Fletorja Zyrtare
(56,599) në Rajonin Ekonomik Jugor. Sektorët e
industrisë përpunuese, tregtisë, arsimit dhe
ndërtimit punësuan pothuajse gjysmën e të
punësuarve në Kosovë në vitin 2012
Sektorët kryesorë të punësimit në Rajonin
Ekonomik Perëndimor janë tregtia dhe industria
përpunuese me 17%, e ndjekur nga administrata
publike me 14.8%. Në Rajonin Ekonomik Jugor,
bujqësia është sektori që ka punësuar 16.4% të
forcës aktive të punës, pasuar nga tregtia dhe
industria e përpunimit me 16%.
Megjithëse është vërejtur një ndryshim i vogël
pozitiv, përqindja e punëkërkuesve e konsideruar si
të pakualifikuar është 57% (duke përfshirë edhe
grupin pa ndonjë arsim formal dhe atë vetëm me
arsim fillor), ndërsa ata me arsim të lartë dhe
universitar janë vetëm në 3%, kurse ata me arsim të
mesëm 28%.16
Në Rajonin Ekonomik Jugor, bujqësia është
sektori që punëson 16.4% të forcës aktive të punës,
ndjekur nga tregtia dhe shërbimet artizanale me
16%. Veç kësaj, 38,388 banorë ose 12.38% e
sigurojnë jetesën e tyre nga pensionet, asistenca
sociale dhe programet e tjera të mirëqenies dhe
kujdesit shëndetësor, ndërsa 12.19% të tjerë varen
nga remitancat e huaja dhe burime të tjera.
Gjithashtu, 160,556 banorë ose rreth 51% e
popullsisë mbështeten nga të tjerët për jetesën e
tyre, shifër që mbulon edhe pjesën e popullsisë
“ekonomikisht joaktive”.
Punësimi i përgjithshëm në Shqipëri arriti në
56.4% në vitin 2012, ndërsa norma mesatare e
papunësisë në vitin 2013 arriti në 13.9%, e mbetur
në të njëjtat nivele të vitit 2011. Fuqia punëtore
totale në Shqipëri arriti në 2.229,652 njerëz në fund
të dhjetorit 201217. Shkalla e pjesëmarrjes së fuqisë
punëtore në Shqipëri është 68.2%. Shkalla e
punësimit tregon një trend në rënie. Nga 58.8% në
fillim të vitit 2012, ajo ra në 48.5% në fund të vitit
2013. Përqindja e të rinjve të punësuar (15–29) në
të njëjtën periudhë ka rënë nga 39.4% në 28%18.
Sektori i bujqësisë punëson mbi 40%, ndjekur nga
punësimi në tregun e orientuar të shërbimeve
(20%), sektori i shërbimeve jo të tregut (17%), si
dhe të ndërtimit dhe industrisë së përpunimit, secili
me rreth 7%.
Puna dhe Punësimi - Raporti i Performancës 2012 MPMS prill 2013.
17 INSTAT, Tregu i Punës 2011–2012.
18 INSTAT, Anketa e Fuqisë Punëtore, T1.2012-T4.2013.
Viti 2021 – Numri 7
Papunësia në rajonin e Kukësit pasqyron të
njëjtën normë mesatare të papunësisë si ajo në nivel
kombëtar, si edhe të njëjtën strukturë të punësimit.
Rajoni i Kukësit ka një popullsi relativisht të re.
Grup mosha 15–64 vjeç, që përfaqëson popullsinë
e moshës së punës përbën 46% të totalit. Numri i
të papunëve në Lezhë ishte 15.021 deri në fund të
vitit 2012. Personat e papunë në Lezhë përbëjnë
10.6% të totalit të fuqisë punëtore aktive, ndërsa në
Kukës 10.322 të papunë përbëjnë rreth 7% të
totalit19.
Gjithashtu, në anën shqiptare të zonës së
programimit numri i madh i të rinjve që hyjnë në
tregun e punës çdo vit është i lartë, ndërsa pjesa e
vogël e të diplomuarve që gjejnë punë rezulton në
normën më të lartë të papunësisë, veçanërisht në
rajonin e Kukësit. Kjo është e lidhur edhe me
faktin se sistemi arsimor në zonën e programeve
nuk ofron aftësitë e nevojshme për përballimin e
kërkesave të tregut të punës. Nga ana tjetër, niveli i
aktivitetit ekonomik në këtë zonë është i
pamjaftueshëm për të thithur personat e rinj që
hyjnë në tregun e punës.
Sistemi i mbrojtjes sociale siguron mbështetje
për një pjesë të konsiderueshme të popullatës në të
dy anët e zonës së programit.
Varfëria
Kufiri absolut i varfërisë në Shqipëri në vitin
2012 ishte 35.2 euro për person të rritur20. Varfëria
është rritur në Shqipëri, ndërsa shkalla e varfërisë
në vitin 2012 u rrit në 14.3% krahasuar me 12.4%
të regjistruar në vitin 2008. Cenueshmëria e
popullsisë shqiptare u rrit në vitin 2012; numri i
personave të regjistruar nën nivelin e varfërisë u rrit
me 8.4%. Varfëria ekstreme arriti në 2.2% në vitin
2012, krahasuar me 1.2% të regjistruar në vitin
2008.
Gjatë vitit 2012, rritja e shkallës së varfërisë në
zonat urbane u përshpejtua në krahasim me
shkallën e varfërisë në zonat rurale. Numri i
personave të varfër në zonat rurale ka rënë me
11.8%, ndërsa numri i të varfërve në zonat urbane
është rritur ndjeshëm nga 36.8% në vitin 2012
krahasuar me vitin 2008. Kjo tregon se popullsia e
zonave rurale dhe rajoneve veriore të Shqipërisë ka
lëvizur drejt zonave urbane, kryesisht në Tiranë, në
16
Faqe|1332
INSTAT, Buletini Statistikor Tremujor nr. 2, 2013.
Shqipëria, Tendencat e Varfërisë, shtator 2013,
INSTAT- Banka Botërore.
19
20
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents