Fletorja Zyrtare
Neni 2
Përfituesit e IPA II dhe detyrat e tyre të
përbashkëta
1. Siç parashikohet në nenin 76(3) të kuadrit të
marrëveshjeve përkatëse, përfituesit e IPA II do të
bashkëpunojnë ngushtë dhe duhet të përmbushin
bashkërisht në veçanti funksionet e mëposhtme
dhe të marrin përsipër përgjegjësitë e mëposhtme:
a) përgatisin programet e bashkëpunimit
ndërkufitar, në përputhje me nenin 68 të
Marrëveshjeve Kuadër përkatëse ose rishikimet e
tyre;
b) sigurojnë pjesëmarrjen në Komitetin e
Përbashkët të Monitorimit (KPM), mbledhje dhe
takime të tjera dypalëshe;
c) emërojnë përfaqësuesin e tyre në KPM;
d) krijojnë Sekretariatin e Përbashkët Teknik
(SPT) dhe sigurohen që ajo të ketë stafin e duhur;
e) përgatisin dhe zbatojnë vendimet strategjike
të KPM;
f) mbështesin punën e KPM-së dhe sigurojnë
informacionin e kërkuar për të kryer detyrat e veta,
në veçanti të dhënat që lidhen me ecurinë e
programit operativ në arritjen e objektivave
specifikë dhe synimeve për prioritet tematike si
ngritja e programit të bashkëpunimit ndërkufitar;
g) krijojnë një sistem për të mbledhur
informacion të besueshëm mbi zbatimin e
programit të bashkëpunimit ndërkufitar;
h) hartojnë raportet vjetore dhe finale të
zbatimit, siç janë përmendur në nenin 80 të
Marrëveshjes Kuadër përkatëse në përputhje me
nenin 3;
i) të përgatisin dhe të zbatojnë një plan koherent
për komunikim dhe vizibilitet;
j) të hartojnë një plan vjetor të punës për
Sekretariatin e Përbashkët Teknik, të miratuar nga
KPM-ja.
2. Me qëllim zbatimin e nenit 25 të
Marrëveshjes Kuadër mbi Mbrojtjen e të Dhënave,
të dhënat personale do të jenë:
- përpunuar në mënyrë të ligjshme, të drejtë dhe
transparente në lidhje me subjektin e të dhënave;
- të mbledhura për qëllime të specifikuara, të
qarta dhe të ligjshme dhe të mos përpunohen më
tej në atë mënyrë që është e papajtueshme me ato
qëllime;
Faqe|1362
Viti 2021 – Numri 7
- të mjaftueshme, të rëndësishme dhe të
kufizuara në çka është e nevojshme në lidhje me
qëllimet për të cilat përpunohen;
- të sakta dhe, kur është e nevojshme, të
përditësuara;
- përpunuar në atë mënyrë që garantojnë
sigurinë e duhur të të dhënave personale; dhe
- të mbajtura në një formë që lejon identifikimin
e subjekteve të të dhënave jo më gjatë se sa është e
nevojshme për qëllimet për të cilat përpunohen të
dhënat personale.
Të dhënat personale të përfshira në dokumente
që duhen mbajtur nga përfituesi i IPA II, në
përputhje me nenin 8.5, duhet të fshihen pasi të
kenë përfunduar afatet e përcaktuara në nenin 8.5.
Neni 3
Kërkesat e raportimit
1. Për qëllimet e kërkesave të raportimit të
përcaktuara në nenin 80(1) të Marrëveshjes
përkatëse Kuadër, strukturat operuese do të
përdorin modelin e parashikuar në shtojcën III të
kësaj marrëveshjeje financimi.
2. Për qëllim të kërkesave të përgjithshme të
raportimit në Komision, të përcaktuara në nenin 58
të Marrëveshjes Kuadër dhe kërkesat specifike të
raportimit nën menaxhimin e tërthortë të
përcaktuara në nenin 59(1) të Marrëveshjes Kuadër
përkatëse në raportin vjetor për zbatimin e
asistencës IPA II, NIPAC do të përdorë modelin e
dhënë në shtojcën IIIA të kësaj marrëveshjeje
financimi.
3. Për qëllim të kërkesave specifike të raportimit
sipas menaxhimit të tërthortë të përcaktuar në
pikën “a”, të nenit 59(2) të Marrëveshjes Kuadër
mbi raportin vjetor financiar apo deklaratat, NAO
si përfitues i IPA II që është Autoriteti
Kontraktues, do të përdorë modelin e parashikuar
në shtojcën IV të kësaj marrëveshjeje financimi.
4. Për qëllim të nenit 59(4) të Marrëveshjes
Kuadër, NIPAC (KKIPA) si përfitues i IPA II që
është Autoriteti Kontraktues, do t’i paraqesë
Komisionit një raport përfundimtar mbi zbatimin e
asistencës së IPA II të Programit të Veprimit jo më
vonë se katër muaj pas disbursimit (pagesës) të
fundit për kontraktuesit e saj ose përfituesit e
granteve.
5. Për qëllim të nenit 59(6) të Marrëveshjes
Kuadër, ZKA si përfitues i IPA II ku është
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents