Fletorja Zyrtare madhore, për të cilën pala tjetër është informuar siç duhet. Një palë që përballet me një forcë madhore duhet ta informojë palën tjetër pa vonesë, duke deklaruar natyrën, kohëzgjatjen e mundshme dhe efektet e parashikueshme të problemit, dhe të marrë çdo masë për të minimizuar dëmet e mundshme. Asnjëra prej palëve nuk do të konsiderohet përgjegjëse për shkelje të detyrimeve të veta, sipas kësaj Marrëveshjeje Financiare, nëse është penguar nga përmbushja e tyre nga forca madhore, me kusht që ajo palë të marrë masa për të minimizuar dëmtimet e mundshme. 2. Komisioni mund ta pezullojë këtë Marrëveshje Financimi pa njoftim paraprak. 3. Komisioni mund të marrë masat e duhura parandaluese para se të bëhet pezullimi. 4. Kur pezullimi është njoftuar, duhet të tregohen pasojat e prokurimit dhe kontratave të granteve në vazhdim dhe marrëveshjet e delegacionit për këto kontrata, si dhe marrëveshjet që duhen nënshkruar për këto kontrata. 5. Pezullimi i kësaj marrëveshjeje financimi nuk e cenon ndërprerjen e kësaj Marrëveshjeje Financimi nga Komisioni, në përputhje me nenin 17. 6. Palët do të rifillojnë zbatimin e Marrëveshjes Financiare, sapo kushtet ta lejojnë, me miratimin paraprak me shkrim të Komisionit. Kjo nuk cenon asnjë amendim të kësaj Marrëveshjeje Financiare që mund të jenë të nevojshme për të përshtatur programin e veprimit me kushtet e reja zbatuese, duke përfshirë, nëse është e mundur, zgjatjen e periudhës së zbatimit ose përfundimin e kësaj Marrëveshjeje Financiare në përputhje me nenin 17. Neni 17 Përfundimi i kësaj Marrëveshjeje Financimi 1. Nëse çështjet të cilat çuan në pezullimin e Marrëveshjes së Financimit nuk janë zgjidhur brenda një periudhe maksimale 180-ditore, secila palë mund ta përfundojë Marrëveshjen Financiare me njoftim 30 ditë para. 2. Kur ndërprerja është njoftuar, duhet të tregohen pasoja e prokurimeve dhe kontratave të granteve në vazhdim dhe kontratat ose grantet e tilla që duhen nënshkruar. 3. Përfundimi i kësaj Marrëveshjeje Financiare nuk do të përjashtojë mundësinë e Komisionit që Faqe|1370 Viti 2021 – Numri 7 të kryejë korrigjime financiare, në përputhje me nenet 43 dhe 44 të Marrëveshjes Kuadër. Neni 18 Rregullimet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve 1. Çdo mosmarrëveshje në lidhje me Marrëveshjen e Financimit që nuk mund të zgjidhet brenda një periudhe gjashtëmujore nga konsultimet midis palëve, të parashikuar në nenin 14, mund të zgjidhet nga arbitrazhi me kërkesën e njërës prej palëve. 2. Secila palë do të caktojë një gjyqtar brenda 30 ditëve nga data e kërkesës për arbitrazh. Nëse kjo nuk arrihet, secila palë mund t’i kërkojë Sekretarit të Përgjithshëm të Gjykatës së Përhershme të Arbitrazhit (Hagë) të caktojë një gjyqtar të dytë. Të dy gjyqtarët, nga ana e tyre, caktojnë një gjyqtar të tretë brenda 30 ditëve. Nëse kjo nuk arrihet, secila palë mund t’i kërkojë Sekretarit të Përgjithshëm të Gjykatës së Përhershme të Arbitrazhit të caktojë gjyqtarin e tretë. 3. Përveç kur arbitrat vendosin ndryshe, do të zbatohen procedurat e parashikuara në Gjykatën e Përhershme të Arbitrazhit, rregullat opsionale për Arbitrazhin që përfshijnë organizatat ndërkombëtare dhe shtetet. Vendimet e arbitrave merren me shumicë brenda një periudhe tremujore. 4. Secila palë do të jetë e detyruar të marrë masat e nevojshme për zbatimin e vendimit të gjyqtarëve. SHTOJCA III RAPORTI VJETOR I ZBATIMIT BNK. MARRËVESHJA E FINANCIMIT BNK IPA II. Version i janarit 2018 MODEL RAPORTI VJETOR I ZBATIMIT: <viti> BASHKËPUNIMI NDËRKUFITAR NDËRMJET PËRFITUESVE TË VENDEVE IPA II (Neni 80 i marrëveshjes kuadër) Tabela e përmbajtjes Fjalori i akronimeve 1. Identifikimi 2. Pasqyrë e zbatimit të programit ndërkufitar 2.1 Analiza e progresit dhe arritjeve

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents