Fletorja Zyrtare 7. Interesi i gjeneruar nga llogaritë bankare të përdorura për këtë program nuk njihet nga Komisioni. 8. Sipas nenit 33(4) të marrëveshjes kuadër, kur ndërprerja e afatit për kërkesën për pagesë tejkalon dy muaj, përfituesi i IPA II, që është autoriteti kontraktues, mund të kërkojë një vendim nga Komisioni, nëse ndërprerja e afatit duhet vazhdojë. 9. Pasqyra financiare përfundimtare e përmendur në nenin 37(2) të marrëveshjes kuadër do të dorëzohet nga ZKA-ja, jo më vonë se 16 muaj pas përfundimit të periudhës së zbatimit operacional. Neni 12 Ndërprerja e pagesave 1. Pa cenuar pezullimin ose përfundimin e kësaj Marrëveshjeje Financimi, sipas përkatësisht neneve 16 dhe 17 dhe, përveç nenit 39 të Marrëveshjes Kuadër, Komisioni mund të ndërpresë pagesat pjesërisht ose plotësisht, në qoftë se: a) Komisioni ka vendosur ose paraqet shqetësime serioze, pasi përfituesi IPA II që është Autoriteti Kontraktues ka bërë gabime të konsiderueshme, ka parregullsi apo mashtrime që vënë në dyshim ligjshmërinë ose rregullsinë e transaksioneve në fjalë, në implementimin e programit të veprimit ose nuk ka përmbushur detyrimet e tij sipas kësaj marrëveshjeje financiare; b) Komisioni ka vendosur ose paraqet shqetësime serioze, nëse përfituesi IPA II që është autoriteti kontraktues ka kryer gabime sistemike ose të përsëritura, ose ka parregullsi, mashtrime apo shkelje të detyrimeve në këtë ose në të tjera Marrëveshje Financimi, me kusht që ato gabime, parregullsi, mashtrime ose shkelje të detyrimeve të kenë ndikim material në zbatimin e kësaj Marrëveshjeje Financiare apo vënë në dyshim besueshmërinë e sistemit të kontrollit të brendshëm të përfituesit të IPA II ose ligjshmërinë dhe rregullsinë e shpenzimeve bazë. Neni 13 Kthimi i fondeve 1. Përveç rasteve të përmendura në nenin 41 të Marrëveshjes Kuadër, Komisioni mund të rimarrë fondet nga përfituesi i IPA II që është Autoriteti Faqe|1368 Viti 2021 – Numri 7 Kontraktues, siç parashikohet në rregulloren financiare, veçanërisht në rast se: a) Komisioni vendos se objektivat e programit të veprimit të përcaktuara në shtojcën I nuk janë arritur; b) shpenzimet janë të papërshtatshme; c) shpenzimet janë shkaktuar si rezultat i gabimeve, parregullsive, mashtrimeve apo shkeljeve të detyrimeve në zbatimin e programit të veprimit, në veçanti në procedurën e prokurimit dhe dhënies së granteve. 2. Në përputhje me ligjin kombëtar, përfituesi i IPA II, që është autoriteti kontraktues, do të rimarrë kontributin e unionit që i paguhet përfituesit të IPA II, i cili është autoriteti kontraktues, nga marrësit të cilët ndodhen në një prej situatave të përcaktuara në paragrafin 1, pika “b” ose “c” të këtij neni ose të referuara në nenin 41 të Marrëveshjes Kuadër. Fakti se përfituesi IPA II, që është Autoriteti Kontraktues, nuk ka sukses në kthimin e të gjithë ose një pjese të fondeve nuk do ta pengojë Komisionin për rikuperimin e fondeve nga përfituesi i IPA II, që është autoriteti kontraktues. 3. Përfituesi i IPA II, që nuk është autoriteti kontraktues, do të bëjë përpjekje maksimale për të mbështetur përfituesin e IPA II, që është autoriteti kontraktues, në rimëkëmbjen e saj, kur përfituesi vendoset në territorin e tij. Marrëveshja për rikuperimin do të parashikohet në një marrëveshje dypalëshe, që do të lidhet në përputhje me nenin 69 të Marrëveshjeve Kuadër përkatëse. 4. Shumat e paguara padrejtësisht apo të mbuluara nga përfituesi IPA II, që është autoriteti kontraktues, shumat e garancive financiare, performancës dhe parafinancimit, të paraqitura në bazë të prokurimit dhe dhënies së procedurave të granteve, shumat nga gjobat e vendosura nga përfituesi IPA II, që është autoriteti kontraktues për kandidatët, ofertuesit, aplikantët, kontraktuesit ose përfituesit e granteve, të paguara për përfituesit e IPA II, që është autoriteti kontraktues, ose do të ripërdoren për programin e veprimit, ose do t’i kthehen Komisionit.

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents