Fletorja Zyrtare Financimi është caktuar 12 vjet nga hyrja në fuqi e kësaj Marrëveshjeje Financimi. Marrëveshje e Financimit BNK për programet vjetore IPA II, Kushtet e veçanta, versioni 1.2 2. Siç përcaktohet në nenin 1(2) të shtojcës II, periudha e zbatimit operacional të kësaj Marrëveshjeje Financimi është caktuar 6 vjet nga hyrja në fuqi e kësaj Marrëveshjeje Financimi. Neni 3 Adresat dhe komunikimi I gjithë komunikimi në lidhje me zbatimin e kësaj Marrëveshjeje Financimi duhet të jenë në formë të shkruar, duke iu referuar shprehimisht Programit të Veprimit, siç identifikohet në nenin 1(1) dhe do të dërgohet në adresat e mëposhtme: a) Për Komisionin: Drejtoria e Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin (DG NEAR) Directorate D Rue de la Loi 15 B-1049 Brussels Belgjikë Adresa e email-it: NEAR-D4@ec.europa.eu b) Për përfituesit e IPA II: Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme Bulevardi “Gjergj Fishta”, nr. 6 Tiranë, Shqipëri Adresa e email-it: info@mfa.gov.al Ministria e Integrimit Evropian Godina e Qeverisë, kati 9, zyra 905.910 Rruga “Nënë Tereza”, 10000, Prishtinë, Kosovë Adresa e email-it: mei@rks-gov.net Neni 4 Pikat e kontaktit të OLAF-it Pikat e kontaktit e përfituesit IPA II, që kanë kompetencat e duhura për të bashkëpunuar drejtp��rdrejt me Zyrën Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF), me qëllim lehtësimin e aktiviteteve të OLAF-it, do të jenë: Z. Bejko Late Drejtor i Sektorit të Inspektimit Financiar në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë të Shqipërisë Faqe|1316 Viti 2021 – Numri 7 Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë, Shqipëri Bejko.late@financa.gov.al Dhe Ministria e Integrimit Evropian Nënë Tereza, 14, Ndërtesa e re qeveritare, zyra 910 10000, Prishtinë, Kosovë E-mail: mei@rks-gov.net Neni 5 Marrëveshjet Kuadër Programi i Veprimit do të zbatohet në përputhje me dispozitat e Marrëveshjes Kuadër ndërmjet Komisionit Evropian dhe Republikës së Shqipërisë mbi marrëveshjet për zbatimin e asistencës financiare të Unionit për Shqipërinë nën Instrumentin e Asistencës së Paraaderimit (IPA II), i cili ka hyrë në fuqi më 16 prill 2015 dhe në përputhje me dispozitat e Marrëveshjes Kuadër ndërmjet Komisionit Evropian dhe Kosovës mbi masat për zbatimin e asistencës financiare të Unionit për Kosovën nën Instrumentin e Asistencës së Paraaderimit (IPA II), i cili ka hyrë në fuqi më datë 16 prill 2015, përkatësisht (më poshtë e/të referuar/a si “Marrëveshje/t Kuadër). Kjo Marrëveshje Financimi plotëson dispozitat e Marrëveshjeve Kuadër të lartpërmendura. Në rast konflikti midis dispozitave të Marrëveshjes së Financimit, nga njëra anë, dhe dispozitave të Marrëveshjes Kuadër përkatëse nga ana tjetër, do të kenë përparësi këto të fundit. Neni 6 Shtojcat 1. Kjo Marrëveshje Financimi përbëhet nga: a) Këto kushte specifike; b) Shtojca I: Programi i Veprimit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Shqipëri–Kosovë për vitet 2018–2020; c) Shtojca IA: Programi IPA BNK Shqipëri Kosovë; d) Shtojca II: Kushtet e përgjithshme; e) Shtojca III: Modeli i Raportit Vjetor BNK mbi zbatimin e asistencës IPA II (neni 80 i Marrëveshjes Kuadër;

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents