Fletorja Zyrtare
përgatitjen e strategjive dhe të planeve të veprimit
për parandalimin dhe zbutjen e rreziqeve të
shkaktuara nga njeriu dhe fatkeqësive natyrore.
Gjithashtu, nxitja e aktiviteteve ekonomike
miqësore me mjedisin, përmes partneriteteve dhe
formimit të rrjeteve ndërmjet autoriteteve vendore
dhe rajonale nga të dyja anët e kufirit, me fokus
problematikat mjedisore dhe garantimin e nismave
vendore, për të mbështetur ndërhyrjet mjedisore në
shkallë të vogël të infrastrukturës dhe prokurimin e
pajisjeve, si dhe promovimin e ndërgjegjësimit
mjedisor dhe edukimin.
Përafërsisht 1/3 e alokimeve të përgjithshme të
programit IPA , d.m.th. 2 520 000 euro, do t’u
kushtohet aksioneve sipas këtij prioriteti tematik.
Prioriteti tematik 2: Inkurajimi i turizmit
dhe i trashëgimisë kulturore dhe natyrore
Prioriteti i dytë do të promovojë iniciativa të
përbashkëta ndërkufitare dhe aksione që synojnë
turizmin, promovimin e trashëgimisë kulturore dhe
natyrore, si një mënyrë për të promovuar zhvillimin
ekonomik të zonës. Ky prioritet është shumë i
rëndësishëm për t’u shënjestruar nga programi, për
shkak të faktit se edhe pse turizmi ka dhënë një
kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e zonës,
madhësia e madhe e tregut të turizmit rajonal
tregon një potencial të pashfrytëzuar në masë të
madhe.
Zhbllokimi i këtij potenciali do të japë një stimul
të konsiderueshëm në rritjen ekonomike të të dyja
anëve të kufirit. Veç kësaj, zona e programit ofron
një larmi të karakteristikave lokale që janë të
përshtatshme për aktivitete turistike, si: natyra e
bukur dhe peizazhet spektakolare, folklori
tradicional dhe disa vende kulturore dhe historike
me famë botërore.
Ky prioritet i programit do të kontribuojë për
përmirësimin dhe rritjen e standardeve të jetesës,
duke ofruar mundësi për partneritete dhe
shkëmbime të gjera të interesit të përbashkët përtej
kufirit për të zhvilluar turizmin dhe vlerësuar
trashëgimisë kulturore të zonës. Pritet të zbatohen
aksione që do të ndikojnë në përmirësimin e
cilësisë së shërbimeve dhe produkteve.
Përafërsisht 1/3 e alokimeve të përgjithshme të
programit të IPA-së, d.m.th. 2 520 000 euro, do t’u
kushtohet aksioneve sipas këtij prioriteti tematik.
Prioriteti tematik 3: Investimi në rini,
arsimim dhe aftësi
Zona e programit është relativisht e re dhe
Viti 2021 – Numri 7
përballet me sfida, të tilla si: mungesa e mundësive
të punësimit, akses i kufizuar në arsim dhe arritjen e
aftësive, çështjet e shëndetit dhe aftësinë e
pamjaftueshme për të ndikuar hartimin e politikave
(politikëbërjen) dhe integrimin gjinor në të gjitha
nivelet në arsim. Edukimi/arsimi, në veçanti,
mbetet një nga prioritetet kryesore në fushën e
programimit. Ai kërkon reformë, duke përfshirë
trajnimin e mësimdhënësve, masat për sigurimin e
cilësisë, transparencën dhe përvojat praktike të të
mësuarit.
Ekziston nevoja për të orientuar sistemin
arsimor drejt kërkesave të tregut, për të mundësuar
kontributin e tij në drejtim të rritjes së
konkurrueshmërisë së tregut dhe në përmirësimin e
jetesës së qytetarëve. Prandaj, ky prioritet renditet i
treti për t’u trajtuar nga programi, me qëllim për të
fuqizuar të rinjtë dhe për të promovuar edukimin
dhe aftësitë në zonën ndërkufitare.
Kjo do të arrihet përmes promovimit të
fuqizimit të rinisë, përmes iniciativave të
vetëpunësimit, fillimin e bizneseve, shkëmbimet
dhe rrjetet, teknologjinë bashkëkohore dhe
moderne, organizimin e programeve të shkëmbimit
të të rinjve, duke mbështetur aktivitetet e rrjeteve
rinore, si: turne sportive, festivale kulture dhe
muzike dhe evente, duke inkurajuar zërin e rinisë
në procesin e vendimmarrjes në nivelin vendor,
forcimin e partneritetit mes grupeve rinore, OJQ-të
me pushtetin vendor për të ndërmarrë iniciativa të
përbashkëta, duke investuar në arsim, duke
përfshirë aftësitë dhe mësimin për gjatë gjithë jetës
duke zhvilluar arsimin dhe infrastrukturën e
trajnimit, trajnimin e mësuesve dhe kualifikimin,
integrimi gjinor në të gjitha nivelet e sistemit
arsimor dhe të AFP-së, promovimin e shëndetit
dhe të jetesës së shëndetshme në shkolla dhe
aksione të përbashkëta në fushën e kërkimit dhe
zhvillimit.
Përafërsisht 1/3 e alokimeve të përgjithshme të
programit të IPA-së, d.m.th. 2 520 000 euro, do t’u
kushtohet aksioneve sipas këtij prioriteti tematik.
Prioriteti tematik 4: Asistenca teknike
Asistenca teknike (AT) do të synojë të sigurojë
menaxhim efektiv, efikas dhe të përgjegjshëm të
programit ndërkufitar. Mbështetja do të sigurohet
në 2 nivele:
- Në nivel menaxhimi, përmes mbështetjes për
strukturat operative dhe strukturat e menaxhimit të
përbashkët, në mënyrë që të sigurohet zbatimi
Faqe|1337
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents