Fletorja Zyrtare apo i neglizhimit lidhet me internetin dhe teknologjitë e informacionit. 6.5 Objektivi specifik 5: Forcimi i bashkëpunimit ndërsektorial për mbrojtjen e fëmijëve në internet Nënobjektivat: 6.5.1 Promovimi nëpërmjet bashkëpunimit me të gjitha ISP-të i mekanizmave ekzistues të aplikuar në platformat e tyre për sigurinë e fëmijëve në internet. 6.5.2 Integrimi nga të gjitha ISP-të në platformat e tyre të listës IWF (Internet Watch Foundation Hash List), që ndalon çdo individ të hedhë, shkarkojë apo shikojë imazhe apo video të abuzimit seksual të fëmijëve, si dhe krijimin e aksesit të strukturave të hetimit të krimit kibernetik në Policinë e Shtetit në këtë listë. 6.5.3 Ngritja e një Komiteti Teknik Këshillues për Sigurinë e Fëmijëve në internet, pranë Këshillit Kombëtar për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve. 7. Qëllimi i politikës 4: Rritja e bashkëpunimit kombëtar dhe ndërkombëtar në fushën e sigurisë kibernetike me partnerët strategjikë Koordinimi dhe bashkëpunimi i të gjithë aktorëve është elementi bazë për garantimin e suksesit. Për shkak të dinamikës dhe shpejtësisë me të cilën zhvillohet Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) bashkëpunimi me sektorin privat duhet të forcohet. Vetëm nëpërmjet një bashkëpunimi të ngushtë mund të rritet siguria dhe zhvillimi i TIK-ut në administratën shtetërore në koherencë me zhvillimet dhe trendin e teknologjisë. Rritja e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet institucioneve shtetërore do të forcohet për të garantuar ndërveprimin dhe koordinimin në forcimin e sigurisë dhe minimizimin e dëmeve nga sulmet kibernetike. Shqipëria mbështet dhe do të jetë pjesë e iniciativave ndërkombëtare, të cilat synojnë rritjen dhe forcimin e sigurisë. Në mënyrë të veçantë do të forcohet bashkëpunimi me NATO-n dhe BE-në, duke u bërë pjesë aktive e iniciativave të përbashkëta për sigurinë kibernetike. Anëtarësimi i Shqipërisë në organizmat dhe forumet e sigurisë kibernetike të njohura ndërkombëtare dhe rritja e bashkëpunimit është prioritet. Në cilësinë e vendit anëtar të NATO-s, Shqipëria njeh hapësirën kibernetike si domainin e pestë të luftës, së bashku me tokën, detin, ajrin dhe Faqe|1496 Viti 2021 – Numri 7 hapësirën. Hapësira kibernetike paraqet sfida dhe siguria në këtë hapësirë arrihet vetëm, duke menduar në nivel global dhe duke punuar ngushtë në nivel ndërkombëtar. 7.1 Objektivi specifik 1: Forcimi i bashkëpunimit institucional në nivel kombëtar Nënobjektivat: 7.1.1 Rritja e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet institucioneve shtetërore për të garantuar sigurinë në nivel kombëtar në hapësirën kibernetike. 7.1.2 Krijimi i një instrumenti për shkëmbimin e informacionit përmes pikave të kontaktit të dedikuara nga institucionet përkatëse, në raste të kërcënimeve kibernetike. 7.1.3 Ngritja e një strukture fleksibël me ekspertët më të mirë të sigurisë kibernetike në vend, me qëllim mbështetje në raste krizash kibernetike, testimi dhe vlerësimi të nivelit të sigurisë kibernetike në nivel kombëtar. 7.2 Objektivi specifik 2: Forcimi i bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes kibernetike dhe luftës kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizimit Nënobjektivat: 7.2.1 Zhvillimi i mekanizmave dhe i procedurave efikase, për bashkëpunim ndërkombëtar, në rast të incidenteve kibernetike, sulmeve dhe krizave, sipas parimeve të vendosura ndërkombëtarisht. 7.2.3 Forcimi i bashkëpunimit dhe shkëmbimi i informacionit me NATO-n/OSBE-në dhe organizata/forume të tjera ndërkombëtare. PJESA IV ZBATIMI, PËRGJEGJËSIA E INSTITUCIONEVE, LLOGARIDHËNIA Hartimi i Strategjisë Kombëtare të Sigurisë Kibernetike, 2020–2025, mbështetet në Strategjinë e Sigurisë Kibernetike të Bashkimit Evropian dhe është në vijim të Dokumentit të Politikave për Sigurinë Kibernetike, 2015–2017. - Metodologjia u përcaktua të jetë me pjesëmarrje të të gjitha institucioneve publike kontribuese në sigurinë kibernetike të vendit, si dhe gjithëpërfshirëse, duke i ofruar një numri të madh aktorësh mundësinë për të kontribuar.

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents