Fletorja Zyrtare
Kukësi është rajoni më i varfër i Shqipërisë, si
dhe i zonës së programit që ka një GDP prej 223
milionë eurosh ose të barabartë me 2.4% të
GDP-së së vendit43. Mbështetja e rajonit në
sektorin e bujqësisë thekson se bujqësia
kontribuon me 34% në formimin e PBB së
rajonit për vitin 2011. Pjesa e hoteleve, të
tregtisë, transportit dhe komunikimit arrin në
20% të PBB-së së rajoneve. Pjesa e sektorëve të
pasurive të paluajtshme dhe financiare llogaritet
në 17%, e pasuar nga shërbimet e tjera që arrin
13% të GDP-së së rajoneve për vitin 2011.
Sektori me kontributin më të ulët është industria,
pjesa e të cilës është thjesht 3% e PBB-së së
rajonit në vitin 2011.
GDP-ja e rajonit të Lezhës për vitin 2011
arriti në 334 milionë euro ose rreth 3.7% e PBBsë së vendit44. Sektorët kryesorë janë tregtia,
hotelet, transporti dhe komunikimi që arrin në
26%, ndjekur nga sektori i bujqësisë që arrin në
25%. Pjesa e sektorit të pasurive të paluajtshme
dhe financiare llogaritet në 19%, pasuar nga
shërbimet e tjera që arrin në 13% të PBB-së për
vitin 2011. Kontributi i sektorit të ndërtimit është
matur me 10%, poshtë mesatares kombëtare që
vlerësohet në 12.8%, ndërsa industria është
kontribuesi më i vogël për ekonominë e rajonit të
Lezhës, duke zënë 8% të PBB-së së rajoneve në
vitin 2011.
Përveç sektorit të shërbimeve i cili është
kontribuesi kryesor në PBB-në e vendit, sektori i
bujqësisë mban një shkallë të lartë të rëndësisë
për zhvillimin ekonomik dhe punësimin në
zonën e programimit në Shqipëri, meqenëse një
pjesë e madhe e popullsisë ende jeton në zonat
43
44
INSTAT, Llogaritë Rajonale 2013.
INSTAT, Llogaritë Rajonale 2013.
Faqe|1354
Viti 2021 – Numri 7
rurale, pavarësisht nga lëvizjet e dukshme drejt
zonave urbane.
Në Kosovë, zhvillimi i sektorit ekonomik dhe
privat ka qenë kryesisht në shkallë të vogël dhe jo
me shumë kapital intensiv. Rritja e PBB-së në
Kosovë arriti kulmin në nivelin e 7.5% në vitin
2008, me rënie në 2.5% në vitin 201245.
Pavarësisht rënies së tendencave, norma
mesatare vjetore e rritjes së Kosovës ka qenë më
e larta në mesin e vendeve të tjera të Ballkanit
Perëndimor46 në katër vitet e fundit47. Megjithatë,
ekonomia e Kosovës vazhdon të presë zgjidhje
për problemet e saj madhore, që do të thotë,
vendi është duke jetuar përtej mundësive dhe
kushteve të tij. Kosova vuan nga një
mosbalancim i pagesave me importet, që
dukshëm dominojnë eksportet. Kjo ndodh
kryesisht, për shkak të faktit që NVM-të e
Kosovës
nuk
janë
ndërkombëtarisht
48
konkurruese .
NVM-të e orientuara dobët nga eksporti
pengojnë kontributin e mëtejshëm të NVM-ve
për GDP, si krijimi i vendeve të punës dhe rritja
ekonomike. Eksportet dominohen nga metalet
bazë dhe mineralet e prodhuara nga kompanitë e
mëdha. Kosova duhet të krijojë një ekonomi me
mjedis miqësor më konkurrues dhe të promovojë
eksportet (deficiti tregtar i Kosovës mbetet në
një mesatare rreth 90%, ose e shprehur në terma
monetare rreth 2.2 miliardë euro49), dhe
përmirësimin e infrastrukturës që lehtëson
tërheqjen e investitorëve të huaj. Në Kosovë nuk
ka të dhëna për kontributin e PBB-së sipas
rajoneve ose GDP-së rajonale për frymë, por
është e bazuar në treguesit e tjerë makro të
sektorit; rajoni i Qendrës është duke ofruar
kontributin më të madh në zhvillimin e
përgjithshëm të ekonomisë së Kosovës, ndërsa
45 Efekti i krizës globale dhe eurozonës në ekonominë e Kosovës ka qenë në shkallë më të
ulët për shkak të nivelit të ulët të integrimit në tregun financiar dhe bazës së ulët të
eksportit (MTEF 2014–2020).
Raporti i FMN-së për vendin nr. 223, qershor 2013.
Banka Botërore, “Raporti i rregullt për vendet e Evropës
Juglindore (SEE)”, nga recesioni i dyfishtë në reformat e
përshpejtuara, dhjetor 2012.
48 Strategjia e Zhvillimit të NVM-ve në Kosovë 2012–2016
me vizion 2020.
49 Banka Botërore, “Raporti i rregullt për vendet e Evropës
Juglindore (SEE), “Nga recesioni i dyfishtë në reformat e
përshpejtuara”, dhjetor 2012.
46
47
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents