Fletorja Zyrtare
Autoriteti Kontraktues, do të sigurojë deri në datën
15 janar të vitit financiar vijues, në format
elektronik, një kopje të të dhënave të mbajtura në
sistemin e kontabilitetit, të krijuar, sipas nenit 10(5).
Kjo duhet të mbështetet nga një raport i
nënshkruar i paaudituar përmbledhës financiar, në
përputhje me pikën “c” të shtojcës IV.
Neni 4
Vizibiliteti dhe komunikimi
1. Siç parashikohet në dispozitat e nenit 24 (1),
76 (3) (k) dhe nenit 78 (8) (f) të Marrëveshjes
Kuadër përkatëse, përfituesit e IPA II duhet të
përgatisin një plan koherent të aktiviteteve të
vizibilitetit dhe të komunikimit, të cilat do t’i
paraqiten Komisionit për një marrëveshje, brenda 6
muajve nga hyrja në fuqi e kësaj Marrëveshjeje
Financimi.
2. Këto aktivitete të vizibilitetit dhe
komunikimit duhet të jenë në përputhje me
Manualin e Komunikimeve dhe Vizibilitetit për
veprimet e jashtme të BE-së, të përcaktuara dhe të
publikuara nga Komisioni, në fuqi në kohën e
aktiviteteve.
Neni 5
Të drejtat e pronësisë intelektuale
1. Kontratat e financuara sipas kësaj
Marrëveshjeje Financiare, duhet të garantojnë që
përfituesit e IPA II të fitojnë të gjitha të drejtat e
nevojshme të pronësisë intelektuale në lidhje me
teknologjinë e informacionit, studimet, skicat,
planet, publicitetin dhe çdo material tjetër të
përgatitur për qëllime të planifikimit, zbatimit,
monitorimit dhe vlerësimit.
2. Përfituesi IPA II që është autoriteti
kontraktues, do të garantojë që Komisioni ose
dikush apo personi i autorizuar nga Komisioni dhe
përfituesit e të tjerë të IPA II, do të kenë qasje dhe
të drejtën për të përdorur një material të tillë.
Komisioni do ta përdorë një material të tillë vetëm
për qëllimet e veta.
Viti 2021 – Numri 7
Neni 6
Pranueshmëria e shpenzimeve
1. Shpenzimet e mëposhtme nuk do të jenë të
pranueshme për financim sipas kësaj Marrëveshjeje
Financiare:
a) borxhet dhe pagesat e shërbimit të borxhit
(interesi);
b) dispozitat për humbje ose detyrime të
mundshme në të ardhmen;
c) kostoja e deklaruar nga përfituesi dhe e
financuar nga një veprim apo program pune që
merr një grant nga unioni;
d) humbjet e këmbimit valutor;
e) kreditë për palët e treta;
f) gjobat, penalitetet financiare dhe shpenzimet
e procesit gjyqësor.
2. Blerja e tokës që nuk është e ndërtuar dhe e
tokës me ndërtim në shumën deri 10% të totalit të
shpenzimeve të lejueshme për aktivitetin në fjalë,
do të jetë e ligjshme/e pranueshme për financim,
sipas asistencës për bashkëpunim ndërkufitar IPA
II, nëse është e justifikuar nga natyra e veprimit dhe
të dhënat në shtojcën I.
PJESA E DYTË
DISPOZITAT E ZBATUESHME TË
MENAXHIMIT TË TËRTHORTË NGA
PËRFITUESI IPA II
Neni 7
Parime të përgjithshme
1. Qëllimi i pjesës së dytë është të vendosë
rregullat për zbatimin e Programit të Veprimit nën
menaxhimin e tërthortë dhe, në veçanti, rregullat që
lidhen me detyrat që i janë besuar zbatimit të
buxhetit, siç përshkruhet në shtojcën I dhe për të
përcaktuar të drejtat dhe detyrimet e përfituesit të
IPA II që është Autoriteti Kontraktues dhe
Komisioni në kryerjen e këtyre detyrave.
2. Siç parashikohet në pikën “b” të nenit 76 (3)
të Marrëveshjes Kuadër përkatëse, përfituesit e IPA
II, bashkërisht, duhet të përgatisin një marrëveshje
dypalëshe dhe të sigurojnë zbatimin e saj.
3. Përfituesi i IPA II që nuk është Autoritet
Kontraktues, do të bashkëpunojë me përfituesin e
IPA II që është Autoritet Kontraktues, për të
siguruar se detyrat në vijim janë plotësuar:
Faqe|1363
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents