Fletorja Zyrtare
25.6%56. Në Rajonin Ekonomik Perëndimor në
vitin 2011 ka pasur 87,989 persona të
konsideruar si “ekonomikisht aktiv”, por vetëm
52% e tyre ishin të punësuar57. Sektorët kryesorë
të punësimit në rajonin perëndimor janë shërbimi
i tregtisë dhe ai artizanal me 17.02%, ndjekur nga
administrata publike me 14.8%. Edhe pse është
vërejtur një ndryshim i vogël pozitiv, përqindja e
punëkërkuesve që konsiderohet si e pakualifikuar
është 57% (duke përfshirë edhe grupin pa ndonjë
arsimim formal dhe atë vetëm me arsimin fillor),
ndërsa ata me arsim të lartë dhe universitar janë
vetëm 3%, dhe me arsim të mesëm 28%58. Në
Rajonin Ekonomik Jugor, bujqësia është sektori
që ka punësuar 16.4% të forcës aktive të punës,
pasuar nga tregtia dhe shërbimi artizanal me
16%. Përveç kësaj, 38,388 banorë, ose 12.38%,
sigurojnë jetesën e tyre nga pensionet, asistenca
sociale dhe programet e tjera të mirëqenies dhe
kujdesit shëndetësor, ndërsa 38.388 banorë të
tjerë ose 12.19% varen nga remitancat e huaja
dhe burime të tjera. Gjithashtu, 160,556 banorë
ose rreth 51% e popullsisë mbështeten nga të
tjerët për jetesën e tyre, një shifër që mbulon
edhe pjesën “ekonomikisht joaktive” të
popullsisë.
Fuqia punëtore në Shqipëri në total arrinte
në 2,229,652 në fund të dhjetorit 201259. Ajo nuk
ka pasur zhvillime të mëdha, përkundër faktit se
ekonomia është ngadalësuar gjatë 2–3 viteve të
fundit. Punësimi i përgjithshëm në Shqipëri arriti
në 56.4% në vitin 2012, ndërsa norma mesatare e
papunësisë arriti në 13.9%, duke ndalur në të
njëjtat nivele të vitit 2011. Papunësia në rajonin e
Kukësit pasqyron të njëjtën normë mesatare të
papunësisë në nivel kombëtar dhe, gjithashtu,
strukturën e njëjtë të punësimit. Numri i të
papunëve në Lezhë ishte 15,021 nga fundi i 2012.
Personat e papunë në Lezhë përbënin 10.6% të
totalit të forcës aktive të punës, ndërsa në Kukës
10,322 të papunët përbënin rreth 7% të totalit60.
Agjencia Kosovare për Statistikat dhe Banka Botërore:
Rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore Kosovë 2012.
57 Agjencia e Statistikave të Kosovës: Të dhënat e tregut të
punës sipas komunave 2011: Rezultatet përfundimtare të
regjistrimit të popullsisë 2011.
58 Puna dhe Punësimi - Raporti i Performancës 2012 MPMS, prill 2013.
59 INSTAT, Tregu i Punës 2011–2012.
60 INSTAT, TAT, Buletini Tremujor Statistikor, nr. 2,
2013.
56
Viti 2021 – Numri 7
Sistemi i mbrojtjes sociale siguron mbështetje
për një pjesë të konsiderueshme të popullsisë në
të dyja zonat e programimit.
2.2.3 Bujqësia dhe zhvillimi rural
Toka bujqësore mbulon 22% të territorit të
Shqipërisë e cila arrin në 0.22 hektarë për frymë.
Përqindja e bujqësisë në PBB-në e Shqipërisë
arrinte në 21% të PBB-së në vitin 2012. Në
Kosovë, kontributi në sektorin e bujqësisë në
PBB është 14%. Kullotat, pyjet dhe livadhet
përbëjnë rreth 78% të territorit të përgjithshëm
të Shqipërisë, që përfaqëson një mundësi të
pashfrytëzuar për prodhimin blegtoral. Rreth
59% është e vendosur në këtë zonë të programit.
Investimi
i
fundit
madhor
në
infrastrukturën ka qene i efektshëm për
zhvillimin e zonës së programit, por pjesa më
e madhe e rrjetit të infrastrukturës vazhdon të
jetë penguese për zhvillimin ekonomik dhe
social. Zhvillimi i qëndrueshëm dhe përmirësimi i
transportit dhe infrastrukturës publike, mund të
ndihmojë në rritjen e qëndrueshme ekonomike
dhe në një rritje të përgjithshme të mirëqenies në
zonën e programit. Zhvillimi i një infrastrukture
që lehtëson biznesin dhe shpërndarjen e rrjeteve
dhe shërbimeve për mbështetjen e zhvillimit të
biznesit dhe inovimit, mund të ndihmojë në
rritjen e përgjithshme të mirëqenies dhe
ekonomisë në zonë.
Një tjetër mundësi e humbur në të dyja
palët është potenciali i sektorit të turizmit.
Duhet të merren parasysh nismat e BNK-së, në
lidhje me krijimin e një oferte të përbashkët
turistike.
Zona ka një trashëgimi të pasur historikekulturore-artistike, e cila nevojit për mbrojtje
dhe promovim. Valorizimi i mëtejshëm i
trashëgimisë historike dhe kulturore mund të
ndihmojë në përforcimin e identitetit të kësaj
hapësirë të përbashkët. Trashëgimia kulturore
është një vlerë e shtuar për zhvillimin ekonomik
të zonës së programit. Ka bashkëpunim midis
institucioneve që veprojnë në fushën kulturore,
por është e nevojshme që ky bashkëpunim të
intensifikohet akoma.
- Përmirësimi i sistemit arsimor në të
gjitha nivelet është një prioritet madhor për
zonën e e programit, në veçanti në zonat rurale.
Veprimtari të tjera të përbashkëta do të mund të
ndërmerren për krijimin e rrjeteve të qendrave të
Faqe|1357
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents