Fletorja Zyrtare
- Llogaritja e shpenzimeve për shërbime.
Për këto aktivitete janë mbajtur parasysh kostot
e shërbimeve të institucioneve përkatëse, bazuar në
standardet e miratuara.
- Llogaritja e shpenzimeve për aktiviteteve që
lidhen me hartimin dhe rishikimin e legjislacionit,
monitorimin dhe funksionimin e strukturave të
përhershme etj.
Për këto aktivitete gjatë llogaritjeve janë mbajtur
parasysh shpenzimet e vazhdueshme që do të
ndodhin, për shembull për pagat, kontributet e
sigurimeve shoqërore, ekspertizë të huaj (kur është
parashikuar në plan) dhe mjete konsumi.
- Llogaritja e shpenzimeve për aktiviteteve që
lidhen me studime, fushata ndërgjegjësuese
programe trajnimi ekspertiza thuaja etj., llogaritja e
kostove është bërë sipas iniciativave specifike të
ngjashme, si dhe sipas natyrës së aktiviteteve dhe
kostove që ofron tregu për shërbime të tilla.
- Në llogaritjen e shpenzimeve për trajnime
është mbajtur në konsideratë kosto e trajnimit për
një person. Si kosto për njësi janë përdorur kostot e
ASPA-s dhe/ose kostot e aplikuara për trajnime të
ngjashme në të shkuarën.
Faqe|1498
Viti 2021 – Numri 7
- Për atë pjesë të aktiviteteve ku informacioni
nuk ishte i plotë (si në rastin e projekteve apo
studimeve) është ndjekur metoda e vlerësimit për
analogji ose me fjalë të tjera janë marrë në
konsideratë shpenzimet e bëra për aktivitete të
ngjashme që kanë qenë përfshirë në planet
buxhetore të mëparshme.
Buxheti dhe burimet financiare për zbatimin e planit të
veprimit
Strategjia Kombëtare e Sigurisë Kibernetike do
të zbatohet në periudhën 2020-2025. Për të
mundësuar zbatimin e saj janë llogaritur
shpenzimet e nevojshme për zbatimin e secilit
aktivitet, objektiv specifik dhe qëllimit të politikave.
Buxheti i përgjithshëm për zbatimin e Strategjisë
është reflektuar në disa forma:
- Buxheti i përgjithshëm sipas viteve për secilin
aktivitet, objektiv specifik, qëllim strategjik dhe
burimeve të financimit
- Buxheti i detajuar sipas aktiviteteve, burimeve
të financimit dhe institucioneve përgjegjëse
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents