernetike.
4.4.2 Evidentimi në vazhdimësi i elementeve
kontaminues, që qarkullojnë në internet, që cenojnë
sigurinë kibernetike në vend.
4.4.3 Ngritja e mekanizmave për rregullimin e
internetit të sigurt në ambientet publike, të
certifikuar nga autoriteti rregullues i fushës së
sigurisë kibernetike.
4.4.4 Ngritja e kapaciteteve të autoriteteve
përgjegjëse kundër krimit kibernetik.
4.4.5 Rritja e bashkëpunimit rajonal në luftën
kundër krimit kibernetik.
5. Qëllimi i politikës 2: Ndërtimi i një
mjedisi të sigurt kibernetik, duke edukuar dhe
ndërgjegjësuar shoqërinë në ngritjen e
Faqe|1493
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents