Fletorja Zyrtare trajnimit, si edhe të institucioneve më të larta, agjencive kërkimore dhe organizatave. Avantazhet e përdorimit të së njëjtës gjuhë, mund të përdoren për zhvillimin e kurrikulave arsimore. - Shërbimet sociale nuk janë të zhvilluara mjaftueshëm dhe në mënyrën e duhur. Në veçanti, shërbimi shëndetësor ka nevojë për shumë përmirësime për sa i përket cilësisë së mbulimit. Baza ligjore për sigurimet shëndetësore (në zonat rurale të palës Shqiptare) pengohet akoma nga zhvillimi i shërbimit shëndetësor të përgjithshëm. Duke qenë se sistemi shëndetësor administrohet në nivel qendror, nën programet BNK nuk ka shumë mundësi veprimtarie, por me siguri ka hapësira për aktivitete potenciale të përbashkëta në fushën e fushatave për prevencionin shëndetësor dhe për edukimin shëndetësor. - Inkurajimi i rrjeteve rajonale të organizatave të shoqërisë civile – CSO (përfshirë organizatat sportive, të të rinjve dhe kulturore) mund të ndihmojë për ruajtjen dhe përforcimin e marrëdhënieve/lidhjeve të Faqe|1358 Viti 2021 – Numri 7 komuniteteve në të dyja anët e kufirit në këtë zonë multietnike të programit. - Aktivitetet e lidhura me kërkim dhe zhvillim – R&D – dhe IT janë akoma në nivele të ulëta. Investimet dhe aktivitetet qeveritare, rajonale ose lokale në fushën e R&D janë ende të pamjaftueshme, edhe pse ka universitete në zonën e programit. Nuk ka të dhëna të posaçme mbi kërkimin dhe zhvillimin, por virtualisht, ka një mungesë bashkëpunimi midis institucioneve në të dyja vendet përfituese të IPA II dhe fushat e kërkimit, zhvillimit dhe inovacionit, vazhdojnë të jenë të paeksploruara. - Qeveritë vendore dhe rajonale në përgjithësi janë të dobëta nga pikëpamja financiare dhe nuk mund të nxisin zhvillimin lokal. Nuk kanë aftësi të mjaftueshme menaxhuese, kontrolli financiar dhe buxhetimi, qasje demokratike në procesin e vendimmarrjes. Përthithja e fondeve të BE-së vazhdon të jetë e ulët. Bashkëpunimi midis qeverisjeve lokale dhe rajonale të dy vendeve përfituese IPA II ka hapësira për përmirësim. Procesi i decentralizimit është në proces në të dyja vendet përfituese IPA II.

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents