Fletorja Zyrtare dy rajonet ekonomike jugore dhe perëndimore kontribuojnë pak a shumë në të njëjtin nivel. Zona e programit nga ana e Kosovës ka një ekonomi industriale-agrare. Aktivitetet ekonomike ndryshojnë ndërmjet të dyja rajoneve ekonomike dhe madje edhe brenda tyre. Shërbimet, bujqësia, tregtia, ndërtimi dhe përpunimi ushqimor janë duke gjeneruar pjesën më të madhe të xhiros dhe të ardhurave lokale. Ekonomia e të dyja rajoneve ka vuajtur shumë nga dëmtimet gjatë konfliktit të viteve nëntëdhjetë në Kosovë dhe për shumë vite ka përjetuar një stanjacion (ngecje ekonomike) të rëndë tranzicioni. Disa pjesë të zonës kanë vuajtur edhe për shkak të largësisë së tyre nga zona qendrore ekonomike dhe politike e Kosovës. Aktualisht, pikat e forta kryesore të rajoneve ekonomike jugore dhe perëndimore qëndrojnë në vendndodhjen e tyre gjeografike si një portë për vendet fqinje (Shqipëria dhe Mali i Zi), me të cilat ata kanë një traditë të gjatë të tregtisë. Rajonet kanë një industri ushqimore relativisht të zhvilluar me ndërmarrjet që furnizojnë tregun e Kosovës dhe eksportin me vendet fqinje. Sektori i ndërtimit (ndërtesave të banimit, apartamentet), si dhe industria ushqimore dhe e pijeve/lëngjeve janë veçanërisht duke u zgjeruar. Të dyja rajonet janë shumë të pasur me produkte të pyjeve, të cilat janë shumë të kërkuara në tregun e jashtëm, si edhe industria e drurit që është duke u rimëkëmbur. 2.2.1 Sektori privat Operatorët ekonomikë në zonën e programit janë shumë të fragmentuar dhe të vegjël në madhësi, që pasqyron strukturën e ndërmarrjeve në nivel vendi dhe tregon se biznesi është më së shumti familjar dhe mbizotërohet nga vetëpunësimi. Struktura e ndërmarrjeve është e dominuar nga ndërmarrje shumë të vogla, që punësojnë 1–4 persona, të cilat përbëjnë pothuajse 90% të totalit të ndërmarrjeve në zonën përfituese. Zona e programit shqiptar, e përbërë nga dy rajonet - Lezhë dhe Kukës - regjistron një total prej 3,797 ndërmarrjesh50. Ajo ka një përqindje të regjistrimit të lindjeve të NVM-ve prej 10.8%, Viti 2021 – Numri 7 më e ulët në krahasim me mesataren kombëtare prej 12.2%. Numri total i ndërmarrjeve në rajonin e Kukësit në fund të 2012 arrinte në 914 ndërmarrje51, që përbën më pak se 1% të numrit të përgjithshëm të ndërmarrjeve në Shqipëri, duke regjistruar një përqindje të lindjeve prej 10.8%, nën mesataren kombëtare prej 12.2%. Rreth 81.7% e ndërmarrjeve të regjistruara në rajonin e Kukësit operojnë në sektorin e shërbimeve. Shumica e këtyre ndërmarrjeve rreth 54.7% - operojnë në sektorin e tregtisë, ndërsa 120 ndërmarrje ose 16% operojnë në sektorin e hoteleve dhe restoranteve. Pjesa e mbetur prej 17.6% janë të regjistruar që veprojnë në shërbime të tjera. Sektori i prodhimit regjistron 167 ndërmarrje, brenda të cilit rreth 50% operojnë në sektorin e industrisë; 37.1% në sektorin e ndërtimit dhe pjesa e mbetur 13.2% operojnë në sektorin e bujqësisë. Rreth 84% e ndërmarrjeve në rajonin e Kukësit punësojnë 1–4 persona, me vetëm 12 ndërmarrje që punësojnë më shumë se 50 persona. Pjesa e ndërmarrjeve e menaxhuar nga femrat në rajonin e Kukësit është më e ulëta në Shqipëri me 14.2%. Numri total i ndërmarrjeve në rajonin e Lezhës në fund të vitit 2012 arrinte në 2,883 ndërmarrje52, që përfaqëson 2.76% të numrit të përgjithshëm të ndërmarrjeve të regjistruara në Shqipëri, me një natalitet prej 10.8%, nën mesataren kombëtare prej 12.2%. Shumica e ndërmarrjeve 80.6% operojnë në sektorin e shërbimeve. Rreth 1201 apo 41.7% të ndërmarrjeve operojnë në sektorin e tregtisë, ndërsa 448 ndërmarrje operojnë në hotele dhe restorante, si nënsektor i shërbimeve. Sektori i prodhimit regjistron 557 ndërmarrjeve ose më pak se 1/5 e totalit të ndërmarrjeve në rajonin e Lezhës, shumica e të cilave në sektorin e industrisë - 327 njësi ose 58.7%, e ndjekur nga 153 ndërmarrje që operojnë në sektorin e ndërtimit. Rreth 91.3% e të gjitha ndërmarrjeve në rajonin e Lezhës punësojnë 1–4 persona, ndërsa vetëm 25 ndërmarrje punësojnë më shumë se 50 persona. Rreth 24.7% e ndërmarrjeve në rajonin e Lezhës menaxhohen nga femrat. 51 50 INSAT, Regjistri Statistikor i Bizneseve 2013. INSAT, Regjistri Statistikor i Bizneseve 2013. Regjistri Statistikor i Bizneseve 2013. 52INSAT, Faqe|1355

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents