Fletorja Zyrtare
brendshme të tregut, të drejtat e pronësisë
intelektuale dhe industriale, për sektorin e
energjisë, përfshi diversifikimin e burimeve të
energjisë, të përforcojë mbrojtjen e mjedisit,
përfshi investimet e qëndrueshme në fushën e
menaxhimit të mbetjeve dhe ujërave të zeza.
Sfidat e tjera përfshijnë edhe punësimin dhe
politikat sociale. Kapacitetet administrative dhe
profesionalizmi i organeve të ngarkuara me
zbatimin e acquis duhet të forcohen, si edhe
pavarësia e organeve rregullatore të sigurisë.
Strategjia Kombëtare e Shqipërisë për
Zhvillim dhe Integrim 2014–2020 (SKZHI)
konsiderohet
si
kuadri
i
politikave
gjithëpërfshirëse për vendin në kontekstin e
integrimit në BE. Ajo përcakton katër shtyllat e
politikës strategjike që përcaktojnë themelet për
ndërhyrjet (politikat e integruara) sektoriale dhe
rajonale34:
- Forcimi i demokracisë dhe shtetit të së drejtës që
trajton aspekte, si: drejtësia dhe çështjet e
brendshme, të drejtat e njeriut dhe mediet,
qeverisje efektive dhe politikat e jashtme dhe të
mbrojtjes;
- Krijimi i kushteve për zhvillimin konkurrues dhe të
qëndrueshëm ekonomik nëpërmjet përdorimit efikas të
burimeve që mbulon stabilitetin makroekonomik
dhe qëndrueshmërinë, ekonominë e tregut
konkurrues, përdorimin efikas të burimeve,
zhvillimin e integruar rajonal dhe të
qëndrueshëm;
- Nxitja e përfshirjes sociale, mirëqenia dhe zhvillimi
i tregut të punës, të cilat synojnë të promovojnë:
politikat e punësimit dhe përfshirjes sociale,
politikat sociale;
- Zhvillimi i shoqërisë bazuar në dituri, inovacion dhe
teknologji digjitale që përfshin ndërhyrje në fushat
e mëposhtme: arsimi i lartë, kërkimi dhe
teknologjia e inovacionit.
Strategjia Ndërsektoriale për Zhvillimin
Rajonal të Shqipërisë i klasifikon zonat kufitare si
objekt të planifikimit të politikave ndërsektoriale
dhe i paraqet çështjet ndërkufitare në
planifikimin e politikave të zhvillimit në nivel
qarku.
Viti 2021 – Numri 7
Kosova
Kosova ka bërë progres të shpejtë për të
thelluar integrimin e saj në BE. Pas marrëveshjes
së arritur më 19 prill 2013 ndërmjet Kosovës dhe
Serbisë në dialogun e lehtësuar nga BE-ja,
Komisioni Evropian arriti në përfundimin35, se
Kosova i plotësoi të gjitha kushtet afatshkurtra
nga studimi i fizibilitetit të tetorit 2012 dhe, si
rrjedhojë, rekomandoi që negociatat me
Kosovën të hapeshin për Marrëveshjen e
Stabilizim-Asociimit (MSA) me BE-në në tetor
2013. Komisioni Evropian synoi t’i përfundojë
këto negociata në pranverë të vitit 2014. Kjo
ishte njohje mbi progresin e bërë për reformat
kyçe36. Paralelisht, dialogu për liberalizimin e
vizave me BE-në është hapur.
Në aspektin e reformave kombëtare, Kosova
tani duhet të përqendrohet në zbatimin e
reformave për të përmbushur obligimet e veta,
sipas MSA-së së ardhshme. Sundimi i ligjit
vazhdon të jetë një prioritet kyç për Kosovën, së
bashku me nevojën për forcimin e reformave të
administratës gjyqësore dhe publike dhe
sigurimin e të drejtave të pakicave - përfshi
romët. Kosova duhet të trajtojë urgjentisht
papunësinë dhe dobësitë strukturore që ndikojnë
në tregun e saj të punës, si edhe të vazhdojë
zbatimin e kornizës ligjore për tregtinë,
konkurrencën dhe tregun e brendshëm.
Nevojitet përparim i shpejtë, ndaj ajo duhet të
shtojë përpjekjet e saj në një numër fushash
fitosanitare dhe veterinare që ndikojnë në
sigurinë e ushqimit. Në sektorin e energjisë,
duhet të rriten përpjekjet për mbylljen e
termocentralit të Kosovës. Si pjesë e politikave të
përfshirjes sociale, qeveria ka nisur një program
të veçantë për të mbështetur kthimin e
qëndrueshëm dhe riintegrimin e personave të
zhvendosur dhe riintegrimin ekonomik të
komuniteteve 37.
Një element i veçantë dhe mjaft negativ që
lidhet drejtpërdrejt me kalimin e kufirit është
trafikimi i qenieve njerëzore. Reformat në këtë
Raporti i Progresit i Komisionit Evropian për Kosovën,
tetor 2013.
36 Raporti i Progresit i Komisionit Evropian për Kosovën,
tetor 2013.
37 Strategjia për Komunitete dhe Kthim 2009–2013.
35
Draftstrategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim,
2014–2020 (SKZHI).
34
Faqe|1351
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents