Fletorja Zyrtare
efektiv, monitorimi, kontrolli dhe vlerësimi i
programit CBC.
- Në nivel operacional, përmes mbështetjes së
Sekretariatit të Përbashkët Teknik (SPT) që gjendet
në Kukës (Shqipëri) dhe antena e tij në Prizren
(Kosovë). AT-ja do të mbështesë aksionet që
sigurojnë përgatitjen dhe përzgjedhjen e
operacioneve të cilësisë së lartë të programit dhe
shpërndarjen e informacionit mbi aktivitetet dhe
arritjet e programit.
Tabela 1: Pasqyra sintetike e arsyetimit për
përzgjedhjen e prioriteteve tematike
Prioritetet e zgjedhura tematike
Mbrojtja e mjedisit, promovimi i politikave
të zbutjes dhe përshtatjes ndaj ndryshimeve
klimatike, parandalimi dhe menaxhimi i
rreziqeve
Inkurajimi i turizmit dhe trashëgimisë
kulturore dhe natyrore
Arsyetimi për përzgjedhjen
Zona e programit është jashtëzakonisht e
pasur në biodiversitet dhe burimet natyrore.
Mbrojtja dhe valorizimi i këtyre aseteve është
padyshim një nga pikat kyçe për zhvillimin e
qëndrueshëm dhe mund të ofrojë mundësi të
shumta për bashkëpunimin ndërkufitar.
Zona e programit ofron një klimë dhe
biodiversitet të pasur, duke përfshirë një peizazh të
mrekullueshëm, malet më të larta në zonë, kodra,
fusha, liqen, lumenj dhe bregdet.
Kërkohet promovimi dhe përmirësimi i
zbatimit të rregullores dhe i standardeve të mjedisit
për të siguruar menaxhim më të mirë të pyjeve dhe
për të parandalur degradimin.
Nevojitet të promovohen përpjekjet e
përbashkëta në menaxhimin dhe kontrollin e
burimeve natyrore dhe parandalimin e shfrytëzimit
të pakontrolluar të burimeve natyrore.
Duhet të promovohet sensibilizimi i palëve të
interesuara për përdorimin më të mirë të burimeve
Faqe|1338
Viti 2021 – Numri 7
natyrore, potencialit ekzistues të lartë në pyje dhe
energjitë e rinovueshme dhe, gjithashtu, promovimi
ekoturizmit.
Potenciali turistik është një mundësi që duhet
të valorizohet në të dyja anët dhe të shfrytëzohet
më mirë.
Iniciativat CBC duhet të mbështesin
zhvillimin e ofertave turistike të përbashkëta.
Zona e programit ofron një larmi të
karakteristikave lokale që janë të përshtatshme për
aktivitetet e turizmit, si: natyra e bukur dhe
peizazhet spektakolare, folklori tradicional, si edhe
disa vende kulturore dhe historike me famë
botërore.
Zona ka një trashëgimi të pasur historikekulturore-artistike që ka nevojë të ruhet dhe
promovohet. Valorizimi i mëtejshëm i trashëgimisë
historike dhe i kulturës mund të kontribuojë në
forcimin e identitetit të zonës. Trashëgimia
kulturore është një pasuri për zhvillimin ekonomik
të zonës së programit.
Nevojitet të promovohet zhvillimi i llojeve të
ndryshme të turizmit (kulinaria e turizmit malor
dhe agroturizmi), meqenëse zona e programimit ka
një zhvillim të pabalancuar të turizmit me
prevalencë turizmin bregdetar.
Nevojitet të rritet niveli i bashkëpunimit
ndërmjet aktorëve në fushën e zhvillimit të turizmit
dhe të ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe
natyrore.
Është e nevojshme të investohet te rinia
meqenëse zona e programit ka një popullsi
relativisht të re.
Nevojitet përmirësimi i nivelit të arsimit
profesional në funksion të shërbimit më mirë të
nevojave të tregut të punës me aftësitë e nevojshme
në mënyrë që të rriten aftësitë e forcës së punës të
të rinjve, si edhe për të rritur mundësitë e
punësimit.
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents