Fletorja Zyrtare terminalet e mirë-zhvilluar, shinat dhe linjat. Energjia: Zona e programimit është gjeneratori më i madh i energjisë në të dy përfituesit IPA II. Mjedisi Zona e programit është jashtëzakonisht e pasur me biodiversitet dhe burime natyrore. Mbrojtja dhe valorizimi i këtyre aseteve është padyshim një nga pikat kyçe për zhvillimin e qëndrueshëm dhe mund të ofrojë mundësi të shumta për bashkëpunimin ndërkufitar. Zona e programit ofron klimë dhe biodiversitet të pasur, duke përfshirë një peizazh të mrekullueshëm që nga malet më të larta në zonë, kodra, fusha, liqen, lumenj dhe bregdet. Mbetjet dhe kanalizimet Furnizimi me ujë, sistemet e kanalizimit dhe të ujitjes mbeten problematike në zonën e programimit. Reduktimi i ndotjes ekzistuese, menaxhimi i mbetjeve urbane dhe sigurimi i cilësisë së ujit të pijshëm për qëllime të mbrojtjes së shëndetit publik dhe garantimi i një mjedisi të pastër, shoqëruar me masat për të mbrojtur tokën nga shkatërrimi natyror dhe shkatërrimi nga njeriu, si edhe zbatimi i një procesi strategjik të planifikimit urban janë sfidat kryesore për t’u përballuar në zonën e programimit. Bujqësia dhe zhvillimi rural Edhe pse ka burime të bollshme ujore dhe një kërkesë të madhe për produktet bujqësore, zona e programimit ka potencial të kufizuar për zhvillimin e bujqësisë. Modernizimi i bujqësisë, përmirësimi i proceseve të prodhimit dhe zbatimi i rregullave dhe standardeve të BE-së për sigurinë ushqimore, rritja e prodhimit bujqësor tradicional dhe mbështetja e bashkëpunimit midis prodhuesve janë sfida për t’u përballuar në zonën e programimit dhe që mund të mbështeten nga iniciativat ndërkufitare. Për sa u përket eksporteve/importeve bujqësore mes Shqipërisë dhe Kosovës, është parë një rritje pozitive vjetore prej 4–6% gjatë tri viteve të fundit. Bujqësia është një nga sektorët që përmban një potencial të madh për tregtinë dhe shkëmbimet ndërmjet komuniteteve që jetojnë në zonat kufitare dhe më gjerë. Turizmi Turizmi ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në rritjen e zonës; madhësia e madhe e tregut të turizmit rajonal tregon një potencial të pashfrytëzuar në masë të madhe. Zhbllokimi i këtij potenciali do të japë një stimul të konsiderueshëm në rritjen ekonomike në të dyja anët e kufirit. Zona Viti 2021 – Numri 7 e programit ofron një larmi të karakteristikave lokale që janë të përshtatshme për aktivitete turistike, si: natyrën e bukur dhe peizazhet spektakolare, folklorin tradicional dhe disa vende (site) kulturore dhe historike me famë botërore. Malet, parqet kombëtare, zonat e mbrojtura dhe pyjet janë të njohura për bukurinë dhe egërsinë e tyre dhe mund të jenë me interes të madh për turistët dhe ofrojnë mundësinë për të organizuar sporte dimërore dhe në natyrë. Vija bregdetare, liqenet dhe lumenjtë e shumtë ofrojnë një mundësi të shkëlqyer për turizmin turistik dhe të aventurës. Tregu i punës Situata në tregun e punës paraqet një pasqyrë të qartë të pabarazive të rajonit. Shkalla e papunësisë në Kosovë është e lartë 30.9%14. Në Kosovë, pjesa relative e popullsisë në moshë pune është 64%, ndërsa shkalla e pjesëmarrjes së fuqisë punëtore është 36%; është shumë e ulët në krahasim me Shqipërinë (68.2%). Numri i personave të papunë në zonën e programit të Kosovës është 87.181, që përfaqëson 38% të numrit të përgjithshëm të të papunëve të regjistruar në Kosovë. Papunësia është veçanërisht e lartë në mesin e të rinjve (55.3%). Rritja e potencialit për popullatën joaktive në Kosovë është shumë shqetësuese, meqë numri i të rinjve që hyjnë në popullsinë në moshë pune është tri herë më i lartë se numri i personave që arrijnë moshën e pensionit. Në anën e zonës së programimit të Kosovës, numri i madh i të rinjve që hyjnë në tregun e punës çdo vit së bashku me vetëm një pjesë të vogël të të diplomuarve që gjejnë punë rezulton në shkallën më të lartë të papunësisë në rajon. Shqetësimi rritet për shkak të faktit se sistemi arsimor në Kosovë nuk prodhon të diplomuar me aftësitë e nevojshme për t’iu përshtatur kërkesave të tregut të punës, dhe aftësitë e të diplomuarve bëhen të vjetruara kur nuk përdoren15. Në tërësi, niveli i aktivitetit ekonomik në këtë zonë është i pamjaftueshëm për të absorbuar personat që hyjnë në tregun e punës. Punësimi në raport popullsie në zonën e programit në anën e Kosovës është më i ulët se mesatarja e brendshme (e vendit), me 22% (45,050) në Rajonin Ekonomik Perëndimor, dhe 23% Agjencia Kosovare për Statistikat dhe Banka Botërore: Rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore në Kosovë, 2012. 15 Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.(OECD), 2013. 14 Faqe|1331

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents