Fletorja Zyrtare
respektimin e të drejtave dhe arritjen e potencialit
maksimal të zhvillimit të fëmijëve.
6.1 Objektivi specifik 1: Forcimi i kuadrit
ligjor për rritjen e sigurisë së fëmijëve në
internet
Nënobjektivat:
6.1.1 Hartimi i një baze ligjore të posaçme për
mbledhjen e të dhënave të incidenteve të
raportuara të dhunës, bullizimit dhe abuzimit online
të fëmijëve në shkolla.
6.1.2 Përmirësimi i Kodit Penal, për ta sjellë në
linjë me legjislacionin ndërkombëtar për mbrojtjen
e fëmijëve nga abuzimi seksual në internet.
6.1.3 Ndryshimi i dispozitave procedurale
penale në Kodin e Procedurës Penale dhe miratimi
i akteve rregullatore lidhur me parashkrimin e
veprave penale lidhur me abuzimin seksual të
fëmijëve, si dhe procedurat dhe afatet e nevojshme
për të rritur efikasitetin e hetimit, prioritizimin e
rasteve dhe analizën e provave lidhur me rastet e
abuzimit seksual të fëmijëve nëpërmjet internetit
dhe teknologjive të komunikacionit.
6.1.4 Plotësimi dhe qartësimi i legjislacionit në
lidhje me njoftimin dhe heqjen dhe bllokimit të
materialeve të paligjshme online.
6.2. Objektivi specifik 2: Parandalimi i
abuzimit seksual të fëmijëve në internet
nëpërmjet rritjes së ndërgjegjësimit dhe
krijimit të hapësirave të sigurta për lundrimin
në internet
Nënobjektivat:
6.2.1 Përmirësimi dhe krijimi i programeve për
ndërgjegjësimin mbi sigurinë në internet në
sistemin edukativ.
6.2.2 Krijimi dhe mbështetja e rrjetit online të
mësuesve të TIK-ut për të promovuar çështjen e
mbrojtjes së fëmijëve në internet.
6.2.3 Krijimi ose përmirësimi i hapësirave
publike me internet të sigurt për fëmijët dhe
familjet nëpërmjet nismave për të ofruar aksesim
falas të internetit por njëkohësisht informacion të
filtruar me qëllim mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve
nga përmbajtjet abuzuese online.
6.2.4 Aplikimi i filtrave në shkollat publike dhe
private për të parandaluar aksesin e fëmijëve në
faqe të papërshtatshme dhe të paligjshme, si dhe
informimi në vijueshmëri i mësuesve të TIK për
raportimin e incidenteve.
Viti 2021 – Numri 7
6.2.5 Identifikimi, mbështetja dhe promovimi i
talenteve për të krijuar zgjidhje teknike që
ndihmojnë në mbrojtjen dhe sigurinë online.
6.3 Objektiv specifik 3: Hetimi efektiv dhe
sjellja para drejtësisë e autorëve të krimeve
kibernetike ndaj fëmijëve, me fokus abuzimin
dhe shfrytëzimin seksual
Nënobjektivat:
6.3.1 Sigurimi i sigurimit të mjeteve teknike që
ndihmojnë policinë dhe organet përkatëse në
analizimin dhe zbulimin e rasteve të dhunës online,
veçanërisht lidhur me imazhet e abuzimit seksual
me fëmijët
6.3.2 Krijimi i programeve të trajnimit për
personelin e gjyqësorit, prokurorisë dhe policisë, në
lidhje me mbrojtjen e fëmijëve në internet dhe
sigurinë kibernetike, duke përfshirë evidenca të
përdorimit digjital dhe ndihmën e ndërsjellë
juridike.
6.3.3 Ngritja e një sistemi kursesh pranë
Shkollës se Magjistraturës dhe Akademisë së
Sigurisë, në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë më
krimet ndaj fëmijëve online dhe mënyrat e mbrojtjes
së tyre në internet.
6.3.4 Krijimi i mekanizmave për standardizimin
e punës së analizimit të provave digjitale nga
struktura e krimit kibernetik në Policinë e Shtetit.
6.3.5 Krijimi i një grupi pune së bashku me
strukturat e krimit kibernetik në Policinë e Shtetit
dhe industrinë për të zgjidhur problemet e hetimit
dhe identifikimit të personave të dyshuar për
abuzim me fëmijët online, me fokus të veçantë
identifikimin e përdoruesve fundorë nëpërmjet
adresave IP.
6.4 Objektivi specifik 4: Rritja e
ndërgjegjësimit dhe edukimi tek të gjitha
segmentet e shoqërisë për përdorimin e sigurt
të internetit nga fëmijët
Nënobjektivat:
6.4.1 Fushata ndërgjegjësimi me prindërit dhe
edukatorët në lidhje me rreziqet dhe problemet me
të cilat përballen fëmijët në internet.
6.4.2 Zhvillimi i programeve të trajnimit me
mësuesit e TIK-ut, në lidhje me çështjet e internetit
të sigurt.
6.4.3 Zhvillimi i programeve të trajnimit për
Punonjësit e Mbrojtjes së Fëmijës lidhur me
trajtimin e rasteve të fëmijëve në nevojë për
mbrojtje ku rreziku i dhunës, abuzimit, shfrytëzimit
Faqe|1495
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents