Fletorja Zyrtare
Viti 2021 – Numri 7
* Vini re se në perspektivën financiare 2014–2020 parashikohen thirrje për propozime të mundshme
specifike/strategjike, me fokus të qartë dhe/ose kërkesa të caktuara në lidhje me përfituesit potencialë.
Gjithashtu, thirrjet për propozime mund të përzgjedhin prioritetet tematike (PT) dhe objektivat specifikë të tyre
mbi bazën e parimit të rotacionit, prandaj, në këtë aspekt, numri i propozimeve nuk është e sigurt që do të rritet.
Për këto arsye, rritja potenciale në numrin e aplikimeve të dorëzuara mund të llogaritet për çdo thirrje të
njëpasnjëshme individualisht dhe do të ndikohet nga një faktor që mund të llogaritet, mbi bazën e: 1. Buxhetit
total të disponueshëm; 2. Prioritetet tematike, objektivat specifikë dhe rezultatet e përfshira në thirrjen për
propozime; 3. Shumat minimale dhe maksimale të granteve të lejuara; 4. Numri i aplikimeve dhe i granteve të
lejuara për çdo aplikant/bashkaplikant/subjekt i ndërlidhur; 5. Çfarëdo dispozite tjetër që ndikon në kriteret e
pranueshmërisë për një thirrje specifike.
**Nuk ka për shkak të faktit se skenari bazë nuk mund të përcaktohet, sepse thirrjet për propozime u hapën
pasi dokumentacioni u dorëzua në një vend pa koncept-notë.
4.1.3. Vizibiliteti i programit dhe rezultatet garantohen
Programet BNK kanë qenë shumë të përhapura në zonat përfituese falë, ndër të tjera, masave të
vizibilitetit të ndërmarra gjatë ciklit të programit 2007–2013. Nisur nga numri i aplikantëve në thirrjet
pasuese, vihet re rritje e interesit për nisma bashkëpunimi. Këto arritje duhet të ruhen dhe të
konsolidohen përmirësohet edhe gjatë zbatimit të perspektivës financiare 2014–2020. Duhet të
përgatiten një sërë kanalesh komunikimi dhe mekanizma publiciteti, për të garantuar informim të
rregullt të palëve të interesuara të programit dhe audiencë sa më të madhe.
Treguesit e rezultateve
Treguesi
Rritja e njerëzve pjesëmarrës në aktivitetet promovuese *
Klikimet në faqen e internetit të programit **
Njësia
Nr.
Nr.
Skenari bazë
Objektivi 2022
550
Nuk ka të dhëna
30%
Të paktën 1 000
vizitorë në vit. 50%
* Faqja e internetit e programit është në ndërtim e sipër dhe aktualisht nuk ka një mekanizëm për të
matur vizitorët.
Lloji i aktiviteteve
Lista joshterruese me aktivitete potenciale që
mbulohen me asistencë teknike mund të jetë e tillë:
- ngritja dhe funksionimi i Sekretariatit të
Përbashkët Teknik dhe Antenës së tij;
- organizimi i evenimenteve, mbledhjeve,
trajnimeve, vizitave studimore apo shkëmbimeve
për të mësuar mbi praktikat më të mira nga nisma
zhvillimi territorial të tjera;
- pjesëmarrja e personelit në strukturat drejtuese
në forumet e Ballkanit Perëndimor apo BE-së;
- përgatitja e manualeve të brendshëm dhe të
jashtëm;
- asistencë për aplikantët potencialë për krijim
partneritetesh dhe përgatitje projekti (kërkimi për
partner, forume etj.);
- këshillimi i përfituesve të grantit për çështjet e
zbatimit të projektit;
- monitorimi i zbatimit të projektit dhe
programit, përfshi ngritjen e një sistemi monitorimi
dhe mekanizma raportimi;
Faqe|1344
- organizimi i vlerësimeve, analizave, anketave
dhe/ose studimeve përmbledhëse;
- informimi dhe publiciteti, përfshi përgatitjen,
miratimin dhe rishikimin periodik të një plani
vizibiliteti dhe komunikimi, shpërndarjen e
informacionit (info-ditët, mësimet e nxjerra,
studimi i rasteve më të mira, artikuj shtypi dhe
komunikata), evenimente promovuese, printime,
mekanizma komunikimi, mirëmbajtja, si edhe
përditësim dhe fuqizim i faqes së internetit të
programit etj.
- mbështetja e punës së Task-Forcës së
Përbashkët të ngarkuar me përgatitjen e ciklit të
programit 2021–2026;
- të tjera.
Grupet e synuara dhe
përfundimtarë (listë joshteruese)
përfituesit
- strukturat drejtuese të programit, përfshi
autoritetet kontraktuese;
- aplikantët potencialë;
- përfituesit e granteve;
- përfituesit përfundimtarë të projekteve;
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents