Fletorja Zyrtare
Marrëveshja e Financimit IPA II, programet
vjetore të veprimit BNK – Shtojca II: Kushtet e
përgjithshme v. 3.1, shtator 2018
SHTOJCA II
KUSHTET E PËRGJITHSHME
Përmbajtja
SHTOJCA
II:
KUSHTET
E
PËRGJITHSHME
Pjesa e parë: Dispozita të përgjithshme
Neni 1 - Periudha e ekzekutimit, periudha e
zbatimit operacional dhe afati kontraktues
Neni 2 - Përfituesit e IPA II dhe detyrat e tyre të
përbashkëta
Neni 3 - Kërkesat e raportimit
Neni 4 - Vizibiliteti dhe komunikimi
Neni 5 - Të drejtat e pronësisë intelektuale
Neni 6 - Pranueshmëria e shpenzimeve
Pjesa e dytë: Dispozitat e zbatueshme të
menaxhimit të tërthortë nga përfituesi i IPA-së II
Neni 7 - Parime të përgjithshme
Neni 8 - Procedurat e dhënies së prokurimit dhe
granteve
Neni 8 - Detyrimi për të informuar, sanksionet
administrative dhe mosveprimi
Neni 9 - Kontrollet paraprake mbi procedurat e
granteve dhe prokurimeve dhe kontrollet
paraprake të kontratave dhe granteve që do të
kryhen nga komisioni
Neni 10 - Llogaritë bankare, sistemet e
kontabilitetit dhe kostot e njohura
Neni 11 - Dispozita për pagesat e bëra nga
Komisioni për përfituesit IPA II që është autoriteti
kontraktues
Neni 12 - Ndërprerja e pagesave
Neni 13 - Kthimi i fondeve
Pjesa e tretë: Dispozitat përfundimtare
Neni 14 - Konsultimi ndërmjet përfituesve të
IPA II dhe Komisionit
Neni 15 - Amendimi i kësaj Marrëveshjeje
Financimi
Neni 16 - Pezullimi i kësaj Marrëveshjeje
Financimi
Neni 17 - Përfundimi i kësaj Marrëveshjeje
Financimi
Neni 18 - Rregullimet për zgjidhjen e
mosmarrëveshjeve
Viti 2021 – Numri 7
PJESA E PARË
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Periudha e ekzekutimit, periudha e zbatimit
operacional dhe afati kontraktues
1. Periudha e ekzekutimit është periudha gjatë
së cilës zbatohet Marrëveshja e Financimit dhe
përfshin periudhën operative të zbatimit, si dhe një
fazë të mbylljes. Kohëzgjatja e periudhës së
ekzekutimit është e përcaktuar në nenin 2(1) të
Kushteve të veçanta dhe do të fillojë me hyrjen në
fuqi të kësaj Marrëveshjeje Financimi.
2. Periudha e zbatimit operacional është
periudha në të cilën kanë përfunduar të gjitha
aktivitetet operative të mbuluara nga prokurimi dhe
kontratat e grantit të programit të veprimit.
Kohëzgjatja e kësaj periudhe është përcaktuar në
nenin 2(2) për Kushtet e veçanta dhe do të fillojë
me hyrjen në fuqi të kësaj Marrëveshjeje Financimi;
3. Periudha operacionale e zbatimit dhe
ekzekutimit duhet të respektohet nga Autoriteti
Kontraktues në mbyllje dhe zbatim të prokurimit
dhe kontratave të granteve, në kuadër të kësaj
Marrëveshjeje Financiare.
4. Kostot që lidhen me projektet e këtij
Programi Veprimi do të jenë të pranueshme për
financimin e BE-së vetëm nëse janë kryer gjatë
periudhës së zbatimit operativ.
5. Prokurimet, kontratat e grantit dhe
marrëveshjet e kontributit do të përfundojnë
maksimumi brenda tre vjetëve nga hyrja në fuqi e
Marrëveshjes Financiare, përveç:
a) në ndryshimet në kontratat tashmë të lidhura;
b) kur kontratat individuale të prokurimit
përfundojnë pas një ndërprerjeje të parakohshme të
kontratës ekzistuese të prokurimit;
c) kontratave që lidhen me auditimin dhe
vlerësimin, të cilat mund të jenë të nënshkruara pas
zbatimit operacional;
d) ndryshimi i subjektit të ngarkuar me detyra të
besuara.
6. Kur një kontratë granti ose prokurimi nuk ka
sjellë asnjë pagesë brenda dy viteve nga nënshkrimi
i saj, do të ndërpritet automatikisht dhe fondet e saj
do të bllokohen, me përjashtim të çështjeve
gjyqësore pranë gjykatave ose në organet e
arbitrazhit.
Faqe|1361
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents