Fletorja Zyrtare
- Strategjia u mbështet në angazhimet dhe
standardet e BE-së dhe organizmave të tjerë
ndërkombëtarë, si dhe mbi dy vlerësimet e kryera
nga ITU dhe Oxford University, me mbështetjen e
Bankës Botërore.
- Angazhimi i institucioneve publike dhe private
i jep kësaj Strategjie mundësinë për të qenë
objektive
dhe
e
realizueshme.
Grupi
ndërinstitucional i punës, si dhe të gjithë aktorët e
përfshirë në konsultime dhanë komente të
vlefshme, duke e rishikuar disa herë draftin e
përgatitur me qëllim miratimin e një strategjie
gjithëpërfshirëse, ku secili të gjejë veten e të japë
kontributin e tij në garantimin e sigurisë kibernetike
të vendit.
- Kjo Strategji nuk është një strategji vetëm për
institucionet, por është një strategji që nxit dhe
mbështet mbrojtjen kibernetike edhe të individit,
qytetarëve dhe, veçanërisht, fëmijëve si e ardhmja e
këtij vendi. Në të evidentohen edhe masa për të
luftuar jo vetëm krimin kibernetik, por edhe nxitjen
e terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm
nëpërmjet hapësirës kibernetike.
Plani i veprimit që shoqëron Strategjinë
Kombëtare të Sigurisë Kibernetike, 2020–2025 u
përgatit, bazuar në:
a) gjetjet e rekomandimet e raportit të vlerësimit
të zbatimit të Dokumentit të Politikave për Sigurinë
Kibernetike 2015–2017;
b) gjetjet e rekomandimet e dhëna në raportet e
vlerësimit nga ITU81 dhe Oxford University82;
c) në planet buxhetore të institucioneve publike
për periudhën 2020–2022.
Sikurse paraqitet edhe në objektivat specifikë
dhe aktivitetet kryesore të propozuara në këtë
Strategji dhe Planin e Veprimit, rolin koordinues
duhet ta kryejë Autoriteti Kombëtar për
Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike
në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të
Shoqërisë së Informacionit.
Gjithashtu, në këtë dokument janë marrë
parasysh detyrimet që lindin nga procesi i integrimit
evropian dhe rekomandimet e lëna, nga NIS
Direktive dhe përshtatja që po bëhet në BE për
81
https://cesk.gov.al/Publikime/2019/Albania_Assessment
_ReportITU.pdf
82
https://cesk.gov.al/Publikime/2019/AlbaniaCMMReport.
pdf
Viti 2021 – Numri 7
ENISA si EU CERT, si dhe angazhimet si vend
anëtar i NATO.
Të gjitha masat/aktivitetet e propozuara, pasi u
vlerësuan dhe plotësuan edhe nga grupi
ndërinstitucional i punës, përgjegjës për hartimin e
Strategjisë, u detajuan më tej gjatë vlerësimit të
efekteve financiare për zbatimin e kësaj Strategjie
Kombëtare dhe Planit të saj të Veprimit 2020–
2025, me nevojën për rishikim çdo dy vjet, bazuar
në dinamikën e zhvillimit të sektorit.
Secili institucion përgjegjës për aktivitetet duhet
të planifikojë realizimin e tyre duke garantuar
buxhetet e planifikuara, burimet njerëzore dhe
kapacitetet teknike me qëllim realizimin e tyre.
Çdo vit do të bëhet vlerësimi i zbatimit të
aktiviteteve dhe arritjes së objektivave të
identifikuar nëpërmjet realizimit të indikatorëve.
Institucionet përgjegjëse për realizimin e
aktiviteteve dhe arritjes së rezultateve kanë
detyrimin e raportimit sipas standardeve
raportuese. Koordinatori i Strategjisë duhet të
përgatitë raportin vjetor dhe ta publikojë.
PJESA V
PLANI I VEPRIMIT DHE BURIMET
FINANCIARE PËR ZBATIM
Metodologjia e kostimit të aktiviteteve
Shpenzimet e nevojshme për zbatimin e PKVsë janë nxjerrë duke kostuar secilin nga aktivitet e
këtij plani veprimi. Metodologjia e zbatuar për
llogaritjen e kostove paraqet një kombinim të
metodave që mund të përdoren në rastet e
strategjive me shumë aktorë.
Metodologjia kryesore e përdorur është kostimi
i bazuar në aktivitete (Activity Based Costing-ABC), ku
për çdo aktivitet evidentohet institucioni përgjegjës
si dhe burimi i mbulimit të kostove dhe alokon
burimet për të gjitha produktet dhe shërbimet në
bazë të konsumit aktual për secilin aktivitet
Buxheti u hartua mbështetur në koston e secilit
aktivitet të pasqyruar në planin e veprimit,
kohështrirjen dhe frekuencën e zbatimit të tij, si
dhe numrin e përfituesve për aktivitete të caktuara.
Për llogaritjen e shpenzimeve për aktivitetet
kryesore është vepruar si më poshtë:
- Llogaritja e shpenzimeve për burime njerëzore
bazohet në kohën e parashikuar për realizimin e
veprimtarisë dhe një page mesatare ditore të një
kategorie të caktuar të nëpunësve civilë,
Faqe|1497
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents