Fletorja Zyrtare
me pikën 2(3)(b) të shtojcës A të Marrëveshjes
Kuadër, i cili do të mbajë të paktën informacionin
për kontratat që menaxhohen nën Programin e
Veprimit të treguar në shtojcën V.
5. Kostoja e njohur në sistemin e kontabilitetit e
mbajtur nën seksionin 4 të këtij neni, duhet të jetë
kryer, paguar dhe pranuar dhe të korrespondojë me
kostot aktuale të provuara nga dokumentet
mbështetëse dhe të përdoret kur është e
përshtatshme, për të nisur parafinancimin e paguar
nga përfituesi i IPA II që është Autoriteti
Kontraktues sipas kontratave lokale.
6. Kostoja e njohur në sistemin e kontabilitetit
do të shfrytëzohet nga Komisioni për njohjen e
përkohshme të kostos së saj, gjatë zbatimit të
programit të veprimit (duke përfshirë autorizimin e
parafinancimit që i paguhet përfituesit të IPA II, i
cili është Autoriteti Kontraktues) për procesin e
miratimit për pagesat, autorizimin përfundimtar të
procedurës së llogarive në fund të Programit të
Veprimit, praktikat vjetore të ndërprera dhe çdo
zbatim tjetër të menaxhimit dhe të shqyrtimeve të
performancës.
7. Përfituesi i IPA II që është autoriteti
kontraktues, do t’i sigurojë Komisionit raportet në
vijim:
a) raportin përmbledhës, siç është përcaktuar në
nenin 3(5);
b) raportet vjetore, siç janë përcaktuar në
paragrafët 2 deri 4 të nenit 3;
c) kërkesa për raportet e fondeve, siç
përmenden në nenin 11.
Neni 11
Dispozita për pagesat e kryera nga
Komisioni për përfituesit IPA II, që është
autoriteti kontraktues
1. Përfituesi IPA II që është autoriteti
kontraktues, duhet të paraqesë parashikimin e tij
fillestar të disbursimit (pagesës) për programin e
veprimit, të përgatitur në përputhje me nenin 10(2),
me kërkesën e parë për pagesë të parafinancuar.
Pagesa e parë e parafinancimit do të bëhet për
100% të pagesës së parashikuar për vitin e parë të
planit të parashikuar për disbursim.
2. Përfituesi IPA II, që është autoriteti
kontraktues, do të paraqesë kërkesa të
vazhdueshme të pagesës së parafinancimit, kur
bilanci i përgjithshëm bankar për programin e
Viti 2021 – Numri 7
veprimit përfshihet nën pagesën e parashikuar për
pesë muajt në vazhdim të programit të veprimit.
3. Çdo kërkesë për parafinancim shtesë do të
mbështetet nga dokumentet e mëposhtme:
a) një deklaratë përmbledhëse të të gjitha
pagesave të kryera për programin e veprimit;
b) balancat bankare për programin e veprimit në
datën e përcaktuar të kërkesës;
c) një parashikim të pagesave për programin e
veprimit për katërmbëdhjetë muajt në vazhdim në
datën e përcaktuar të kërkesës në përputhje me
shtojcën IV pika “d”.
4. Përfituesi IPA II që është Autoriteti
Kontraktues, mund të kërkojë për çdo
parafinancim pasues, shumën e totalit të
disbursimeve të parashikimit për katërmbëdhjetë
muaj, pas datës së përcaktuar të kërkesës, pa
balancat e referuara në nenin 3(b) të këtij neni në
datën e përcaktuar të kërkesës për fondet e rritura
nga ndonjë shumë e financuar nga përfituesi IPA
II, sipas paragrafit 5 të këtij neni dhe që nuk është
rimbursuar ende.
Komisioni gëzon të drejtën për të reduktuar çdo
pagesë pasuese të parafinancimit, nëse tepricat
totale bankare të mbajtura nga përfituesi i IPA II që
është Autoriteti Kontraktues në bazë të këtij
programi dhe në të gjitha programet e tjera të IPA I
apo IPA II që menaxhohen nga përfituesi i IPA II
që është Autoriteti Kontraktues, tejkalon
parashikimin e disbursimit për katërmbëdhjetë
muajt e ardhshëm.
5. Në rastet kur pagesa është reduktuar sipas
paragrafit 4 të këtij neni, përfituesi i IPA II që është
autoriteti kontraktues, duhet ta financojë
programin nga burimet e veta, deri në shumën e
reduktimit. Përfituesi i IPA II që është autoriteti
kontraktues, më pas mund të kërkojë rimbursimin
e këtij financimi, si pjesë e kërkesës së ardhshme
për fonde të përcaktuara në paragrafin 4 të këtij
neni.
6. Komisioni ka të drejtë për të rikuperuar
balancat e tepërta bankare, të cilat kanë mbetur të
papërdorura për më shumë se dymbëdhjetë muaj.
Para se të ushtrojë këtë të drejtë, Komisioni e fton
përfituesin e IPA II që është autoriteti kontraktues,
për të dhënë arsyet e vonesës në disbursimin e
fondeve dhe të demonstrojë nevojën për to në
vazhdim gjatë dy muajve të ardhshëm.
Faqe|1367
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents