Fletorja Zyrtare
Viti 2021 – Numri 7
Tabela 1: Gjeografia e zonës së programit
Sipërf. (km2)
% e territorit të përgjithshëm
Shqipëria
Zonë ndërkufitare
Rajoni i Kukësit (rrethet Kukës, Has dhe Tropojë)
Region of Lezha (Distrtiks of Lezha, Mirdita and Kurbin)
Kosova
Zonë ndërkufitare
Rajoni Ekonomik Jugor
28,748
3,994
2,374
1,620
10,908
4,341
2,016
100%
48%
28.48%
19.44%
100%
52%
24%
Rajoni Ekonomik Perëndimor
2,325
28%
Zona e programit - TOTALI
8,335
Madhësia e territorit të zonës së programit për
Shqipërinë është pak më e vogël (48%) në
krahasim me territorin në Kosovë (52%). Në
anën kosovare ka 4 komuna në kufi të
drejtpërdrejtë me Shqipërinë (Deçan/Decani,
Gjakovë/Đakovica,
Prizren
dhe
Dragash/Dragaš) dhe në Kukës është përgjatë
territorit të saj në kufirin me Kosovën.
Aktualisht gjenden gjashtë pika të kalimit
kufitar që operojnë mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Nga këto, tri pikat e kalimit të kufirit
(Shishtavec/Kukës,
Orgjosë/Kukës
dhe
Borje/Kukës) janë vetëm për këmbësorët; ndërsa
tre janë për transportin e mallrave dhe
automjeteve (Morinë/Kukës, Qafa Prush/Kukës
dhe Qafë Morinë/Tropojë, njëra në autostradën
midis Kukësit dhe Prizrenit, dhe dy të tjerat në
rrugët kufitare lokale që lidhin Rajonin e Kukësit
me Pejën/Peć dhe Gjakovën/Đakovica në
Kosovë). Të tria pikat e kalimit kufitar për
makinat dhe kamionët janë të keqpajisura për
kryerjen e kalimit të mallrave.
E gjithë zona e programit është e pasur me
vargmale, pyje, kafshë të egra dhe kullota, si edhe
me minerale dhe ujë. Terreni, gjithashtu, është
mjaft i vështirë me vendndodhje të
pashfrytëzuara duke e bërë atë një atraksion për
turizmin në të dyja anët e kufirit. Zona ka
kontraste të terreneve malore dhe fushore,
burime ujore, liqene, peshkim, lumenj, që
rrjedhin nga të dyja anët e kufirit me dalje në det
nëpërmjet Lezhës. Autostrada e re e ndërtuar që
kalon përmes Durrësit për në Kukës dhe pastaj
përmes kufirit në Prishtinë ka kontribuar në
mënyrë të konsiderueshme në rritjen e
lëvizshmërisë së njerëzve dhe mallrave për
Faqe|1348
AL: 48%, KOS: 52%
qëllime të ndryshme, si tregtisë, turizmit, arsimit
dhe shkëmbimeve, që nga viti 2009.
Në anën shqiptare, të dyja rajonet e zonës së
programit me Kosovën mbulojnë rreth 13.9% të
territorit të Shqipërisë.
Rajoni i Kukësit ka një territor prej 2374 km2.
Është i vendosur në pjesën verilindore të
Shqipërisë dhe paraqet një model të terrenit të
vështirë. Rajoni është i vendosur në një lartësi
mesatare prej 680 metrash mbi nivelin e detit.
Rajoni i Kukësit është shumë i pasur me ujë dhe
burime hidrike.
Ajo çka e bën atë me interes të veçantë është
mbledhja e të gjitha rrjedhave, përrenj dhe
lumenj që rrjedhin në lumin Drin. Liqeni i
Fierzës është qendra e të gjitha rrjedhave dhe
mjediseve ujore dhe është i përshtatshëm për të
kultivuar peshq të ndryshëm. Pasuritë ujore të
rajonit përdoren edhe si burime të energjisë.
Rajoni ka akses në infrastrukturën rrugore dhe
lidhjen me pjesën tjetër të vendit, veçanërisht me
kryeqytetin, aeroportin ndërkombëtar dhe portin,
përmirësuar
ndjeshëm,
veçanërisht
pas
investimeve në autostradën Durrës–Kukës–
Morinë.
Rajoni i Lezhës mbulon një territor prej
1,620 km2 dhe shtrihet përtej detit Adriatik, me
një vijë bregdetare prej 38 km në anën
veriperëndimore të Shqipërisë. Rajoni i Lezhës
kufizohet me rajonin e Kukësit në anën e tij
verilindore.
Territori i Lezhës është i përbërë nga zonat
malore në lindje (65%) dhe zonën fushore në
perëndim (35%). Pozita e tij gjeografike - të
qenët në qendër të kalimit kryesor të transportit
që lidh veriun me jugun dhe lindjen me
perëndimin dhe afërsia e tij me portet kryesore
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents