Fletorja Zyrtare Viti 2021 – Numri 7 LIGJ Nr. 160/2020 PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË FINANCIMIT NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA KËSHILLI I MINISTRAVE, REPUBLIKËS SË KOSOVËS, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E INTEGRIMIT EVROPIAN, DHE KOMISIONIT EVROPIAN PËR PROGRAMIN E BASHKËPUNIMIT NDËRKUFITAR IPA II, SHQIPËRI– KOSOVË, 2014–2020, ALOKIMET PËR VITIN 2019 Në mbështetje të neneve, 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI: Neni 1 Ratifikohet marrëveshja e financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave, Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Integrimit Evropian, dhe Komisionit Evropian për programin e bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Shqipëri– Kosovë, 2014–2020, alokimet për vitin 2019, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji. MARRËVESHJA E FINANCIMIT KUSHTET E VEÇANTA Komisioni Evropian, në vijim i referuar si “Komisioni” ose “pala”, i cili vepron në emër të Bashkimit Evropian, në vijim i referuar si “Bashkimi”, nga njëra anë, dhe Republika e Shqipërisë, e përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave dhe Kosova*1, e përfaqësuar nga Ministria e Integrimit Evropian, që në vijim referohen bashkërisht si “përfituesit e IPA II” ose veçmas si “përfituesja e IPA II” ose “pala”, nga ana tjetër, dhe bashkërisht të referuara si “palët”, kanë rënë dakord si më poshtë: Neni 1 Programi i veprimit 1. Bashkimi bie dakord të financojë dhe përfituesit e IPA II bien dakord të pranojnë financimin për alokimet e vitit 2019 të Programit të Veprimit në vijim, siç përshkruhet në shtojcën I: Programi i Veprimit të Bashkëpunimi Ndërkufitar Shqipëri–Kosovë, për vitet 2018–2020 (numri i angazhimit (CRIS): 2019/041-457). Ky Program Veprimi financohet nga Buxheti i Bashkimit në bazë të aktit themelor në vijim: Instrumenti për Asistencën e Paraanëtarësimit (IPA II)2. Kostoja e totale e llogaritur për fondet e vitit 2019 të këtij Programi Veprimi është 1,411,764 euro dhe kontributi maksimal i Bashkimit për këtë Program Veprimi është vendosur 1.200.000 euro. Nuk kërkohet kontribut financiar nga përfituesit e vendeve IPA II. Neni 2 Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Miratuar në datën 17.12.2020. Shpallur me dekretin nr. 11898, datë 5.1.2021 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta Neni 2 Periudha e ekzekutimit dhe periudha e zbatimit operacional 1. Siç përcaktohet në nenin 1(1) të shtojcës II, periudha e ekzekutimit të kësaj Marrëveshjeje 1 Ky përcaktim nuk cenon qëndrimet mbi statusin dhe, në përputhje me rezolutën 1244/1999 të UNSCR-së dhe opinionin e GJND-së për shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Rregullorja nr. 231/2014 (BE) e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, e datës 11 mars 2014, që krijon një Instrument për Asistencën e Paraanëtarësimit (IPA II), OJ L 77, 15.3.2014, f. 11. 2 Faqe|1315

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents