Fletorja Zyrtare
kapaciteteve profesionale në fushën e sigurisë
së informacionit
Ekzistenca e aftësive dhe kapaciteteve
profesionale për t’u përgjigjur dhe për të
menaxhuar incidente të sigurisë kibernetike nuk
është më opsion në ditët e sotme.
Rritja e kapaciteteve në fushën e sigurisë
kibernetike ka për qëllim përgjigjen në mënyrë
efektive ndaj krimit kibernetik. Ky është një
komponent integral i bashkëpunimit ndërkombëtar
që mund të rrisë harmonizimin me vizionin e BEsë për një hapësirë kibernetike globale, të hapur, të
lirë e të sigurt për të gjithë, duke siguruar
respektimin e të drejtave të njeriut.
Metodat e përdorura për rritjen e kapaciteteve
dhe ndërgjegjësimin e shoqërisë janë thelbësore për
të përcaktuar efektivitetin e ndërtimit të një mjedisi
të sigurt.
5.1 Objektivi specifik 1: Rritja e kapaciteteve
profesionale në fushën e sigurisë së informacionit
nëpërmjet rishikimit të kurrikulave arsimore.
Nënobjektivat:
5.1.1 Hartimin e programeve të studimit në
arsimin e lartë në fushën e sigurisë kibernetike, me
qëllim krijimin e gjeneratës së re të ekspertëve të
sigurisë kibernetike.
5.1.2 Hartimi i rekomandimeve për integrimin
në kurrikula universitare të informacioneve në
lidhje me internetin e sigurt.
5.1.3 Rritja e kapaciteteve kërkimore dhe
inovative në fushën e sigurisë kibernetike
5.2 Objektivi specifik 2: Rritja e
ndërgjegjësimit dhe e aftësive profesionale të
institucioneve publike dhe private për sigurinë
kibernetike.
Nënobjektivat:
5.2.1 Trajnime periodike për thellimin e
njohurive në sigurinë kibernetike, sipas dinamikës
së fushës, për stafin administrativ në nivel qendror
dhe në nivel lokal.
5.2.2 Rritja dhe mbështetja e kapaciteteve
kërkimore dhe risive të biznesit nëpërmjet nxitjes
së ngritjes së qendrave kërkimore shkencore në
fushën e sigurisë kibernetike.
5.2.3 Rritja e kapaciteteve të CSIRT-eve në nivel
kombëtar dhe nivelit ekzekutiv të administratës
publike nëpërmjet trajnimeve dhe stërvitjeve
kibernetike.
Faqe|1494
Viti 2021 – Numri 7
5.3 Objektivi specifik 3: Rritje e ndërgjegjësimit
të shoqërisë, për sigurinë kibernetike dhe për
kërcënimet kibernetike.
Nënobjektivat:
5.3.1
Organizimi
i
fushatave
ndërgjegjësuese nga autoriteti përgjegjës, për
sigurinë kibernetike, me grupe interesi të
ndryshme, duke përdorur hapësirat e duhura
për realizimin e tyre, përfshirë edhe mediat
audiovizive apo edhe ato sociale.
5.3.2 Krijimin e një platforme edukative online,
për sigurinë kibernetike, për të rritur
ndërgjegjësimin në grup-mosha të ndryshme të
shoqërisë, për përdorimin e internetit të sigurt dhe
të infrastrukturës digjitale.
6. Qëllimi i politikës 3: Krijimi i
mekanizmave të nevojshëm për sigurinë e
fëmijëve në hapësirën kibernetike, duke
përgatitur njëkohësisht brezin e ri të aftë
për të përfituar nga përparësitë e
teknologjisë së informacionit dhe për të
përballuar sfidat e zhvillimit
Ofrimi i internetit të sigurt për fëmijët dhe të
rinjtë në Shqipëri mbetet një nga objektivat
strategjikë të qeverisë shqiptare, siç është shprehur
dhe në Agjendën Kombëtare për të Drejtat e
Fëmijëve 2017–2020. Për një numër të
konsiderueshëm të fëmijëve, sot interneti, telefonat
celularë, dhe teknologjitë e tjera të informacionit
janë bërë pjesë e jetës së përditshme. Familja
(prindërit), bashkëmoshatarët dhe shkolla janë tri
mjediset e socializimit të fëmijëve, ndërsa mjedisi
digjital është bërë i katërti. Për ta, dallimi midis
online dhe offline, gjithnjë e më shumë bëhet i
pakuptimtë, dhe ata lëvizin pa ndërprerje ndërmjet
të dy mjediseve. Mbrojtja e fëmijëve në internet
kërkon veprime specifike dhe të artikuluara në
mënyrë të qartë. Njëkohësisht mbrojtja e fëmijëve
duhet të jetë proporcionale me rreziqet që fëmijët
hasin, dhe nuk duhet të pengojë përdorimin e
teknologjive të informacionit për rritjen, edukimin
dhe zhvillimin e fëmijëve. Politikat e qeverisë duhet
të krijojnë një mjedis digjital, i cili i përgjigjet
nevojave të fëmijëve, duke garantuar njëkohësisht
mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të tyre. Për
këtë arsye, ndërmarrja e hapave të menjëhershëm
për të krijuar mjedise digjitale të sigurta është e
rëndësishme, duke garantuar njëkohësisht
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents