Fletorja Zyrtare PJESA E TRETË DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE Neni 14 Konsultime ndërmjet përfituesve të IPA II dhe Komisionit 1. Përfituesit e IPA II dhe Komisioni do të konsultohen me njëri tjetrin para se të krijojnë mosmarrëveshje, në lidhje me zbatimin ose interpretimin e mëtejshëm të kësaj Marrëveshjeje Financimi, në përputhje me nenin 18 të këtyre Kushteve të përgjithshme. 2. Kur Komisioni vihet në dijeni për problemet në kryerjen e procedurave që lidhen me zbatimin e kësaj Marrëveshje Financimi, ai duhet të krijojë të gjitha kontaktet e nevojshme me përfituesit e IPA II për të korrigjuar situatën dhe ndërmarrë hapat e nevojshëm. 3. Konsultimi mund të çojë në një ndryshim, në pezullimin ose përfundimin e kësaj marrëveshjeje financimi. 4. Komisioni do të informojë rregullisht përfituesit e IPA II për zbatimin e aktiviteteve të përshkruara në shtojcën I, të cilat nuk përfshihen në pjesën e dytë të këtyre Kushteve të përgjithshme. Neni 15 Ndryshimi i kësaj Marrëveshjeje Financimi 1.Çdo ndryshim i kësaj Marrëveshjeje Financiare duhet të bëhet me shkrim, duke përfshirë dhe shkëmbimin e shkresave. 2.Nëse përfituesit e IPA II, kërkojnë një amendament, kërkesa duhet t’i paraqitet bashkërisht Komisionit të paktën gjashtë muaj para se ndryshimi që kërkohet të hyjë në fuqi. 3.Komisioni mund të amendojë dokumentet model në shtojcën III, IIIA, IV dhe V, pa nevojën e një amendamenti të kësaj Marrëveshjeje Financiare. Përfituesit e IPA II do të informohen me shkrim për çdo amendament të tillë dhe për hyrjen e tij në fuqi. Neni 16 Pezullimi i kësaj Marrëveshjeje Financimi 1. Zbatimi i kësaj Marrëveshjeje Financiare mund të pezullohet në rastet e mëposhtme: Viti 2021 – Numri 7 a) nëse ndonjë përfitues IPA II shkel një detyrim sipas kësaj marrëveshjeje financiare; b) nëse përfituesi i IPA II që është Autoriteti Kontraktues shkel ndonjë detyrim të përcaktuar në bazë të procedurave dhe dokumenteve standarde të përmendura në nenin 18(2) të Marrëveshjes përkatëse Kuadër, pa cenuar dispozitat në nenin 8(2); c) nëse përfituesi i IPA II që është Autoriteti Kontraktues, nuk i plotëson kërkesat për zbatimin e detyrave të besuara të buxhetit; d) nëse përfituesit e IPA II nuk i përmbushin bashkërisht funksionet dhe përgjegjësitë e përmendura në nenin 2(1) dhe, kur është e mundur, edhe menaxhimin e tërthortë sipas nenit 7(3); e) nëse ndonjë përfitues i IPA II vendos të pezullojë ose të ndërpresë procesin e pranimit të anëtarësimit në BE; f) nëse ndonjë përfitues i IPA II shkel një detyrim në lidhje me respektimin e të drejtave të njeriut, parimet demokratike dhe sundimin e ligjit, si dhe në raste të rënda të korrupsionit ose nëse përfituesi IPA II është fajtor për sjellje të rëndë profesionale të provuar me ndonjë mënyrë të justifikuar. Shkelje e rëndë profesionale nënkupton një nga sa më poshtë: - shkelje e ligjeve ose rregulloreve në fuqi ose e standardeve etike të profesionit të cilit i përket një person ose subjekt; ose - çdo sjellje e gabuar e një personi ose subjekti që ka ndikim në kredibilitetin e tij profesional, kur sjellja e tillë nënkupton qëllimin e gabuar ose neglizhencën e rëndë; g) në rastet e forcës madhore, siç përcaktohet më poshtë. “Forcë madhore” do të thotë çdo situatë e paparashikueshme dhe e jashtëzakonshme ose ngjarje përtej kontrollit të palëve, e cila pengon secilën prej tyre në përmbushjen e ndonjë prej detyrimeve të tyre, gjë që nuk i atribuohet gabimit ose neglizhencës nga ana e tyre (ose pjesës së kontraktuesve të tyre, agjentëve ose të punësuarve) dhe vërteton pakapërcyeshmërinë e situatës, pavarësisht se janë bërë përpjekjet e duhura. Defektet në pajisje ose materiale, ose vonesat e tyre të mundshme, mosmarrëveshjet e punës, grevat ose vështirësitë financiare nuk mund të përdoren si forcë madhore. Një palë nuk duhet të konsiderohet si shkelëse e detyrimeve të saj, nëse është penguar nga përmbushja e tyre për shkak të një force Faqe|1369

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents