Fletorja Zyrtare Viti 2021 – Numri 7 Nën menaxhimin e tërthortë duhet të sigurohen shtojcat si më poshtë vijon: LIGJ Nr. 166/2020 Shtojca 1 Përmbledhje e funksioneve të sistemit të menaxhimit dhe kontrollit (duke përfshirë ndryshimet në strukturën institucionale) (maks. një faqe). Transparenca, vizibiliteti, informacioni dhe aktivitetet e komunikimit, në përputhje me marrëveshjen kuadër (maks. një faqe) PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 8097, DATË 21.3.1996, “PËR PENSIONET SHTETËRORE SUPLEMENTARE TË PERSONAVE QË KRYEJNË FUNKSIONE KUSHTETUESE DHE TË PUNONJËSVE TË SHTETIT”, TË NDRYSHUAR Shtojca 2 Histori suksesi (Shënim. Ky seksion mund të përdoret për raportin vjetor të asistencës financiare i cili përgatitet nga Komisioni Evropian). Shtojca 3 Plani vjetor i prokurimit Shtojcat e mëposhtme duhet të sigurohen si për menaxhimin direkt ashtu dhe për atë të tërthortë: Shtojca 4 Udhërrëfyesi i qasjes sektoriale – arritjet (duke theksuar nëse objektivat e planifikuar janë përmbushur ose jo). DEKRET Nr. 11898, datë 5.1.2021 PËR SHPALLJE LIGJI Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe të nenit 93 të Kushtetutës, DEKRETOJ: Shpalljen e ligjit nr. 160/2020, “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave, Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Integrimit Evropian, dhe Komisionit Evropian për programin e bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Shqipëri–Kosovë, 2014–2020, alokimet për vitin 2019”. PRESIDENT I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË Ilir Meta Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI: Në ligjin nr. 8097, datë 21.3.1996, “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa: Neni 1 Në nenin 1 bëhen këto ndryshime dhe shtesa: 1. Pika 7 ndryshohet si më poshtë: “7. Me termin “pagë referuese” kuptohet paga e muajit më të fundit, sipas legjislacionit në fuqi që zbatohet për atë funksion a detyrë. Për funksionet e parashikuara dhe të referuara në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe për funksionet, paga e të cilëve referohet te ligji i sipërcituar, me termin “pagë referuese” kuptohet: a) për personat, të cilët kanë vite shërbimi deri më 31.12.2018, pavarësisht datës së lindjes të së drejtës për përfitim, paga e muajit të fundit që zbatohej për atë funksion apo detyrë, sipas legjislacionit në fuqi, deri në datën 31.12.2018; b) për personat, të cilët kanë vite shërbimi pas datës 1.1.2019, paga e muajit të fundit që zbatohet për atë funksion, sipas legjislacionit në fuqi, në momentin e lindjes të së drejtës për përfitim, por në asnjë rast kjo pagë referuese nuk e tejkalon pagën e Presidentit të Republikës; Faqe|1377

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents